LIVE UPDATES
Editorial

Begaj krijon krizë totale kushtetuese për të rrëmbyer mandatin e gjyqtares kushtetuese, Sonila Bejtja

Në kërkesën me objekt “Deklarimi i mbarimit të mandatit të Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese” të datës 30 janar 2025, Begaj duket qartësisht që synon të ndërpresë mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja. Në këtë lojë të rëndomtë, por edhe tërësisht anti-kushtetuese, Bajram Begaj iu atashua një pjese të gjyqtarëve kushtetues, të cilët prej disa kohësh kanë nisur tentativat për të rrëmbyer mandatin e koleges së tyre.

30 Janar 2025, 17:45 Nga Dosja.al
Begaj krijon krizë totale kushtetuese për të rrëmbyer
Bajram Begaj

TIRANË - Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e “skemës së ripërtëritjes” të anëtarëve të saj, në përmbajtje të së cilës godet njëkohësisht 4 institucione kushtetuese, duke krijuar një kolaps të plotë dhe tërësisht të panevojshëm.

Në kërkesën me objekt “Deklarimi i mbarimit të mandatit të Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese” të datës 30 janar 2025, Begaj duket qartësisht që synon të ndërpresë mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja. Në këtë lojë të rëndomtë, por edhe tërësisht anti-kushtetuese, Bajram Begaj iu atashua një pjese të gjyqtarëve kushtetues, të cilët prej disa kohësh kanë nisur tentativat për të rrëmbyer mandatin e koleges së tyre.

Ky qëllim u shfaq fare hapur, kur, ende pa u bërë publike kërkesa e Presidentit, “burime nga Kushtetuesja” trafikuan në media informacionin se “Presidenti Begaj shpall vakancën për në Gjykatën Kushtetuese”, kur e vërteta ishte “një kërkesë për intepretim”.

Megjithatë, zelli se si u shpërnda ky informacion paraprak tregon ekzaltimin e “gjyqtarëve puçistë”, të cilët duket se kanë arritur të shfrytëzojnë diletantizmin kushtetues të Bajram Begajt për ta përfshirë në lojën e tyre.

Rrëmbimi i mandatit të Sonila Bejtjas

Bajram Begaj po tenton ta realizojë rrëmbimin e mandatit të Sonila Bejtjas, duke shkelmuar në dekretet e mëparshme të nxjerra nga Presidenca e Republikës; duke kritikuar Gjykatën Kushtetuese; duke kërkuar të shndërrojë në “nul” vendimmarrjen e Kuvendit dhe duke hedhur poshtë praktikën e mëparshme dhe aktivitetin aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në kërkesën e tij, Bajram Begaj jep interpretimin e tij për skemën e ripërtëritjes së mandave në Gjykatën Kushtetuese.

“… Është fakt i provuar dhe i dokumentuarse gjyqtarët: Holta Zaçaj, Elsa Toska dhe Sonila Bejtja, që janë emëruar/zgjedhur nga Gjykata e Lartë, Kuvendi dhe nga Presidenti i Republikës për të ushtruar mandatet që i takojnë përtëritjes së parë, janë emëruar përkatësisht në datën 16.1.2023 (mandat i pjesshëm), në datën 11.11.2019 (mandat i plotë) dhe në datën 15.10.2019 (mandat të plotë), domethënë, me 5 vjet, 10 muaj dhe 6 ditë vonesë nga mbarimi i mandatit pararendës zonja Zaçaj, me 3 vjet, 6 muaj dhe 17 ditë vonesë nga mbarimi i mandatit pararendës zonja Toska dhe me 3 vjet, 5 muaj dhe 20 ditë vonesë nga mbarimi i mandatit pararendës zonja Bejtja”.

Nga tre emrat e përmendur në shkresën e Begaj për “ripërtëritjen” e vitit 2025, Elsa Toska nuk është më në detyrë, pasi dha dorëheqjen në shtator 2024. Gjyqtarja dhe njëkohësisht kryetarja Holta Zaçja pritet të mbarojë mandatin në mars 2025, me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të fundit të dhjetorit 2024.

Pra, i gjithë qëllimi i Bajram Begajt në këtë “sipërmarrje parimore” është ndërprerja tërësisht antikushtetuese e gjyqtares Sonila Bejtja.

Begaj injoron Presidencën

Presidenti Begaj pretendon se mandati i gjyqtares Bejtja përfshihet në “ripërtëritjen e vitit 2025”, ndërkohë që në institucionin e drejtuar prej tij ekzistojnë dekrete që flasin tërësisht për të kundërtën.

Në 15 Tetor 2019, Presidenti i Republikës dekretoi emërimin e gjyqtarit Besnik Muçi në Gjykatën Kushtetuese, pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kishte përcjellë “listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese në vendin vakant, vakancë e plotë, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 7.2.20218”. Pra, e theksuar “vakancë e plotë”.

Gjyqtari Muçi u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), në nëntor 2019, kur kishte vetëm një muaj në detyrën e gjyqtarit kushtetues.

Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për plotësimin e vakancës së krijuar nga shkarkimi i gjyqtarit Muçi, i cili kishte pasur “mandat të plotë” 9-vjeçar.

Në vijim të kësaj procedure, me dekretin nr. 11886, dt. 28.12.2020, Presidenti i Republikës emëron Sonila Bejtjan si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Pra, Sonila Bejtja vijon mandatin e plotë të pakonsumuar nga Besnik Muçi. Kjo është e gjitha e dokumentuar pranë Presidencës së Republikës, Gjykatës Kushtetuese, si edhe në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Pra, “interpretimi” i Bajram Begaj për “mandat të pjesshëm” të gjyqtares Sonila Bejtja është në kundërshtim flagrant me dokumentat dhe praktikën që ai ka në zyrën e tij.

Përplasje me Gjykatën Kushtetuese

Në njoftimin zyrtar që shoqëron kërkesën e tij për “interpretimin e skemës së ripërtëritjes”, Bajram Begaj ka rezervuar kritika për Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, “Gjykata Kushtetuese ka patur detyrimin për të krijuar qartësi të plotë rreth vendimmarrjes së saj, sikundër duhet të ishte zbatuesi i parë, i devotshëm dhe korrekt i vendimeve të veta. Në fakt, Gjykata ka preferuar që këtë përgjegjësi ta transferojë tek institucionet e tjera”.

Në vijim, ai thotë se: “Mosmarrja e vendimit për deklarimin e mbarimit të mandatit pengon automatikisht Presidentin e Republikës, si organ emërtese, në ushtrimin e kompetencës së Tij kushtetuese për emërimin e gjyqtarit vijues” dhe se “Konflikti i kompetencave, nga buron edhe e drejta e Presidentit të Republikës, si organ emërtese, për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, ka lidhje, në logjikën e këtij vendimi, me faktin se Presidenti i Republikës është i kushtëzuar në ushtrimin e kompetencës së Tij kushtetuese nga vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit”.

Ndërkohë, kjo kritikë e Presidentit është tërësishtë e pavend dhe, jo-logjike. Si President, ai ka rol për të mbajtur qëndrime mbi aktivitetin në përgjithësi të institucioneve. Por, as ai dhe askush tjetër nuk mund të interpretojë ose të orientojë në orientim vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë “kritikë”, Bajram Begaj ka marrë përsipër të luajë rolin e gjyqtarit kushtetues, një tagër që as e ka dhe as nuk mund ta ushtrojë për shkak të mungesës së përgatitjes arsimore të duhur për këto çështje.

Po ashtu, në bazën ligjore të shkresës, Begaj citon nenin 131, pika “ç” e Kushtetutës, që lidhet me konfliktin e kompetencave, ndërkohë që objekti dhe tërësia e dokumentit të nënshkruar prej tij është “kërkesë për interpretim”.

Duket qartë se Bajram Begaj ka pasur nxitim për të bërë këtë “kërkesë për interpretim” dhe nuk ka arritur të gjejë bazën kushtetuese për ta mbështetur, por ka cituar “të parën që i ka kapur syri e dora”.

Përplasje me Kuvendin

Në tentativën e tij për të ndërprerë dhe rrëmbyer mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja, presidenti Begaj është përfshirë edhe në një përplasje kushtetuese me Kuvendin e Shqipërisë.

Në shkresën e tij, Bajram Begaj përfshin mandatin e (ish) gjyqtares të emëruar nga Kuvendi i Shqipërisë, Elsa Toska, në “ripërtëritjen e parë”, pra ai e konsideron “mandat të pjesshëm”.

Ky qëndrim i Begajt është tërësisht i gabuar dhe nuk përputhet me realitetin.

Gjyqtarja Elsa Toska është emëruar me Vendimin nr. 133/2019 të Kuvendit të Shqipërisë “për një mandat të plotë” 9-vjeçar.

Pas dorëheqjes së saj, në shtator të vitit 2024, Kuvendi i Shqipërisë shpalli thirrjen për “plotësimin e vakancës së plotë” të krijuar nga dorëheqja e gjyqtares Elsa Toska.

Pra, është e qartë se Kuvendi, në dy praktika, një një vitin 2019 dhe tjetra në vitin 2024, e ka konsideruar “mandat të plotë” atë që mori Elsa Toska.

Por, Bajram Begaj e mendon ndryshe, duke shprehur qëndrime që nuk janë në tagrin e tij dhe, për më tepër, synon që të rrëzojë vendimmarrjen e dyfishtë të pushtetit legjislativ.

Përplasje me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Kërkesa e Bajram Begaj, si edhe “interpretimi” i tij për “mandatin e përkohshëm” të Sonila Bejtjas dhe Elsa Toskës, shkon tërësisht në të kundërt me vendimmarrjen në vijimësi të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në rastin e Sonila Bejtjas, KED është shprehur qartësisht që në mandatin e paraardhësit të saj, Besnik Muçi, se është “mandat i plotë”.

Ndërkohë, për rastin e Elsa Toskës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është në shqyrtim 10 kandidatura, të cilat kanë aplikuar pranë Kuvendit të Shqipërisë për të plotësuar “vakancën e mandatit të plotë” të krijuar nga dorëheqja e saj.

Bajram Begaj nuk jep asnjë sqarim, ose më saktë duket se as nuk i ka llogaritur pasojat e “intepretimit” të tij. Qëllimi është i qartë-rrëmbimi i mandatit të gjyqtares kushtetuese, Sonila Bejtja.

Për të arritur këtë qëllim, Bajram Begaj, i cili nuk është shquar për asgjë në krye të Shtetit, ka vendosur të krijojë konflikt kushtetues artificial me të gjithë institucionet e përfshirë në procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve kushtetues.

bajram begaj gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll
Editorial 28 Janar 2025, 14:50 Ermal Mulosmani

Nënshtrimi ndaj së keqes

Ermal Mulosmani TIRANA- Ajo që më habit më së shumti nga intervistat e Ahmetajt, është tallja e njerëzve me to, relativi...

Editorial 16 Janar 2025, 12:42 Meri Lika

Demokracia qenka rrezik?

meri lika TIRANË- Në vitin 2022, kur termi i primareve u bë kryefjalë e ditës, kam shkruar një artikull ku, modestisht,  ...

Editorial 16 Janar 2025, 10:55 Ditmir Bushati

Ndryshimi i lojës

foto ilustruese TIRANË- Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë kthese në historinë...

Editorial 8 Janar 2025, 19:05 Meri Lika

Tregu i gabit

meri lika TIRANË- “Hajdeni se u hap dëngu!” Kjo shprehje, për të gjithë, është shprehja e famshme e shitjev...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet