LIVE UPDATES
Editorial

Titaniku

6 Dhjetor 2023, 08:42 Nga Meri Lika

Titaniku

Aty rreth fillimit të majit të vitit 1942, në një port të Detit Balltik të pushtuar nga gjermanët dhe nën urdhrat e vetë ministrit të propagandës së Hitlerit, një regjisor veteran dhe skeptik i filmit bërtiti për herë të parë aksion, dhe kështu filluan xhirimet, plot ngjarje, të një filmi të quajtur "Titanik", i cili synonte të tregonte në mënyrë simbolike mbytjen e anijes së kombeve armike të Rajhut të Tretë.

Financimi prej 180 milionë dollarë u ndërlikua pak nga pak: ekipi krijues pati mosmarrëveshje serioze me marinën naziste, ushtarët që ishin caktuar si figurantë filluan të ngacmonin aktoret, mjegulla shkatërroi shumë skena, disa pjesë morën zjarr saqë autorët e filmit u friksuan se zjarri mund të kishte tërhequr vëmendjen e aletëve dhe mund t’i bombardonin.  

Joseph Goebbels kërkoi të bëheshin disa ndryshime në skenar dhe pas kësaj regjizori i lodhur nga gjithë këto probleme bëri një deklaratë kundër politikës zyrtare dhe u tërhoq nga xhirimi.
Pas kësaj ai u mor në pyetje nga Gestapo dhe pastaj u burgos, pak më vonë u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut.

Kur pa rezultatet e para të filmit, Goebbels u kënaq nga mesazhi i fshehtë që ai përcillte, por ndërsa regjimi i tij po shkatërrohej, ai kishte frikë se puna e përfunduar do të lexohej anasjelltas, pra si një pasqyrim shqetësues i panikut që po kalonin gjermanët. Versioni jepte idenë se transoqeaniku monumental po vinte drejt fundit të tij për shkak të arrogancës dhe paaftësisë së atyre që ishin në krye.

Shumë producentë kinematografikë e kanë përdorur legjendën e anije së pambytshme që gjithmonë mbytet, por askush nuk ka mundur ta përdor me suksesin që është duke e përdorur qeveria jonë. Kabineti i sotëm qeveritar, krejt i zhveshur nga profesionistët, është si ekuipazhi i anijes “së pambytshme” ku mungojnë hidraulikët, pastruesit, kuzhinierët dhe gjithë personeli tjetër i domosdoshëm për t’i shpërbyer anijes dhe pasagjerëve, e në vend të tyre kanë hipur (kundrejt pagesës që i kanë bërë kapitenit) emigrantë ilegalë, të cilët me anë të anijes kërkojnë të prekin ëndrrën e tyre për perëndimin e largët.

Titaniku qeveritar shfaqet në shoë-n e tij të përditshëm, me chartera, daulle, e dajre, me qeveritarë që shpjegojnë përpara kamerave punët dhe investimet të cilat duhet t’i diskutojnë dhe analizojnë në zyra, me mbjellje të magjishme pemësh në atë 28.748 kilometërshin katror të tokës që na takon, me shkolla e kopshte që mbajnë emrat e lloj lloj sërvilësh të kapitenit të Titanikut. Këtij spektakli grotesk i bashkohen përditë, ish qeveritarë dhe qeveritarë të tanishëm që edhe pse hyjnë e dalin dyerve të drejtësisë shfaqen mendjemëdhenjë, ekstravagant, si komandandtët kryesorë të Titanikut për të cilin duan të na mbushin mendjen se falë tyre është duke lundruar i sigurt drejt ujërave të qeta.

Kjo metaforë detare, për të cilën mendoj se flitet shumë në zorrët e partisë në pushtet në vetvete nuk është asgjë më shumë se sa ndërtimi i një anijeje të përshtatur për nevojat e tyre. Të përzgjedhurit e kapitenit, vendosen me mendjemadhësi në sallonet e tyre për të pirë e për të luajtur letra duke shpërfillur rregullat normale të lundrimit.

Tashmë ata janë duke vrapuar të dëshpëruar përgjatë kuvertës, në pritje të goditjes me ajsbergun, duke e ditur se anija e tyre e shfaqur si transoqeanike, nuk ka varka për të gjithë që të shpëtojnë, dhe mendojnë se si të fshehin përgjegjësitë e tyre dhe kujt t'i vënë kapelen e diversantit, të gjejnë fajtorin që e çoi anijen drejt goditjes së sigurt. Por në fakt nuk ka asnjë sabotim. Anija sado e pambytshëm dhe gjigande të duket, fundin e ka të sigurt. Fundi është rezultat dhe produkt i një qeverisjeje të keqe e cila ka kohë që është komplotuar nga vetvetja. Titaniku i tyre është duke u mbytur në tokë, ndryshe nga gjithë anijet e tjera që mbyten në ujë.

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 4 Dhjetor 2023, 16:06 Enton Abilekaj

Që Rama të mbetet i pahetueshëm

Enton Abilekaj Në pritje të Kongresit të 8 dhjetorit, është e qartë se askush në atë që quhet Partia Socialist...

Editorial 24 Nëntor 2023, 11:58 Meri Lika

AI

Meri Lika Ai i ka të gjitha virtytet; është më i ndershmi, më i denji, më i zgjuari, më i përuluri, më i dashu...

Editorial 23 Nëntor 2023, 19:53 Yanis Varoufakis

Shërbëtorë të Internetit, bashkohuni!

Yanis Varoufakis “Shërbëtorë, proletarë dhe vasalë të reve të të gjithë botës, bashkohuni! Nuk kemi...

Editorial 13 Nëntor 2023, 17:24 Nicola Pedrazzi

Përsëri ai, përsëri Edi

Edi Rama Edi Rama ka qeverisur Shqipërinë për më shumë se dhjetë vjet. Zgjedhjet e para i fitoi në 2013-ën, pa...

Editorial 6 Nëntor 2023, 15:32 Enton Abilekaj

Përplasja e dy Shqipërive

Enton Abilekaj Të shtunën e 28 tetorit, një video e shpërndarë nga vetë Kryeministri do të shndërrohej në meme...

Editorial 6 Nëntor 2023, 14:56 Paolo Garimberti

Muskuj dhe diplomaci

Në fjalimin e tij të shumëpritur nga Bejruti, i transmetuar drejtpërdrejt në televizion (por jo në Izrael), udhëheqësi...

Editorial 22 Tetor 2023, 14:42 Enton Abilekaj

Banalizimi politik që nuk jep Drejtësi

Pritej të vinte një ditë si e shtuna e 21 tetorit. Pritej zhurma e madhe dhe kundër- reagimet. Deri tani duket një skemë e paras...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet