LIVE UPDATES
Editorial

Pse njerëzit ende vdesin, pa arsye, nga SIDA?

Pengesat më të mëdha që ende mbeten në luftën kundër HIV/AIDS në rajonin tonë, dhe në të vërtetë në pjesën më të madhe të botës sonë, janë politike. Mjedise kufizuese dhe intolerante. Stigmë, diskriminim e madje edhe kriminalizim i transmetimit të HIV. I Mungesë dhe vonesa të implementimit të ndërhyrjeve të bazuara në prova dhe rekomandimeve më të fundit.

2 Dhjetor 2024, 19:48 Nga Hans Henri P. Kluge dhe Robb Butler

 

Pse njerëzit ende vdesin, pa arsye, nga SIDA?
Hans Henri P. Kluge (Drejtor Rajonal i OBSH-së për Europën) dhe Robb Butler (Drejtor i Divizionit të Sëmundjeve Transmetuese, Mjedisit dhe Shëndetit, Zyra Rajonale e OBSH-së për Europën)

Kjo ishte pyetja që na bëri në OBSH/Europë një i ri nga rrjeti ynë Youth4Health. Përgjigja jonë, e thjeshtë dhe e trishte: arsyet këtu nuk janë mjekësore.

Pengesat më të mëdha që ende mbeten në luftën kundër HIV/AIDS në rajonin tonë, dhe në të vërtetë në pjesën më të madhe të botës sonë, janë politike. Mjedise kufizuese dhe intolerante. Stigmë, diskriminim e madje edhe kriminalizim i transmetimit të HIV. I Mungesë dhe vonesa të implementimit të ndërhyrjeve të bazuara në prova dhe rekomandimeve më të fundit.

Sot ne i disponojmë të gjitha mjekimet, mjetet dhe teknologjitë për t'i dhënë fund SIDA-s. Një test HIV pozitiv nuk është më një dënim me vdekje. Përmirësimet dramatike në terapinë antiretrovirale (ART), i lejojnë njerëzit e prekur nga HIV që të bëjnë jetë të shëndetshme dhe të gjatë – veçanërisht nëse ata diagnostikohen herët dhe trajtohen me antiviralët .
Në të vërtetë, më shumë se kurrë njerëzit po marrin medikamente shpëtimtare për jetën. Algoritmet e reja diagnostikuese bëjnë të mundur evidentimin e diagnozës brenda ditës. Testet mund të kryhen në mjediset komunitare ose në shtëpi. Dhe, të mos harrojmë, ne kemi mjete parandaluese shumë efektive si profilaksia para ekspozimit ose PrEP dhe – aspak pa rëndësi – prezervativët.

Kutia jonë e mjeteve për HIV është plot, por përparimi ende mbetet i pabarabartë dhe jo I qendrueshem. Parandalimi, testimi dhe trajtimi nuk po arrijnë ende tek të gjithë njerëzit. Kjo bëhet e qartë po të shikojmë shifrat.

Në Rajonin Europian të OBSH-së, që mbulon 53 vende në Europë dhe Azinë Qendrore, numri i infeksioneve të reja me HIV në vitin 2024 u rrit me 7% krahasuar me vitin 2010. Një ndër dy persona që rezultojnë pozitiv për HIV në të gjithë Rajonin diagnostikohet me vonesë. Gjysma e të gjithë njerëzve që jetojnë me HIV në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore ende nuk marrin ART dhe vetëm 42% kanë arritur ta mbajne vlera nën kontroll të virusit – që do të thotë se nuk e transmetojnë më atë.

Për t'i dhënë fund një herë e mirë SIDA-s, ne duhet të kapërcejmë pengesat kokëforta dhe të ndërmarrim veprime.
Pikë së pari, vendet duhet ta depolitizojnë reagimin ndaj HIV-it.

Nëse I hedhim një sy Europës dhe Azisë Qendrore, shohim se shumë vende ende kanë qasje diskriminuese dhe regresive ndaj kontigjenteve kryesore – duke përfshirë punonjësit e seksit, burrat që bëjnë seks me burra, personat transgjinorë dhe njerëzit që injektojnë drogë – dhe, në përgjithësi, ndaj njerëzve që jetojnë me HIV. Shumë vende ende e trajtojnë shëndetin seksual dhe seksualitetin si një tabu. Ndonëse disa vende kanë përparuar në këtë drejtim, edhe pse ngadalë, të tjera në fakt kanë pësuar regres me kalimin e kohës mes prirjeve dhe modeleve politike jo favorizues (cit> do adaptoja une nese pranohet).

Por mos gaboni: stigma e lidhur me HIV është një problem, në një masë apo në një tjetër, në çdo vend dhe shoqëri. Ne duhet të sigurojmë që politikat e lidhura me HIV-in të jenë empatike e jo ndëshkuese. Ne duhet t'i trajtojmë njerëzit e rrezikuar, ata që jetojnë me ose të prekur nga HIV me mirësi dhe dinjitet - brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor dhe në komunitet. Ne duhet të krijojmë hapësira të sigurta për njerëzit – pavarësisht se kush ose ku janë – për të hyrë në shërbimet dhe për ta kthyer në normë testimin.

Edukimi dhe ndërgjegjësimi publik në fund të fundit mbeten armët tona më të mira kundër stigmës, duke përfshirë edukimin gjithëpërfshirës seksual të përshtatshëm për moshën, që u siguron të rinjve një bazë për ndjeshmëri, jetë dhe dashuri.
Së dyti, vendet dhe partnerët e zhvillimit duhet të investojnë në përgjigjen ndaj HIV-it për të përdorur inovacione të reja.
Në korrik të këtij viti, UNAIDS raportoi se pandemia globale e AIDS-it mund të përfundojë deri në vitin 2030, nëse udhëheqësit rrisin burimet, veçanërisht për parandalimin e HIV-it. Duke i dhënë përparësi qasjeve të kombinuara të parandalimit, ne mund të reduktojmë infektimet e reja.

Ne gjithashtu duhet ta mbajmë këmbën në gaz për të arritur "objektivat 95" në të gjithë Rajonin Europian të OBSH-së në tërësi. Zhvilluar nga UNAIDS si një objektiv per t’u arritur dhe pjese e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, ‘95-95-95’ nënkupton arritjen që së pari, 95% të njerëzve që jetojnë me HIV dinë statusin e tyre, 95% e njerëzve me infeksion HIV të diagnostikuar, janë nën regjim te siguruar trajtimi me ART , dhe 95% të njerëzve që marrin ART të kenë arritur supresimin (vlerat nën normë) të virusit. Ne nuk mund të dominojmë mbi një epidemi 40-vjeçare vetëm me mjete dhe modele të vjetra – të tilla si qasjet joreale për frenimin ndaj seksit ose duke u mbështetur ekskluzivisht te prezervativët – kur kemi modele të reja, duke përfshirë PrEP, vetë-testimet dhe gjeneratën e fundit të ART. Vetëm duke vepruar ndryshe mund ta kapërcejmë kurbën.

Së treti, ne duhet të arrijmë tek njerëzit me anë të informacionit, parandalimit, testimit dhe trajtimit. Fakti që shumica e diagnostikimeve të HIV-it bëhen shumë vonë tregon se ne duhet të ndryshojmë strategjitë tona të testimit dhe t'i arrijmë njerëzit shumë më herët. Çdo diagnozë e hershme mund të ndihmojë në parandalimin e gjëndjeve klinike të rënda dhe transmetimin e mëtejshëm. Kjo do të thotë se popullatat kryesore në veçanti duhet të ndihen të sigurta se mund të përfitojnë nga informacioni, parandalimi dhe testimi në mjedise të sigurta. Fakt tronditës mbetet se mjediset e kujdesit shëndetësor dhe personeli, shpesh mund të shfaqin disa nga stigmat dhe diskriminimet më të këqija të lidhura me HIV - duke i trembur njerëzit dhe duke frenuar ata të mos kenë akses në shërbimet shëndetësore që shpëtojnë. Ne duhet të sigurohemi që fushatat ndërgjegjësuese t’u kundërvihen këtyre keqkuptimeve të rrënjosura thellë.

Së fundi, qasja në shërbimet e parandalimit, trajtimit dhe kujdesit për HIV-in janë të gjitha pjesë e të drejtës së njeriut për shëndet. Të gjithë duhet të kenë akses në shërbimet shëndetësore që i nevojiten, kur dhe ku i nevojiten. Shoqëritë tona i kanë medikamentet dhe mjetet e nevojshme për t'i dhënë fund SIDA-s. Tani ne duhet t'i përdorim ato për t'u siguruar që të gjithë mund të përfitojnë.

Në fillim të vitit 2025, Zyra Rajonale e OBSH-së për Europën do të konsultohet me vendet në rajonin e Europian në lidhje me përpjekjet e përbashkëta për të arritur ‘objektivat 95’. Përpjekjet tona të vazhdueshme për përgjigjen ndaj HIV/AIDS nuk do të qëndrojnë të veçuara, por do të integrohen më gjerësisht në kontrollin e sëmundjeve infektive, duke përfshirë infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme.

Kemi kriza të shumta të shëndetit publik që trokasin në derën tonë, që kërkojnë vëmendje, nga ndryshimi i klimës deri tek rezistenca në rritje ndaj antibiotikëve që shpëtojnë jetë. Këto janë sfida të mëdha, të frikshme, pa përgjigje të lehta – krahasuar me HIV-in ku ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë.

Por, a kemi vullnetin politik të nevojshëm për të shtuar përpjekjet ndaj HIV-it? Për të hequr stigmën brenda sektorit shëndetësor? Për të investuar në mënyrë optimale në diagnostikime dhe terapi? Për të arritur sa më mirë tek popullatat kryesore dhe për t'i lidhur ato me vazhdimësinë e kujdesit që u nevojitet?

Në dekadën e ardhshme, pandemia e SIDA-s duhet të kthehet në një kujtim të së kaluarës. Brezat e ardhshëm nuk duhet ta kenë më si shqetësim. Ne duhet të përpiqemi gjithnjë e më shumë për një Rajon dhe një botë ku pyetja "Pse njerëzit ende vdesin nga SIDA?" të kufizohet në librat e historisë – siç duhet të jetë në fund të fundit, edhe vetë HIV.

sida

Sondazh

Poll
Editorial 25 Nëntor 2024, 18:08 Meri Lika

Ramakracia

meri lika TIRANË- Edhe gjyshja ime thoshte gjëra të mençura, tani aq të mençura sa të gjyshes së Ramës jo,...

Editorial 19 Nëntor 2024, 11:34 Sonila Meço

Vrasësi që rrisim NE!

sonila meco TIRANË- Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërtitet rregullisht hundëve aroma e ha...

Editorial 18 Nëntor 2024, 12:25 Meri Lika

Po me antikitetin do krahasohemi?

Meri Lika Ligjërata arrogante e kryeministrit, ashtu si gjithmonë janë ligjëratat e tij, i ra gozhdës dhe patkoit, vetëm n&eu...

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara