LIVE UPDATES
Editorial

Vrasësi që rrisim NE!

Në adoleshencën time armët qenë sheshit, rrëmbimet bëheshin në mes të qytetit, kanosjet e vrasjet ndodhnin pa rënë muzgu. Sepse e keqkuptuar demokracia, e keqpërdorur liria, ulëritëse varfëria, e vrrullshme hapja me botën, e papërgatitur shoqëria, e pasprovuar politika, të brishta institucionet, e pamjaftueshme media, e paformuar shoqëria civile.

19 Nëntor 2024, 11:34 Nga Sonila Meço
Vrasësi që rrisim NE!
sonila meco

TIRANË- Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërtitet rregullisht hundëve aroma e hashashit. Dhe po aq brutalisht të përplaset fytyre imazhi i adoleshentëve, që e tymosin pa u tutur aspak nga prezenca e kalimtarëve.

“Në klasën time edhe vajzat mbajnë çakmak dhe biçak”, më thotë djali 14 vjeçar i mikeshës sime.

“Po, po, me duhan nëpër banjo shkollash dhe me ç’kam dëgjuar nga mësuese edhe shiringa janë gjetur në to. Ç’nuk shohin e dëgjojnë muret e tyre!”, vijon e rrjedhshme në shpjegime mikesha ime, teksa habitet me habinë time. Sepse unë jam mama e një 13 vjeçareje, si mund mos të di se këto janë normaliteti i përditshmërisë së adoleshentëve të sotëm?!

Por nuk qe habia, që po më shqyente sytë, por tmerri, sepse instiktivisht çdo rrëfim vishte në përfytyrim të voglën time në ambjente e sjellje të ngjashme.

I kam debatet të përditshme me të në këtë fazë jete, më akuzon shpesh se jam brez tjetër e se gjërat kanë ndryshuar shumë. E kam bërë edhe unë me prindërit e mi, sport i njohur. Janë stresuar edhe ata me mua, kanë çapëlyer sytë e janë shastisur, janë tmerruar e kanë duruar netët me pagjumësi prej adoleshencës sime e jo domosdoshmërisht për fajin tim. Në adoleshencën time armët qenë sheshit, rrëmbimet bëheshin në mes të qytetit, kanosjet e vrasjet ndodhnin pa rënë muzgu. Sepse e keqkuptuar demokracia, e keqpërdorur liria, ulëritëse varfëria, e vrrullshme hapja me botën, e papërgatitur shoqëria, e pasprovuar politika, të brishta institucionet, e pamjaftueshme media, e paformuar shoqëria civile.

Shoqja ime e klasës mbeti e paralizuar nga plumbi qorr brenda shtëpisë së saj, ndërsa shihte programin për fëmijë. Babai i Armandos humbi në malet e kufirit me Greqinë. Motra e Kreuzës përfundoi pa gjurmë në Itali, ku e kish çuar i fejuari. Babi nisi të më shoqëronte në stërvitje, sepse autobusët ishin të pasigurt. Një nga vajzat e ekipit e përdhunuan ndërsa kthehej në shtëpi, dy djem, që zbritën në të njëjtin stacion me të.

Babin e Ingridit e vranë poshtë pallatit, tek hyrja në rifuxhon e katit përdhes për një varëse sermi, që një djalë 15 vjeçar tentoi të vidhte nga tezga e tij, ku shiste i palodhur për të rritur i vè tre vajzat. Gruaja kish vdekur në maternitet, prej mungesës së një aparature.

Dhe Po, çdo kohë ka bartur rreziqet e tmerrshme, sidomos për brezin më vulnerabël, adoleshentët, ata ende fëmijë, por me ngut drejt rritjes, të mësymur nga hormonet. Të kontrolluar a jo, edukuar a jo, të gjithë të ekspozuar ndaj shoqërisë, që jemi e krijojmë në një çast të dhënë.

Sot rrjetet sociale janë kordoni umbelikal, që nuk po dimë si ta hollojmë në raportet me ta. Ushqehet psiqika e tyre e brishtë e një truri të pamaturuar me shfaqje monstruoze, të pacensuruara, kriminale, patologjike dhe lehtësisht të aksesueshme. Pornografi, dhunë, bastarditete e devijime të rënda psiko-sociale janë një klikim larg. Sekuestroja celualarin, Ipad-in, lap-topin, do të gjendet sërish një shok a shoqe në klasë, në shkollë, në kurs, në sport, në rrugë, që do t’ja lehtësojë urën drejt çmendinës virtuale. Nëse nuk i mbushet dita me aktivitete stimuluese, do t’i dorëzohet atij rituali.

Droga bredh e pa sfiduar pranë kangjellave të shkollës. Prindër të çakërdisur, marrosur pas parasë, humbur borxheve, kredive, bixhozit, harruar pijeje, kokaine, ekstazie, marrosur pas dashnoresh për “jetë note”, nuk kanë kohë e nerv të komunikojnë me fëmijët. I lënë në celular e i gjejnë në gjumë, ndërsa u prish edhe atë terezi krevati zhurma e lavatriçes që gruaja e gjorë e ka vënë të fundit pas strapacimit me punët ditore, e vetme, e braktisur, e lënë.

Të tjerë i ka plandosur xhelozia e smira, llogaritë e jetës së tjetrit, fotot e luksit të tjetrës, ndërsa përtojnë të punojnë dhe e dinë se ka rrugë të shkurtra, të shpejta, megjithëse të ndyra drejt “bereqetit”. E ku ka më kohë për edukim, kultivim vlerash e forcim parimesh, po ç’janë këto “thagma” dështakësh xhanëm?! Pse të punosh me nder e të presësh rrogën, që s’mjafton, kur mund të bëhesh “i zoti” i vetes si trafikant, vrasës me pagesë, eskortë, patronazhist, propagandist, hajdut, onlyfans, pastrim parash, shtëpi bari, mantenutë…a nuk janë këta “të suksesshmit” e mediave, rrjeteve sociale, muzikës, podcast-eve, videoklipeve muzikore me miliona shikime? A nuk bombardohet me fuqi “nukleare” psikoza e shoqërisë për ta bërë robinjë të bindur të çdo axhende?

Po a nuk u dërrmuan institucionet e arsimit, kulturës, artit e edukimit, shoqëria civile duke ngritur mbi to kultet e degjenerimit, injorancës, dhunës e nënshtrimit? Po pse, çfarë prisnim të prodhonte kjo “fabrikë” e ndryshkur, që qesëndis dijen, moralin, etikën? Po pse, çfarë do çelte ky moçal i qelbur enkas?

Si mundet nga adoleshenca ime tek ajo e sime bije, institucionet e dijes, kulturës, shpirtit të jenë shkërmoqur më rëndë? Nëse kapërcyelli i sistemeve në adoleshencën time prodhoi luftë civile e trandje morale dhe psiqike, si mundet adoleshenca e sime bije të sfidohet edhe më rëndë në kohë paqeje, lirie e demokracie, duke mos u mbrojtur nga asnjë institucion i fortë?
Dhe PO, vrasje e dhunë makabre adoleshentësh i keni lajm të parë në çdo vend, por ndryshimi është tek mënyra si reagojnë shoqëritë dhe ajo strukturë e organizuar prej saj, që quhet shtet.

Më trego për familjen, për shkollën, për policinë, për mediat, për shëndetësinë, për psikologët, për kulturën, për ajrin, për ujin që pi, për rrogat, për rrugët, për diellin, për besimin, për ekonominë, për librat, për kërkimet në google, për pasionet, për kujtimet, për qeverinë, për liderët, për ëndrrat e një shoqërie e do të të them sa Martinë të tjerë 14 vjeçarë do të humbasim nga një thikë, nga një grusht, nga një plumb, nga një vizë, nga një përdhunim, nga një aksident, nga një vetvrasje, nga një braktisje, nga injoranca dhe apatia!

Vrasin kudo adoleshentë, por më të tmerrshme vrasjet ngjajnë në Shqipëri. Sepse jemi programuar për të pranuar të keqen me gjithsej. Për të mbijetuar në kaos. Sepse ujku, dreqi ta hajë, mjegullën do. E ujkun e rrisim po ne. Po, po, ne!

sonila meço

Sondazh

Poll
Editorial 18 Nëntor 2024, 12:25 Meri Lika

Po me antikitetin do krahasohemi?

Meri Lika Ligjërata arrogante e kryeministrit, ashtu si gjithmonë janë ligjëratat e tij, i ra gozhdës dhe patkoit, vetëm n&eu...

Editorial 6 Nëntor 2024, 17:40 John F. Harris

Trump i ka poshtëruar armiqtë e tij

Flamur fitoreje Donald Trump nuk i vodhi zgjedhjet e 2024. Ai i ka fituar, në mënyrë të qartë dhe gjithëpërfshirëse...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet