LIVE UPDATES
Editorial

Në vendin tënd nuk ke ndonjë vlerë nëse nuk konsiderohesh i suksesshëm

Pati komentues nga Kosova, që thoshin se Dua Lipa po e merr me procedurë të përshpejtuar pasaportën e Shqipërisë, ndërsa ata duhet të presin me vite me radhë ose të paguajnë para nën dorë për atë pasaportë.

30 Nëntor 2022, 21:01 Nga Arber Zaimi
Në vendin tënd nuk ke ndonjë vlerë nëse nuk
Arbër Zaimi

Të hënën në rrjetet sociale ishin postuar dy foto përbri njëra-tjetrës, në njërën popstarja britanike me origjinë shqiptare Dua Lipa merrte pasaportën e Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama, në foton tjetër disa djem të rinj brenda një autobusi të vjetër mbanin pasaportat shqiptare në duar teksa shkonin për mërgim.

Pati komentues nga Kosova, që thoshin se Dua Lipa po e merr me procedurë të përshpejtuar pasaportën e Shqipërisë, ndërsa ata duhet të presin me vite me radhë ose të paguajnë para nën dorë për atë pasaportë.

Pati komentues nga Shqipëria që vunë në dukje se shpesh ajo pasaportë ka përfunduar kanaleve, dikur thellë në kanalin e Otrantos e sot thellë në kanalin e La Manshit, teksa bijtë e bijat e shqiptarëve të thjeshtë vazhdojnë mërgimin me ritme të pandalshme.

1. A e ka kapluar spektakli kombin dhe a jemi bërë komb i spektaklit? A po prezantohet spektakli tek ne edhe si “tërë shoqëria” edhe si “pjesë e shoqërisë”, edhe si “ajo që na bashkon”? Në qoftë se ka mbetur të na bashkojë spektakli dihet, qysh nga Debordi se spektakli bashkon veç në izolim, veç të izoluarit. Spektakli është si vargu i Cohenit Leonard, “let’s be alone together”. A ka mbetur e përbashkëta jonë e vetme vetmia dhe izolimi teksa gjithçka tjetër përfshi shtetin e kombin është privatizuar, shitur e blerë, spektakolizuar e tejsimbolizuar? A është kjo një nga arsyet për të ikur drejt atyre vendeve ku shoqëria përmes shtetit nuk e braktis qytetarin?

2. Kush nuk ka asnjë ngut, kalon në “fast lane”, kujt i ngutet, duhet të presë radhën. Kush është i pasur merr vazhdimisht dhurata për të cilat jo se ka dhe aq nevojë, kush është i varfër duhet të paguajë për gjithçka. Madje i pasuri jo rrallë merr dhurata dhe nga të skamurit, që kësisoj dëshirojnë të hyjnë në komunion me të – duke e bërë pjesë të ekonomisë së tyre. Të varfrin askush nuk e do pjesë të ekonomisë së vet, sepse varfëria ndryshe nga suksesi, nuk trajtohet me “sharing is beautiful”. A është kjo një nga arsyet për të ikur atje ku është më lehtë të jesh i varfër, por anonim, se sa këtu ku je i varfër para motrës tënde e vëllait tënd, të cilëve duhet t’ua durosh indiferencën, por edhe t’u bashkohesh në festa ku kinse “jemi një”?

3. Nga njëra anë rezulton se pasaporta jonë u jepet me qejf të madh vetëm atyre që nuk u hyn në punë aspekti funksional i saj, por veç aspekti simbolik. Atyre që presin prej këtij mjeti një lloj funksionimi, atyre u kërkohet kohë e mund deri ta marrin. A është ky një motiv, një gjurmë e zhvillimit tonë institucional? Ku institucioni funksionon sa për t’u dukur, përballë atyre që nuk kanë nevojë për të, dhe resht së zgjidhuri probleme në përditshmërinë e padukshme të hallexhinjve të zakonshëm? A i bie kjo që këtu llogaritesh, numërohesh, veç nëse je “i madh” a “e madhe”? E që në qofsh i mesëm a i ulët nuk të numëron kush d.m.th. s’je i rëndësishëm as sa për statistika? A mos ikin andej larg shqiptarët sepse atje të paktën mund të jenë thjesht një numër, dhe kanë një peshë sado të vogël, si respondentë në anketa, si konsumatorë, si votues – atë peshën e parëndësishme të cilën këtu fare nuk e kanë?

4. Dikush mund të ketë menduar se përmes gjestit simbolik të pasaportës shqiptare për artisten me famë botërore, znj. Lipën, jepet një përgjigjje ndaj komentit racist të një politikaneje britanike, znj. Braverman. Edhe mërgimtarët që nisen të kapërcejnë La Manshin mbyllur nëpër kuti kartoni apo në kamiona frigoriferikë ëndërrojnë të bëhen të suksesshëm si Dua Lipa. Nëse jo vetë ata, atëherë së paku vajzat a djemtë e tyre. Dhe kur të bëhen të suksesshëm, të kthehen në vendin e tyre e të priten nga kryeministri. Get succesful or die trying. Atdheu do të rrallohet, do të mbetet shtëpi festive vetëm për njerëzit e suksesshëm që kthehen nga jashtë, teksa mesatarët e të dobëtit shpronësohen prej investuesve të huaj e vendorë, dhe marrin mësimin se në vendin tënd nuk ke vlerë nëse s’je i suksesshëm, dhe se i suksesshëm mund të bëhesh vetëm jashtë.

dua lipa arber zaimi

Sondazh

Poll
Editorial 24 Nëntor 2022, 10:52 Meri Lika

Peshore e trukuar

Foto ilustruese E vockëla opozitë e opozitës, dhe “gjigandët” e komanduar që e drejtojnë atë, dje publikuan ...

Editorial 21 Nëntor 2022, 10:11 Ditmir Bushati

Ripërtëritja e Procesit të Berlinit

Berlin Në prezantimin e programit pesë vjeçar të Komisionit Europian, më 15 Korrik të vitit 2014, Presidenti Juncker thekso...

Editorial 20 Nëntor 2022, 12:26 Meri Lika

Eagle Hills apo Corrupsion Hills?

Meri Lika Kryefjala e lajmeve dhe informacioneve të javëve të fundit është pa dyshim afera e Portit të Durrësit. Nisur n...

Editorial 18 Nëntor 2022, 16:00 Arber Zaimi

Anti-principi ekonomik i Ramës

Arbër Zaimi Plani i Ramës për Portin e Durrësit po bie erë të keqe. Erë si ajo e “inceneratorëve”. Qeve...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet