LIVE UPDATES
Editorial

Ripërtëritja e Procesit të Berlinit

Që nga fillimi i Procesit të Stabilizim-Asociimit në vitin 1999, bashkëpunimi rajonal është pjesë e rëndësishme e kushtëzimit demokratik në rrugën e anëtarësimit në BE, krahas kritereve të anëtarësimit të Kopenhagës të miratuara në vitin 1993.

21 Nëntor 2022, 10:11 Nga Ditmir Bushati
Ripërtëritja e Procesit të Berlinit
Berlin

Në prezantimin e programit pesë vjeçar të Komisionit Europian, më 15 Korrik të vitit 2014, Presidenti Juncker theksoi se nuk do të kishte zgjerim gjatë pesë viteve të ardhshme, pasi BE-ja ka nevojë të konsolidohet së brendshmi, duke konfirmuar nga ana tjetër, perspektivën europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, e njëkohësisht vijimin e bisedimeve të anëtarësimit.
Një qëndrim i tillë u prit me dëshpërim në Ballkanin Perëndimor. Nëse në të shkuarën BE-ja kishte vendosur afate që shprehnin vullnetin politik për anëtarësimin e vendeve kandidate, siç ndodhi me zgjerimin e 2004-ës dhe 2007-ës, kësaj radhe BE-ja “mbylli” derën e zgjerimit, edhe pse asnjë prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ishte gati që brenda pesë viteve të mandatit të Komisionit Juncker të përmbushte standardet për anëtarësimin. Kësisoj, programi i prezantuar nga Juncker me të drejtë u lexua si pasqyrim i mungesë së “oreksit” të shteteve anëtare të BE-së përkundrejt zgjerimit të mëtejshëm.

Paralajmërimi i Junckerit vinte disa vite pas përballimit të pasojve të krizës financiare dhe në kulmin e krizës së paprecedentë të refugjatëve që po përjetojne Europa, si pasojë e luftës në Siri dhe destabilitetit të zonës së Magrebit. Megjithëse mund të tingëllojë cinike, Junckerit i duhet njohur merita e artikulimit publik të një qëndrimi që kishte kohë që formësohej, sidomos në kryeqytetet kryesore të shteteve anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kishin “tretur” zgjerimin më të madh në historinë e BE-së, me shtetet e Europës Qendrore dhe Lindore.
Në të vërtetë, gjeneza e mungesës së shpirtit politik për procesin e zgjerimit është edhe më e largët. Në vitin 2005, një vit pas dështimit të projektit të Kushtetutës Europiane në Francë dhe Holandë, dhe dy vjet nga Samiti i Selanikut që konfirmoi perspektivën europiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, pak para së të zgjidhej Kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel, do të deklaronte në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung se “me politikën e tanishme të zgjerimit, BE-ja ka prekur limitin e aftësisë së saj për të integruar anëtarë të rinj”, duke kërkuar një fazë konsolidimi për BE-në para se kjo e fundit të mendonte për anëtarë të rinj. Që prej asaj kohe, nga Ballkani Perëndimor, vetëm Kroacia është bërë pjesë e BE-së.

PROCESI I BERLINIT SI ILAÇ ANTI-DEPRESIV

Për të mos e lënë rajonin nën efektet e depresionit që mund të sillte mungesa e konkretizimit të procesit të zgjerimit, Kancelarja Gjermane prezantoi në vitin 2014 “Procesin e Berlinit”, si një mundësi riangazhimi e BE-së me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur vetë BE-ja ishte më shumë e fokusuar në adresimin e krizave të brendshme dhe për më tepër konteksti gjeopolitik me aneksimin e Krimesë, nga ana e Rusisë, ishtë rënduar ndjeshëm.
Procesi i Berlinit krijoi një sens barazie në përfaqësim, të drejta e detyrime, mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor pavarësisht çështjeve të pazgjidhura të shtetësisë dhe njohjes së ndërsjellë. Gjithsesi, duhet theksuar se, mungesa e progresit në adresimin e këtyre çështjeve nuk çliron potencialin e energjive në praktikë.
Procesi i Berlinit ndryshoi disi rutinën e formatit të zgjerimit dhe vendosi theksin tek bashkëpunimi rajonal me nënshkrimin e deklaratës për adresimin e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe çështjeve të shtetësisë, krijimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor, krijimin e Tregut Rajonal të Përbashkët dhe Planit Shumëvjeçar të Zonës Ekonomike Rajonale, duke nxitur kështu marrëdhëniet ndërmjet agjentëve të ndryshëm shoqëror. Megjithatë, rezultatet e integrimit ekonomik rajonal mes vendeve të rajonit mbeten modeste.
Në të njejtën kohë, Procesi i Berlinit miratoi edhe agjendën e ndërlidhjes rajonale mes vetë shteteve të rajonit dhe me ato BE-së, me qëllim zbutjen e hendekut zhvillimor mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Përmes këtij procesi, Ballkani Perëndimor u vendos në hartën europiane të transportit dhe energjisë. Gjithashtu, instrumentët financiare të BE-së dhe buxhetet kombëtare të shteteve të Ballkanit Perëndimor u orientuan në përputhje me këto prioritete.
Po kështu, në Strategjinë e Zgjerimit të Komisionit Europian të vitit 2018 u përvijuan gjashtë nisma: transporti, ndërlidhja energjetike, agjenda digjitale, zhvillimi ekonomik e shoqëror, sundimi i së drejtës e siguria, dhe migracioni, më qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërsektorial. Në një mënyrë a tjetër, krahas strukturës klasike vertikale të procesit të zgjerimit, “Procesi i Berlinit” shtoi elementë horizontal me çështje të tilla si transporti, energjia dhe zona ekonomike rajonale.
Mirëpo, me kalimin e viteve Procesi i Berlinit humbi forcën tërheqëse të tij, duke mos ofruar zgjidhje për mosmarrëveshjet mes palëve pjesëmarrëse, e duke qenë larg pritshmërive fillestare. Së pari, procesi nuk ka arritur të zbusë mosmarrëveshjet dypalëshe apo çështjet e shtetësisë, të cilat pengojnë potencialin e shteteve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim më të thelluar, çka do të përkthehej në më shumë mirëqënie dhe rritje ekonomike.
Së dyti, procesi nuk ka arritur të mobilizojë burimet e domosdoshme financiare për të adresuar hendekun ekzistues ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së që ka impakt të drejtpërdrejtë në ndërlidhjen rajonale. Së treti, procesi nuk ka qenë në gjendje të ofrojë instrumente që përmirësojnë sistemin e qeverisjes. Së katërti, megjithëse një platformë ndërqeveritare, Procesit të Berlinit i mungojnë institucionet dhe një buxhet i mirëpërcaktuar në funksion të përmbushjes së angazhimeve dhe politikave. Së pesti, me kalimin e stafetës nga një shtet tek tjetri, shtimi i “mënusë” së procesit është shoqëruar me humbjen e fokusit fillestar, dhe mungesën e përparimit real për sa i përket anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
E megjithatë, Procesi i Berlinit mbetet e vetmja platformë e bashkëpunimit rajonal me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të rajonit dhe vendeve kyçe të BE-së, në dallim nga nisma të tjera.

POLITIKA E DY SHINAVE QË PRODHON STATUS QUO

Që nga fillimi i Procesit të Stabilizim-Asociimit në vitin 1999, bashkëpunimi rajonal është pjesë e rëndësishme e kushtëzimit demokratik në rrugën e anëtarësimit në BE, krahas kritereve të anëtarësimit të Kopenhagës të miratuara në vitin 1993. Ideja themelore është që këto dy procese të integrimit në BE dhe brenda rajonit mund të ishin përforcuese në mënyrë të ndërsjellë, pasi integrimi rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor do t'i përgatiste ato për një integrim më të qetë me BE-në në të ardhmen, duke forcuar gjithashtu kushtëzimin e BE-së, në një rajon të karakterizuar nga paqëndrueshmëria politike dhe ekonomike.
Duke pasur parasysh këtë, Gjermania u tregua e kujdesshme të zbuste frikën mbizotëruese tek vendet e rajonit se mos Procesi i Berlinit po sugjerohej si një çmim ngushëllues përkundrejt anëtarësimit në BE. Megjithatë, Gjermania nën drejtimin e Angela Merkel është identifikuar më shumë me status quo sesa me një vizion të qartë për ankorimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Duhet pranuar se roli i Gjermanisë ka qenë përcaktues në zmbrapsjen e ideve të rrezikshme për ndryshimin e kufijve.
Edhe pse pesha e Gjermanisë në rajon është e pakrahasueshme me atë të vendeve të tjera europiane, impakti i rezultateve në tërren i nismave të saj ka qenë i kufizuar. Për shembull, pozicioni i qartë gjerman në raport me dialogun Kosovë-Serbi, me kalimin e viteve iu përshtat më shumë nevojave politike të udhëheqjes në Serbi, sesa përparimit në tërren, çka do të prodhonte impakt të ndjeshëm tek qytetarët e do t’i paraprinte njohjes së ndërsjellë mes tyre.
Po kështu, nisma e përbashkët gjermano-britanike e vitit 2015 për Bosnje Hercegovinën nuk e zhbllokoi dot perspektivën europiane e as arkivoi idetë e rrezikshme për zhbërjen e saj.
E njejta gjë mund të thuhet edhe për Procesin “Berlin plus”, të artikuluar nga ish Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel që synonte përfshirjen e më shumë elementeve të zhvillimit ekonomik të rajonit. Një nismë që nuk arriti të sigurojë mbështetjen e duhur financiare.

NJË ANGAZHIM I RIPËRTËRIRË PËR RAJONIN

Në rast se do të analizojmë programin e qeverisë gjermane të miratuar vjeshtën e vitit të shkuar, aty gjejmë disa objektiva që lidhen me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në BE; procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën; vijimin e dialogut Kosovë-Serbi, ruajten e integritetit territorial të Bosnje Hercegovinës, por jo një vizion për përmbylljen e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Mirëpo, pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë e tronditi BE-në. Siç e tha Kancelari Scholz, lufta shënoi një Zeitenwende: një pikë kthese, një moment vendimtar në histori. Kjo solli edhe një angazhim të ripërtërirë gjerman për rajonin tonë. Në këtë drejtim, vizita e Kancelarit Scholz në rajon, në muajin qershor, u shoqërua me disa mesazhe të rëndësishme.
Mesazhi i parë kishte të bëntë me simbolikën, e cila në politikë të jashtme reflekton veprimin politik. Përzgjedhja e Kosovës, shtetit më të ri të Europës, si ndalesa e parë e vizitës në rajon, në kontekstin e luftës në Ukrainë, ishte para së gjithash një mesazh për Kremlinin se, s’mund të ketë asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë apo Ukrainës Lindore.
Mesazhi i dytë kishte lidhje me procesin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke fashitur çdo ide mjegulluese “për një proces anëtarësimi të dorës së dytë”. Mesazhi i tretë kishte të bënte me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, si rruga e vetme për anëtarësimin e dy fqinjëve në familjen europiane. E në të njëjtën kohë, bashkimin e Serbisë, si një shtet kandidat për anëtarësimin në BE, me shtetet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Mesazhi i fundit kishte të bënte me bindjen se, Procesi i Berlinit nuk kishte çliruar plotesisht potencialin e tij. Dhe se Gjermania dëshironte ta zhvillojë më tej këtë platformë bashkëpunimi rajonal, duke qenë në pozicionin e dorëzanësit.
Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjermania u investua për ripërtëritjen e Procesit të Berlinit. Mësimi i nxjerrë nga raundet e mëparshme, nevoja e demonstrimit të shpirtit politik në procesin e zgjerimit, duket se u vu në jetë gjatë samitit të 3 nëntorit. Angazhimi personal i Kancelarit Scholz gjatë samitit është dëshmi e kësaj qasjeje të re. Kancelari Scholz bëri të qartë se ritmet e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, që prej Samitit të Selanikut në vitin 2003, ishin të papranueshme, duke bërë thirrje për një ritëm të ri në procesin e anëtarësimit.
Nënshkrimi i tre marrëveshjeve që lehtësojnë lëvizshmërinë nga vendet e rajonit sinjalizoi zhbllokimin e Procesit të Berlinit. Pas një periudhe të gjatë negociatash vendet arritën marrëveshje që do të lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve në të gjithë rajonin dhe njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve. Gjithashtu, Bosnje Hercegovina dhe Kosova hoqën “murin” e vizave mes tyre.
Marrëveshjet nuk konsiderohen vetëm si një përparim për integrimin rajonal, por kanë peshë të veçantë në kontekstin e tensioneve dhe mosmarrëveshjeve të vazhdueshme midis Serbisë dhe Kosovës. Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë e ka bërë njohjen e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës edhe më të domosdoshme. Për shkak të kësaj situate, Gjermania dhe Franca janë përfshirë edhe më drejtpërdrejt në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga ana e BE-së, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

DREJT SHQIPËRISË

Në komunikatën e tyre të përbashkët, pjesëmarrësit ranë dakord që Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit për vitin 2023 të mbahet në Shqipëri.
Teksa Shqipëria do të jetë mikpritësja e takimit të ardhshëm, është e rëndësishme që progresi në këtë proces të mos trajtohet më në mënyrë teknike, por përmes angazhimit të përbashkët politik të vendeve të rajonit dhe BE-së. Nevojitet një nivel angazhimi më i madh për të trajtuar sfidat e përbashkëta në horizont. Për shkak të pasojave të luftës në kontinent, dimri do të jetë i vështirë. Zinxhiri i furnizimit me ushqime dhe nevojat në fushën e energjisë duhet të jënë pjesë e këtij angazhimi, për të evituar gabimet që u vunë re gjatë Pandemisë COVID-19.
Paketa për mbështetjen e energjisë për rajonin nga ana e BE-së, si pasojë e rritjes së çmimeve të energjisë nga Rusia, është edhe investim në strukturën ekonomike të rajonit për të avancuar në tranzicionin e energjisë së pastër dhe për të dalë më të gjelbër, më të fortë dhe më të qëndrueshëm nga kriza aktuale
Procesi i anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE duhet të marrë përparësi për shkak të luftës në Ukrainë dhe trazirave të reja gjeopolitike. Në të njëjtën kohë, rritja e bashkëpunimit rajonal është çelësi për të frenuar ndikimin e Rusisë në rajon.
Në këtë kontekst, angazhimi i ripërtërirë gjerman në Ballkanin Perëndimor përmes Procesit të Berlinit është për t'u përshëndetur. Për të përmbushur plotësisht rolin e udhëheqësit të Europës, konsolidimin e projektit të integrimit europian, dhe fuqizimit të lidhjes transatlantike, Berlinit do t’i duhet t’i jap fund status quo në Ballkanin Perëndimor, duke u përqendruar tek sfidat reale me të cilat përballen vendet e rajonit, që kanë të bëjnë me përfundimin e shtetësisë, fuqizimin e demokracisë, dhe modelin e zhvillimit ekonomik e shoqëror.
*Analiza është botim i Fondacionit “Friedrich Ebert”!Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana

ditmir bushati procesi i berlinit

Sondazh

Poll
Editorial 20 Nëntor 2022, 12:26 Meri Lika

Eagle Hills apo Corrupsion Hills?

Meri Lika Kryefjala e lajmeve dhe informacioneve të javëve të fundit është pa dyshim afera e Portit të Durrësit. Nisur n...

Editorial 18 Nëntor 2022, 16:00 Arber Zaimi

Anti-principi ekonomik i Ramës

Arbër Zaimi Plani i Ramës për Portin e Durrësit po bie erë të keqe. Erë si ajo e “inceneratorëve”. Qeve...

Editorial 3 Nëntor 2022, 10:54 Meri Lika

Trinomi BAB

Meri Lika Thuhet se në politikë lejohet gjithçka,që nga krimi pa gjurmë gjaku e deri te mashtrimi që nuk lë asnjë...

Editorial 1 Nëntor 2022, 10:14 Ditmir Bushati

Intimiteti strategjik

Në fjalimin përmbyllës të Konferencës për të Ardhmen e Europës në Strasbourg, që përkoi me Ditën e...

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?