LIVE UPDATES
Editorial

A i beson Rama sondazhet?

Sondazhet flasin, por diçka stonon. Sepse nëse Rama iu beson sondazheve dhe gara është kaq e lehtë dhe e mbyllur pse do të duhej një angazhim kaq i madh i makinerisë elektorale dhe asaj mediatike.

11 Maj 2023, 21:25 Nga Fjola Graçi
A i beson Rama sondazhet?
Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANË- Rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit duket i çimentuar. I pari e ka çimentuar kryeministri, që deklaron se skenari minimal i fitores i jep socialistëve 50 bashki. Së dyti, janë sondazhet e publikuara në disa televizione ku parashikohet rezultati paraprak i të dielës. Sondazhet deri më tani, parashikojnë një fitore të kryebashkiakut Erion Veliaj përballë Belind Këlliçit, me mbi 50% të votave, ndërsa gara pasqyrohet e mbyllur edhe në disa qarqe të tjera si Lezha, Korça, Elbasani apo edhe Durrësi. Në këtë klimë, bombardimi televiziv dhe mediatik për një ndeshje që do të luhet por rezultati parcaktohet, të jep përshtypjen se 14 maji është i mbyllur.

Por diçka stonon. Sepse nëse Rama iu beson sondazheve dhe gara është kaq e lehtë dhe e mbyllur pse do të duhej një angazhim kaq i madh i makinerisë elektorale dhe asaj mediatike.

Për ta thjeshtuar atë që nuk përtypet kaq kollaj, pyesim sesi ka mundësi që vetëm 1 ditë para mbylljes së fushatës, në një nga televizionet kombëtare u desh të dilte edhe një fallxhore për të na bindur se Erion Veliaj do të fitojë bindshëm dhe se Sali Berisha do të vdesë në fund të vitit.

Parada vazhdon me një tjetër sondazh ku qytetarët kishin votuar masivisht kundër premtimit të Këlliçit për transport publik falas, pasi sipas tyre, ky ishte një propozim shumë i kushtueshëm. Qytetarë ekonomikë, as kjo nuk është shaka. Në këto kushte, pse do ti duhej një partie që fiton pa asnjë problem, përballë maskave të “nongratave” të inskenonte një spot elektoral ku dy rivalët politikë i krahason me një majmun dhe një krokodil?

Pse do të duhej që ambasadorët në vend të takonin vetë drejtuesit e policisë për të përçuar mesazhin e marrjes me seriozitet të çdo denoncimi për krim zgjedhor, nëse indicie për to nuk do të kishte?

Për gati 3 javë, nga jugu në veri, përditë ka denoncime sesi persona me probleme me ligjin përfshihen në mbështetje të kandidatëve në pushtet, edhe pse jo vetëm, për të garantuar blindimin e votës. Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi u filmua nga Piranjat teksa kërcënonte një qytetar për të mos dalë në votim, në rast se vota nuk ishte për të. Deviza u përforcua nga Kryeministri. Nëse vota nuk është për PS, askush mos të dalë nga shtëpia. Por pse, nëse zgjedhjet u fitokan nga premtimet dhe mrekullia e të ecurit përpara në këto 4 vite?

Në Mat, një problem i dy qytetarëve me një zyrtar të Kadastrës u denoncua nga Agron Malaj, kryebashkiak i PS si incident zgjedhor, meqë kandidatët kishin angazhim me Bashkë Fitojmë, edhe pse palët kishin prej kohësh probleme me zyrtarin për mosregjistrimin e pronës së tyre.

Në Pukë, kandidati i Bashkë Fitojmë denoncoi se kërcënimet kishin arritur në përdorimin e qytës së pistoletës.

Nëse në zona ku të fortët bëjnë ligjin dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje të tjera, vota izolohet kollaj, në qytete dhe pika të tjera të nxehta, mjetet janë të tjera. Makineria shtetërore, përfshirë Patronazhistin dhe Akt1vist janë duke punuar me kapacitet të plotë. Vetëm në Dosja.al, ka denoncime të përditshme sesi administrate duke përfshirë edhe punonjësit e kopështeve dhe çerdheve bashkë me familjarët e tyre që iu kërkohet pjesëmarrja në mitingje. Fatlumët zgjidhen edhe për të mbjellë pemë, në varësi të planit të partisë.

Artistë, këngëtarë, punonjës të thjeshtë, kushdo është nën terrorin e telefonatave për tu dalë publikisht në krah në 14 maj.

A iu besojnë vërtetë politikanët sondazheve?

Sali Berisha deklaron që jo. 1 milionë euro sipas tij janë paguar për çdo exit poll nga Kryeministri. Po Edi Rama? A i beson vërtetë?/Dosja.al

sondazhet per zgjedhjet zgjedhjet lokale 14 maj 2023 fushata 2023 edi rama sali berisha

Sondazh

Poll
Editorial 6 Maj 2023, 20:42 Meri Lika

Përse i shkrova Belindit

Para pak ditësh, shkrova një letër të hapur për kandidatin për kryetar Bashkie Belind Këlliçi, të koalicionit &ld...

Editorial 3 Maj 2023, 09:34 Meri Lika

Një pyetje për Belind Këlliçin!

Përshëndetje Belind! Po të drejtoj këtë letër, jo sepse nuk mund të të takoj, as se nuk mund të të shkruaj ...

Editorial 25 Prill 2023, 14:20 Enton Abilekaj

Zgjedhjet mbaruan, numëron Edi Rama

Sot KQZ vendosi ta lërë opozitën pa numërues në gjysmën e vendit. Nuk ishte vendim i papritur, ishte vulosja e një projekti...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet