LIVE UPDATES
Editorial

Më shumë dashuri për Nancyn e ngarkuar

E kështu o moj e dashur Nancy, kur të na thuash se opozita që duhet të zgjedhim duhet të jetë pikërisht ajo që do ti, mos harro se vetëm nga dashuria e asaj para teje, e Yurit domethënë, opozita jonë gati u shua.

19 Dhjetor 2024, 08:58 Nga Meri Lika
Më shumë dashuri për Nancyn e ngarkuar
meri lika

TIRANË- Lajmërim, lajmërim Ambasada Amerikane më në fund u bë e gjallë. Epo në ditët e fundit të saj, administrata e Yurit, më fal e Nancyt, nuk mund të rrinte pa na dhënë lamtumirën dhe sigurisht që do ta japë ashtu si i takon standardit të saj, jo dosido.

Njoftimi i ambasadës se kë opozitë duhet të zgjedhim, më kujtoi këngën e kënduar nga Nek “Laura non c'è”.  Për çudinë time, tek emri nuk më shkonte Laura, por Nancy (po po dhe ja tamam kështu me gërmat “a” dhe me “y”) dhe këtë këngë, të modifikuar automatikisht nga truri im, e pata motiv gjatë gjithë ditës.

Nancy non c'è, è andata via. Nancy non è più cosa mia.

Për atë pakicën që nuk di italisht, nuk flas për shëngjinasit se ata tashmë janë italianë, por flas për zonat e tjera që nuk e kanë këtë fat, këto vargje përkthehen kështu (me pak përshtatje nga ana ime sigurisht):

Nensi s’është më, ajo ka shkuar. Nancy tani është diçka e harruar.

E dashur Nancy, duke qenë se në këto muaj ti je vetëm e ngarkuar me punëra të mëdha, që të përcaktosh qeverisjet dhe politikat e vendit “më të fuqishëm” në botë, e kam fjalën për Shqipërinë, prano nga unë, me modestinë që më karakterizon, disa trokitje të vogla në kujtesën tënde.

Po ja o Nancy, kur të na thuash se kë të zgjedhim për të na qeverisur, mos harro se ne tani kemi ngelur aq pak brenda kufijëve, sa shteti jot ka punonjës në FBI. E dije ti këtë? Po moj, e lexova një ditë, FBI kishte 1 milion e gjysmë punonjës, dhe fiks aq kemi ngelur edhe ne.

Nancy e dashur, kur të hedhësh lart e poshtë barin që të ka lënë Yuri, o Zot Yuri ishte një dashuri më vete, kur erdhi jo dhe aq ama kur iku..., yll moj yll u bë, nuk janë gjë aktoret e Hollywood-it tuaj, e pra se e humba fillin nga çoroditja që pësoj sa herë më kujtohet Yuri, e kisha fjalën atje tek bari, kur të na hedhësh ne “bagëtisë” mos harro se ne nuk kemi më portin më shumë se dy mijë vjeçar, se me shumë bujari ia dhamë Ha-labarit.

Që nga koha kur Yuri provoi “dashurinë” e madhe që kryeministri ynë ka për shtetin tënd aq sa vetëm e vetëm që të takonte presidentin tuaj u bë prindi 1 (i shkreti i nënës sa lufton e sa përpiqet moj Nancy), e pra që nga ajo kohë ne nuk kemi më as portin e Vlorës. 

Mospasja po i vjen rrotull edhe Sazanit e dije?

O Nancy po duhen qoka moj grua, kemi detyrime, se kemi një postulat ne “më ka ardhur kur kisha hall jam e detyruar t’i shkoj”, edhe kjo punë kështu është. Kur kishte hall kryeministri ynë, shteti jot ia hapi dyert, e priti dhe e përcolli Yuri mu si zotëri e priti, ia bëri të gjitha temenatë, deri tek shefin e zbulimit i dha që ta sajdiste personalisht.

Kur të flasësh o Nancy, dua që të kesh parasysh se kjo që ne vazhdon të na qeverisë, është qeveria që vodhi gjithë ç’i doli përpara, e VODHI Nancy, pa iu dridhur dora fare dhe as qerpiku moj. Nuk është se ka faj qeveria moj e dashur, e kemi vetë fajin se po flinim mbi dafina të sigurt që nuk kishte hajdut dy metra.

E kështu o moj e dashur Nancy, kur të na thuash se opozita që duhet të zgjedhim duhet të jetë pikërisht ajo që do ti, mos harro se vetëm nga dashuria e asaj para teje, e Yurit domethënë, opozita jonë gati u shua.

Ne e dashur Nancy nga kjo qeveri që ti dhe të ngjashmit e tu mbështetët, paguajmë për inçenerator imagjinarë, paguajmë për shëndetësi imagjinare, paguajmë për rrugë imagjinare, pastrim imagjinar, madje madje paguajmë edhe për satelitë imagjinar.

Jemi duke paguar edhe për fëmijë imagjinar, moj ti, kupton apo jooooooooo, po na i vrasin fëmijët dhe ne nuk kemi fuqi të qetësojmë sadopak shpirtin me ngushëllimin se pati drejtësi.

Nga ajo drejtësia e re që na shitët ju, o Nancy, ne nuk po marrim vesh se përse hajdutët dhe kriminelët nuk dënohen, afërmendsh që kjo vjen vetëm falë paaftësisë sonë për të kuptuar se sa i vështirë është krimi intelektual.

Nancy e dashur, unë e di që ky vendi ynë i vocëkl i vockël, vocërrak, nuk ekziston fare për ju, por që ta dish ti moj xhane, ekziston për ne, dhe na duket aq i madh, po aq i madh sa ty të dërgojmë atje ku nuk thuhet dhe nuk trembemi fare.

Se që ta dish ti o Nancy me ngarkesa (tek ne gomari ngarkohet sa për dijeni), ne mund të jemi të vegjël (se na zvogëluan shtete dhe pushtete si yti), mund të jemi të varfër (se na varfëroi qeveria që ju e keni për zemër), ne mund të jemi pak (se na përgjysmoi ky ekstravangati që dashuronte Yuri), ne mund të mos kemi forcë (se na dobësoi ky vëllai i Vuqiqit), por ne moj Nancy nuk na bëhet vonë për ty dhe as për ngarkesat e tua dhe të themi ty:

O moj Nancy me ngarkesa këtë radhë hiç s’të pret presa.

meri lik nancy van horn

Sondazh

Poll
Editorial 12 Dhjetor 2024, 10:05 Meri Lika

S.P.A.K (Sot Politika Akoma Kap)

Meri Lika TIRANA- Ka shumë entuziastë në lidhje me veprimtarinë e SPAK-ut, do kisha dashur shumë që edhe unë të ish...

Editorial 11 Dhjetor 2024, 11:33

Goditje reformës në drejtësi

Sokol Sadushi TIRANA- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka shpallur këtë të Mërkurë procedurën p&eu...

Editorial 2 Dhjetor 2024, 19:48 Hans Henri P. Kluge dhe Robb Butler

Pse njerëzit ende vdesin, pa arsye, nga SIDA?

  Hans Henri P. Kluge (Drejtor Rajonal i OBSH-së për Europën) dhe Robb Butler (Drejtor i Divizionit të Sëmundjeve Transmetuese,...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet