LIVE UPDATES
Editorial

Tregu i barnave, beteja për shërbesën ndaj qytetarit!

Kjo është një përpjekje, një betejë e cila ka nevojë për të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë, ku dështimi është i të gjithëve dhe suksesi nuk mund të jetë kurrsesi pronë e njërës hallkë e ngritur mbi dështimin e hallkës tjetër.

14 Dhjetor 2024, 13:22 Nga Dorian Sadiku
Tregu i barnave, beteja për shërbesën ndaj qytetarit!
Dorian Sadiku - President i Unionit të Biznesit Farmaceutik; President i Bordit të Menaxhimit në Delta Pharma

TIRANA- PharmaHorizon 2025 është një konferencë që bashkon aktorët kryesorë të industrisë farmaceutike në Shqipëri dhe një platformë e mekanizëm efikas për në tentativën për ndryshim, për të bërë më mirë atë që është bërë keq dhe për të bërë edhe më mire, çfarë është bërë në mënyrën e duhur duke realizuar synimin tonë themelor, përmirësimin e furnizimit me medikamente të popullatës shqiptare. Ajo është gjithashtu dhe një arenë debati për të shpalosur shqetësimet e gjithë aktorëve të fushës që përfshijnë autoritetet zyrtare të mjekësisë të qeverisë shqiptare, spitalet, farmacitë, industrinë farmaceutike e deri dhe qytetarin, përfitues fundor të kësaj skeme.

Kjo është një përpjekje, një betejë e cila ka nevojë për të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë, ku dështimi është i të gjithëve dhe suksesi nuk mund të jetë kurrsesi pronë e njërës hallkë e ngritur mbi dështimin e hallkës tjetër.

Sfidat në shëndetësi janë komplekse. Ato vijnë si rezultat kryesor i gërshetimit të dy faktorëve: varfërisë relative të vendit të kushtëzuar nga një treg i kufizuar dhe nga deformimet në menaxhim. Në fakt, edhe e kundërta, vende të pasura e tregje gjigante apo edhe me menaxhim që për ne mund të duket në kufinjtë e të përkryerës, ndeshen me vështirësi të pafundme e sfida të jashtëzakonshme.

Ne kemi në dorë, dhe unë besoj se kemi tashmë edhe përvojën, edhe traditën, edhe motivimin e duhur që të bëjmë më shumë dhe më mirë në kushtet tona. Për sa i përket industrisë farmaceutike besoj se është i dallueshëm qartë përkushtimi për një treg funksional e për të afruar zgjidhje me kosto të arsyeshme, por kjo mund të arrihet vetëm në një mjedis që nxit dialogun dhe respektin e ndërsjellë mes të gjithë aktorëve: publik, privat dhe gjithë shoqërisë.

Edhe pse është bërë shumë, sërish ka nevojë për të bërë shumë më shumë dhe ka një sërë problematikash që duhen trajtuar, zgjidhja në harmoninë e të cilave, janë kusht i domosdoshëm për përmirësimin e situatës.

E para, ka të bëjë me respektimin e afateve kohore. Afatet kohore janë jetike për planifikimin e bizneseve dhe për sigurimin e disponueshmërisë së barnave. Një treg i kufizuar si Shqipëria është tmerrësisht e vështirë që të bëhet tërheqës për kompanitë prodhuese farmaceutike. Përballë tyre ne mund të fitojmë kredibilitet vetëm duke afruar besueshmëri, siguri e profesionalizëm.

E dyta, varësia nga sistemi i prokurimeve. Eshtë i njëjti sistem prokurimi si për një rrugë që ndërtohet, si për furnizimin me barna të spitalit onkologjik, fjala vjen. Ndërtimi i rrugës mund të vonohet edhe me disa muaj, kurse një ditë vonesë në furnizimi me barna mund të jetë fatal për jetë njerëzore. Barnat nuk janë mallra të zakonshme. Trajtimi i tyre si mall i zakonshëm duke u mbështetur vetëm te sistemi i prokurimeve, duke u tmerruar nga mbikqyrja e domosdoshme e KLSH-së, thjeshtëzon një çështje shumë komplekse. Duhen gjetur mënyra më efektive për menaxhimin e nevojave për barna.

E treta, politikat e qëndrueshme të çmimeve: Ulja e përhershme e çmimeve të barnave nuk është zgjidhje universale për të përmirësuar aksesin në to. Nevojiten qasje të balancuara që sigurojnë njëkohësisht përballueshmërinë për pacientët dhe qëndrueshmërinë për bizneset për të investuar në inovacion dhe cilësi.

Shëndetësia është një nga çështjet më të ndjeshme për opinionin publik. Ka nevojë të padiskutueshme për të pasur një qasje me shumë më shumë ndjeshmëri dhe përgjegjësi. Përdorimi i shëndetësisë si mjet në betejat politike minon jo vetëm besimin, por edhe progresin. Prandaj diskutimet publike mbi çështjet
shëndetësore duhet gjithmonë të respektojnë dinjitetin e temës, pasi ato prekin jetën dhe mirëqenien e njerëzve tanë.

Dikush apo shumëkush mund të mendojë ndryshe, por një debat i gjerë dhe serioz publik I profesionistëve mbi këtë temë duke ngushtuar kështu dhe hapësirat e diletantëve dhe cinikëve, është një hap i duhur në drejtimin e duhur. Sot, aktorët e industrisë farmaceutike kanë pësuar një evolucion të dukshëm. Ata sot nuk janë ata që kanë qenë dje. Sot kjo industri ka sipërmarrje të maturuara, moderne jo thjesht në infrastrukturë, por me shërbime dhe ekspertizë 360 gradë në industrinë farmaceutike. Një gjë e tillë pasqyrohet në shërbimit më të mirë ndaj qytetarit, por që sërish është larg ambicjes, por dhe kapaciteteve tona për ta bërë atë edhe më të mirë!

dorian sadiku

Sondazh

Poll
Editorial 12 Dhjetor 2024, 10:05 Meri Lika

S.P.A.K (Sot Politika Akoma Kap)

Meri Lika TIRANA- Ka shumë entuziastë në lidhje me veprimtarinë e SPAK-ut, do kisha dashur shumë që edhe unë të ish...

Editorial 11 Dhjetor 2024, 11:33

Goditje reformës në drejtësi

Sokol Sadushi TIRANA- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka shpallur këtë të Mërkurë procedurën p&eu...

Editorial 2 Dhjetor 2024, 19:48 Hans Henri P. Kluge dhe Robb Butler

Pse njerëzit ende vdesin, pa arsye, nga SIDA?

  Hans Henri P. Kluge (Drejtor Rajonal i OBSH-së për Europën) dhe Robb Butler (Drejtor i Divizionit të Sëmundjeve Transmetuese,...

Editorial 25 Nëntor 2024, 18:08 Meri Lika

Ramakracia

meri lika TIRANË- Edhe gjyshja ime thoshte gjëra të mençura, tani aq të mençura sa të gjyshes së Ramës jo,...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet