LIVE UPDATES
Editorial

Lufta në Ukrainë, analiza e 'DW': Pse dështuan planet e Rusisë?

Para pushtimit të Ukrainës shumë parashikonin një fitore të shpejtë për Rusinë. Por doli ndryshe. Ukraina po reziston në të gjitha fushat me sukses. Po pse?

28 Dhjetor 2022, 07:53 Nga Deutche Welle
Lufta në Ukrainë, analiza e 'DW': Pse dështuan planet e
Lufta

Kur Rusia grumbulloi trupat e saj përgjatë kufirit me Ukrainën rreth një vit më parë, shumë ekspertë dhe politikanë në Perëndim besuan se Kievi në rast invazioni do të binte brenda disa ditësh. Edhe Rusia ishte e bindur për këtë. Agresioni filloi, trupat ruse përparuan dhe erdhën deri në periferi të kryeqytetit në ditët e para të luftës. Por ato u ndaluan nga ushtria ukrainase dhe u detyruan të tërhiqen. Gjykimet e gabuara ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. Presidenti rus Vladimir Putin nuk e pranon drejtpërdrejt këtë, por në fillim të dhjetorit përgatiste vendin e tij për një luftë të gjatë.

Rusia nuk e ka supremacinë ajrore

Ka shumë gjëra që janë pritur në fillim të shkurtit të vitit 2022, por nuk janë realizuar. Rusia priste të shkatërronte shumë shpejt si forcat ajrore të Ukrainës ashtu edhe mbrojtjen ajrore dhe në këtë mënyrë do të kishte një mbizotërim të plotë ajror. Arsyeja për këtë supozim mund të ketë qenë përvoja në lindje të Ukrainës. Kur shpërtheu lufta në Donbas, në vitin 2014, në të cilën Rusia ka mohuar se është e përfshirë, Ukraina humbi shumë avionë dhe helikopterë në muajt e parë dhe më pas nuk përdori avionët dhe helikopterrët e mbetur. Forcat ajrore të Ukrainës u eliminuan praktikisht.

Por gjendja është krejtësisht ndryshe prej ndërhyrjes në shkurt. Lajmi i Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë më 28 shkurt, sipas të cilit Rusia kishte sovranitet ajror mbi të gjithë territorin e Ukrainës, rezultoi i rremë. Forcat ajrore ruse janë superiore ndaj atyre ukrainase për nga numri dhe teknologjia. Por pavarësisht sulmeve të shumta me raketa në aeroportet ushtarake dhe në front, Ukraina ka ende avionë luftarakë dhe helikopterë të paprekur. Ndërkohë që mbrojtja ajrore e Ukrainës po forcohet.

Sipas burimeve ukrainase, Rusia ka humbur qindra avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës. Ky informacion nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur. Megjithatë edhe shërbimet sekrete perëndimore njoftojnë për humbje të mëdha të forcave ajrore ruse. Ajo është e kufizuar tani në vijën e frontit dhe nuk bën më aksione thellë në brendësi të vendit. Në vend të kësaj, Rusia po përdor gjithnjë e më shumë dronë dhe raketa, të cilat po zbulohen dhe rrëzohen gjithnjë e më suksesshëm nga mbrojtja kundërajrore e Ukrainës. Kjo duke i falënderuar në radhë të parë ndihmës perëndimore.

Humbjet e Flotës në Detin e Zi  

Rusia është qartësisht superiore ndaj Ukrainës edhe në det. Në vitin 2021, Moska trajnoi dy herë zbarkimin e trupave në Krimenë e aneksuar. Kjo ngjalli frikën se Rusia do të nisë një ofensivë në jug të Ukrainës drejt Odesës dhe do të zbarkonte me anije luftarake formacione të mëdha trupash, duke përfshirë edhe automjetet luftarake të shumta të blinduara. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani, ndërsa ekspertët nuk e parashikojnë këtë për momentin. "Zbarkimi amfib është shumë i rrezikshëm”, tha për DW eksperti britanik Marc de Vore nga Universiteti i St Andrews. "Kjo kërkon një epërsi të madhe." Me sa duket, Rusia ka kërkuar mundësi të ndryshme për zbarkim, por nuk ka gjetur mënyrën më të përshtatshme, sepse nuk ka gjetur anjë "plazh të pambrojtur".

Në fillim të invazionit, Rusia grumbulloi anije luftarake në Odesa. Në atë kohë, trupat ruse arritën të pushtonin ishullin e vogël dhe strategjik të Gjarprit në jugperëndim të Odesës. Por në fund të qershorit Ukraina arriti t'i largojë trupat ruse nga atje, përmes sulmeve të sakta artilerike.

Flota ruse në Detin e Zi ka qenë deri tani një nga humbësit më të mëdhenj të luftës. Anija Moskva, u godit nga raketat ukrainase në prill, u dëmtua dhe më vonë u fundos. Më herët, në mars, anija Saratov u godit nga një raketë ukrainase në portin e Berdyansk dhe më pas u fundos. Rezultati: Anijet luftarake të Flotës së Detit të Zi po mbajnë tani një distancë më të madhe nga bregu, i cili kontrollohet nga Kievi. Ato nuk janë më të sigurta as në bazën e Sevastopolit. Ukraina sulmoi si bazën ashtu edhe anijet atje me dronë. Megjithatë, Flota e Detit të Zi nuk është jashtë veprimit. Anijet e tyre vazhdojnë të sulmojnë Ukrainën me raketa me rreze të gjata - nga një distancë e sigurt.

Si pasojë, Rusia braktisi bllokadën detare të porteve të Ukrainës. Zyrtarisht, për të bërë të mundur marrëveshjen e drithit të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB. Pas sulmit ndaj anijeve luftarake ruse në fund të tetorit, Moska u tërhoq nga marrëveshja - dhe më pas u kthye prapë. Sipas Moskës, Kievi ka dhënë "garanci" se flota e Detit të Zi nuk do të sulmohet nga një "korridor" i caktuar.

Sulmet kibernetike

Më në fund, para agresionit ekzistonte frika se Rusia do të paralizonte Ukrainën me sulme masive kibernetike të hakerëve. Frika ishte e arsyeshme, sepse Ukraina ka qenë objektiv i sulmeve të përsëritura dixhitale prej vitesh. Rreth një javë para pushtimit rus, më 15 shkurt, ndodhi një sulm masiv i hakerëve, të cilin ministri përgjegjës ukrainas Myhajlo Fedoriv e përshkroi si "sulmi më i madh DDoS në historinë e Ukrainës". Sulmet DDoS janë kërkesa artificiale në internet që mbingarkojnë serverët e uebit të viktimës. U sulmuan disa banka dhe Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu një ditë para pushtimit pati sulme të hakerëve ndaj strukturave qeveritare dhe parlamentit, për të cilat mendohet se kanë ardhur nga Rusia.

Por Kievi dukej se ishte i përgatitur mirë. Sulme të hakerëve ka pasur edhe më vonë, por ndryshe nga vitet e mëparshme, ato ishin më pak të suksesshme. Sidoqoftë, pjesë të infrastrukturës kritike, siç është rrjeti elektrik, nuk janë ndërprerë nga sulmet e hakerëve, por nga sulmet me raketa.

Edhe në këtë rast, ka rezultuar me sukses fakti që Perëndimi e ka ndihmuar Ukrainën për të forcuar mbrojtjen e saj kibernetike për vite me radhë. Për shembull, disa ditë para pushtimit, BE-ja i ka vënë në dispozicion Ukrainës, Ekipin e Reagimit të Shpejtë Kibernetik (CRRT) me kërkesë të Kievit. Tani për tani, duket sikur lufta kibernetike e Rusisë po përjeton ngecje sikur edhe lufta në fushëbetejë. Megjithatë, ekspertët perëndimorë presin gjithnjë e më shumë sulme hakerësh në muajt e dimrit./DW

rusi ukraine

Sondazh

Poll
Editorial 22 Dhjetor 2022, 13:12 Ditmir Bushati

BE- Ballkan Perëndimor në kohë stuhie

Foto ilustrim Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një panoramë të re të sigurisë në Europë. BE-ja ...

Editorial 11 Dhjetor 2022, 14:36 Arber Zaimi

Jugonostalgjiku Rama

Arbër Zaimi Para pak ditësh Edi Rama në Bruksel tha se Jugosllavia paska qenë e mirë shumë, madje më e mirë se Bash...

Editorial 8 Dhjetor 2022, 21:04 Meri Lika

Post protesta dhe post samiti

Meri Lika Dy ditë pas përfundimit të Protestës dhe Samitit, unë si qytetare kam dalë më e ditur. Kjo jo se më &eum...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen