LIVE UPDATES
Editorial

Vulaxhi të humbtë vula!

Është e vërtetë shprehja se shpresa vdes e fundit, por të shpresosh në kthimin e Lulëzim Bashës, madje të luftosh për ta bërë që këtë mendim sa foshnjarak aq dhe pa bosht ta besojnë edhe të tjerët është si të besosh se duke kapërcyer ylberin mund të ndërrosh gjini

11 Janar 2023, 10:30 Nga Meri Lika

Vulaxhi të humbtë vula!

Morali dhe politika janë dy terma, të cilët në politikën e kohëve moderne e kanë të pamundur të ecin së bashku. Tashmë ka ikur koha e politikanëve me moral dhe ka ardhur koha e politikanëve vegla dhe interesaxhinjë. Pikërisht një prej këtyre të fundit është Enkelejd Alibeaj dhe pas tij Lulëzim Basha. Enkelejdi, ai që iu jep suspance rrokjeve dhe thekseve të fjalëve, ai që e mendon veten lider suprem të opozitës, dje e mprehu shpatën sërish duke përjashtuar disa anëtarë të tjerë.

Aksionet e herë pas hershme të tij, të stilit alla diktaturë, me përjashtime nga partia, më sjellin ndër mend një shprehje, që pak a shumë thotë se për një përballje të drejtëpërdrejtë të duhet një fytyrë dhe për një përballje indirekte të duhet një parti.

Grupi vula, në fakt nuk dua t’i përfshi të gjithë deputetët që ndodhen në krahë të grupit vula, sepse disa prej tyre më dhimbsen për faktin që nuk po munden të gjëjnë forcë në vetvete të marrin vendimin e drejtë (gjithmonë sipas mendimit tim), por po flas për ata që trazojnë dhe duan të mbajnë gjallë  një parti tjetër demokratike e cila nuk ka elektorat ama ka administratë që funksionon dhe merr vendime.
Merr vendime po për kë?

Është e vërtetë shprehja se shpresa vdes e fundit, por të shpresosh në kthimin e Lulëzim Bashës, madje të luftosh për ta bërë që këtë mendim sa foshnjarak aq dhe pa bosht ta besojnë edhe të tjerët është si të besosh se duke kapërcyer ylberin mund të ndërrosh gjini.

Zvarritjet që po iu bëhen vendimeve të gjykatave të cilat duhet të ndajnë përfundimisht se kujt i përket partia, janë loja më e pamoralshme që është duke u bërë nga pushteti me mbështetjen e grupit Basha – Alibeaj – Bardhi, për ta lënë vendin pa opozitë dhe që qeverisja më e korruptuar që kanë patur ndonjëherë shqiptarët të vazhdojë të pushtetojë pa u trazuar nga njeri.

Sa herë që shkruaj për opozitën pa elektorat po me administratë, gjithmonë vendos veten në një pozitë të tillë dhe mendoj se si do të veproja.

E kam thënë që në krye të herës se nëse do të isha në vendin e tyre, sigurisht që do të isha tërhequr duke i dhënë partinë pjesës më të madhe të elektoratit, sigurisht që nuk do të vazhdoja të isha objekt diskutimi, talljeje, replikash, përçmimi, pazarizimi, bashizimi e lulizimi por edhe ballazimi e ramazimi sepse ende vazhdoj të kem moral, sepse ende vazhdoj të kem ideale, sepse ende vazhdoj të mendoj (fatkeqësisht njësoj si Hitleri) se qesharaken nga dinjiteti i ndan vetëm një hap e asnjëherë, me vetëdije, nuk do të kisha hedhur këtë hap.

Por unë nuk jam në vend të Alibeajt dhe më vjen mirë për veten time për këtë. Më vjen mirë që jam në anën e atyre të cilët kanë të drejtë dhe munden të flasin për këtë që po ndodh, jo sepse jemi të gjithëditur, por sepse na e kanë dhënë mundësinë këta të pakarakterë e cipëplasur, të cilët po i bëjnë një dëm të jashtëzakonshëm vendit.

Më vjen mirë që jam në anën e atyre të cilët ende e kanë të pashitshme veten, që ende janë njerës me dinjitet dhe me moral.
Më vjen mirë që jam në anën e atyre të cilët ende ruajnë brenda vetes ideale, jo ideale partie por ideale dinjiteti, njerzillëku, përgjegjshmërie shoqërore, ideale morali nga ai morali i brendshëm që nuk preket por thjesht pa patur nevojë për prova shikohet.

Më vjen mirë që NUK jam në anën e moralit të pamoral dhe të dinjitetit pa padinjitet të Alibeajve sepse sot do të më vinte turp nga vetja nga ky biçim morali e biçim dinjiteti të cilët tashmë njihen botërisht dhe nuk kanë më nevojë “për prova të mëtejshme”.
Këtë pjesë të fundit të fjalisë po ja theksoj Alibeajt me këto terma sepse duke qenë jurist ai duhet ta kuptoj këtë edhe nga ligjore, sqaruar qartë e pastër tek Ligji 44/2015 datë 30.04.2015 "Kodi i Precedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë", Neni 80 “Kuptimi dhe mjetet e kërkimit të provës”, pika 3, ku thuhet se “... faktet e njohura botërisht ... nuk kanë nevojë për prova të mëtejshme.”/Dosja.al

meri lika perplasjet ne pd

Sondazh

Poll
Editorial 31 Dhjetor 2022, 19:25 Ben Blushi

Viti 2023

Imagjinoni sikur jeni mbi detin Adriatik dhe filmoni vazhdimisht një anije që është nisur 30 vjet më parë nga bregu lindor p&eum...

Editorial 22 Dhjetor 2022, 13:12 Ditmir Bushati

BE- Ballkan Perëndimor në kohë stuhie

Foto ilustrim Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një panoramë të re të sigurisë në Europë. BE-ja ...

Editorial 11 Dhjetor 2022, 14:36 Arber Zaimi

Jugonostalgjiku Rama

Arbër Zaimi Para pak ditësh Edi Rama në Bruksel tha se Jugosllavia paska qenë e mirë shumë, madje më e mirë se Bash...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet