Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Kam një pyetje për policinë e Kosovës dhe për dikasteret përkatëse të qeverisë: a jeni kaq vigjilentë edhe kur pjesëtarë të popullsisë shumicë, pra shqiptarët, vendosin banerë nëpër ndërtesa gjithandej nëpër Kosovë?
Para disa ditësh policia e Kosovës tregoi vigjilencë të lartë dhe ua ndaloi disa serbëve në veri të Mitrovicës vendosjen e një baneri me një mesazh fetar për Krishtlindjet Ortodokse. Një politikan serb, kryetar komune, madje u gjobit sepse nuk i paskësh respektuar urdhrat e policisë. Qytetarët serbë të Mitrovicës u njoftuan se duhet marrë leje në Prishtinë te ministria përkatëse për vendosjen e banerit. Pas disa orësh leja, me gjasë, u lëshua dhe baneri u vendos. Gjithçka në rregull? Jo bash.
Kam një pyetje për policinë e Kosovës dhe për dikasteret përkatëse të qeverisë: a jeni kaq vigjilentë edhe kur pjesëtarë të popullsisë shumicë, pra shqiptarët, vendosin banerë nëpër ndërtesa gjithandej nëpër Kosovë? Vetëm nëpër fasada në qendër të Prishtinës janë të vendosur gati 10 banerë. A janë lëshuar leje për vendosjen e këtyre banerëve? A është dhënë pëlqimi nga autoritetet kompetente? Po si qëndron puna me gjithë ato përmendore e buste të vendosura kudo nëpër hapësira publike në Kosovë - a lëshohen leje për to?
Aksioni në veri, që i ngjan një maltretimi të pakicës serbe, i dha shkas ministrit të jashtëm serb që në rrjetin X të alarmojë diplomacinë ndërkombëtare ngase, sipas tij, policia e Kosovës po i keqtrajton "të krishterët" në një ditë të shenjtë. Aludimi ishte i qartë: myslimanët kundër të krishterëve. Në pazarin e madh e të trazuar të politikës botërore s'përjashtohet mundësia që ndokush të blejë edhe këtë propagandë. Bota ka ndryshuar. Në garën për marrëzi serbët shpesh ua kalojnë shqiptarëve, por jo rrallë shqiptarët mllefosen dhe, si të dehur, s’lënë tavolinë pa rrëzuar.
Ligjet e Kosovës nuk duhet të zbatohen në mënyrë selektive. Ose vlejnë për të gjithë, ose për askënd. Baneri në Mitrovicën e veriut kishte ngjyrat e flamurit serb (Kushtetuta e Kosovës ia lejon pakicës serbe simbolet e veta nacionale) dhe logon e një partie politike serbe, e cila mund të mos i pëlqejë asnjë shqiptari, por veprimtaria e saj nuk është e ndaluar me ligj.
Lojërat me muskuj nganjëherë përfundojnë duke rënë në kurthe politike dhe duke ia vendosur Serbisë topin në pikën e 11-metërshit. Për një baner!
Urime, me vonesë, Krishtlindjet Ortodokse, pastaj edhe ato katolike, qe besa - pse jo - urime edhe Bajrami. I madhi dhe i vogli. Urime edhe dita e Hashurës.
Koloreto Cukali 1. Nuk e di a e keni vënë re diçka të pabesueshme që po ndodh këtë dimër. Nuk e kam fjalën p...
Meri LIka Nuk kam qenë asnjëherë kundër opozitës. Kjo nuk është një fjali mbrojtëse e thënë sipas rr...
Foto ilustruese Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një vëmendje më të madhe ndërkombëtare se...
Enver Robelli Nëse i lexon komentet e gazetave të Evropës Perëndimore, toni është i qartë: kontinenti ndodhet para sfida...
Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për vendet që synojnë anëtarësimin në BE, së bashku me komunik...
Diella Shqipëria është vendi i parë që bën një hap të vërtetë drejt "algokracisë": qeverisjes me an&...
Zohran Mamdan Mirëmëngjes, botë! Gjatë 24 orëve të fundit, WhatsApp-i im ka qenë plot me mesazhe rreth Zohran Mamdanit d...
Më 1 nëntor 2024, një tendë betoni u shemb në stacionin hekurudhor në Novi Sad, qytetin e dytë më të ma...
Meri Lika I nderuar z. Dumani! Nëse dje do të kisha qenë në atë sallën ku ju raportuat, e ku përballë kishit intel...
Lutfi Dervishi Plumbi që del nga goja! (Reflektim mbi një tragjedi që Konica e parashikoi një shekull më parë)"Trimëria ...