LIVE UPDATES
Editorial

Drama e Europës dhe moskokëçarja e Kosovës

Rusia shihet si partnere, Evropa më shumë si rivale. Në këtë kornizë futet edhe strategjia për mbështetjen e “forcave patriotike” në Evropë, të cilat në fakt janë grupe të së djathtës radikale dhe që, nga dashuria e madhe që kanë për Rusinë, nuk mund ta duan Amerikën aspak.

12 Dhjetor 2025, 14:59 Nga Enver Robelli
Drama e Europës dhe moskokëçarja e Kosovës
Enver Robelli

Nëse i lexon komentet e gazetave të Evropës Perëndimore, toni është i qartë: kontinenti ndodhet para sfidave dramatike. Evropa është e përballur me çështje lufte dhe paqeje pa mbështetjen amerikane, për herë të parë që nga viti 1945, administrata aktuale në Washington po paralajmëron një ndryshim epokal të kursit. Rusia shihet si partnere, Evropa më shumë si rivale. Në këtë kornizë futet edhe strategjia për mbështetjen e “forcave patriotike” në Evropë, të cilat në fakt janë grupe të së djathtës radikale dhe që, nga dashuria e madhe që kanë për Rusinë, nuk mund ta duan Amerikën aspak. Të tillët e duan SHBA-në vetëm sa kohë administrata Trump synon dëmtimin e BE-së si projektin më të rëndësishëm paqebërës dhe mirëqeniesjellës të historisë bashkëkohore.

Nëse i përcjell debatet politike në Kosovë, atëherë vëren se klasa politike ka hyrë në një qorrsokak me një diskurs primitiv, të cilit i japin jehonë edhe kalorësit e klikimeve. Çdo poshtërsi shihet si shans për komercializim; çdo fjalë si mundësi për shtrembërim dhe “spin”-e të paskrupullta. Gjuha nuk ka më frenë. Akuza më “normale” është njollosja e kundërshtarit politik si “spiun i Serbisë”, madje edhe nga politikanë të rinj, të cilët do të duhej të jepnin shembull të një kulture të re demokratike dhe jotoksike. Sikur kjo të mos mjaftonte, kanë rënë pothuaj të gjitha barrierat etike, dhe e kaluara përdoret e keqpërdoret vetëm për të mos folur për të ardhmen. Sa i përket akuzave paushalle, askush askujt nuk i ka mbetur borxh - prandaj ka aq shumë “vrasës” dhe “të korruptuar”, por pothuajse asnjë dënim nga drejtësia, e cila po ashtu mbetet e ngatërruar në betejat e saj të brendshme dhe e ndikuar nga (para)politika.

Kësaj klase politike nuk po i bëhet vonë për asgjë. Zelli i paparë për të treguar përralla dhe mungesa e guximit për t’u përballur me çështje të vështira, mungesa e gatishmërisë për të marrë vendime ndoshta aspak popullore, propaganda e përditshme se po jetohet në parajsë dhe kundërpropaganda se vendi ka rënë në humnerë, e bëjnë të pamundur një diskurs normal. Me rëndësi është kush kujt po i nxjerr sytë, kush po përdor gjuhën më të ndyrë nëpër studio televizive dhe, kësisoj - me këto kopalla - po bëhet “viral”. Ndërkohë vendin e ka mbuluar pisllëku. Sistemi arsimor, sistemi shëndetësor, infrastruktura rrugore, ekonomia, sektori i energjisë më shumë administrohen në vendnumërim në vend se të menaxhohen mirë, të profesionalizohen dhe të gjenerojnë mirëqenie për qytetarët.

Gati 18 vjet pas pavarësisë njerëzit s'kanë sigurim shëndetësor. Qytetet e Kosovës i ngufat kaosi urban. Ndotja e ambientit është alarmante. Administrata shtetërore e ngathët, joefikase dhe shpesh edhe arrogante ndaj taksapaguesve. Këto sfida nuk i adreson gati askush. Prioritet kanë sharjet e ndërsjella, keqpërdorimi i buxhetit për "ndihma sociale" të cilat qytetarët i harxhojnë në Shkup, Selanik apo qytete të tjera jashtë Kosovës, premtimet jorealiste, bllokadat e ndërsjella në dëm të qytetarëve, simulimi i reformave. Çka prezantohet si e vërtetë, të nesërmen del rrenë, pasnesër vazhdohet me rrenën tjetër, brutalisht të shumëfishuar nga rrota e madhe për përpunimin e rrenave. Një botë orewelliane, versioni kosovar i vitit 2025.

evropë amerikë shba

Sondazh

Poll
Editorial 12 Nëntor 2025, 16:41 Ditmir Bushati

Frikë, Poshtërim, Shpresë

Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për vendet që synojnë anëtarësimin në BE, së bashku me komunik...

Editorial 6 Nëntor 2025, 10:18 Katrin Bennhold

Rrënjët globale të Zohran Mamdanit

Zohran Mamdan Mirëmëngjes, botë! Gjatë 24 orëve të fundit, WhatsApp-i im ka qenë plot me mesazhe rreth Zohran Mamdanit d...

Editorial 28 Tetor 2025, 10:27 Meri Lika

Letër e hapur për Altin Dumanin

Meri Lika I nderuar z. Dumani! Nëse dje do të kisha qenë në atë sallën ku ju raportuat, e ku përballë kishit intel...

Editorial 23 Tetor 2025, 10:34 Lutfi Dervishi

Plumbi që del nga goja!

Lutfi Dervishi Plumbi që del nga goja! (Reflektim mbi një tragjedi që Konica e parashikoi një shekull më parë)"Trimëria ...

Editorial 19 Tetor 2025, 15:19 Ermal Mulosmani

Në shtetin personal të Kapos

Ermal Mulosmani Tani nuk kam më asnjë dyshim, Shqipëria është dorëzuar.  Opozita nuk do zgjedhje të reja dhe popull...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet