LIVE UPDATES
Editorial

Dilema: Të më vijë apo mos të më vijë keq për Erion Veliajn?

Por, përtej kësaj, edhe pse ndoshta të pavëmendshëm, diçka e bukur, një si mrekulli e lehtë po ndodh rreth nesh.

30 Dhjetor 2025, 15:23 Nga Koloreto Cukali
Dilema: Të më vijë apo mos të më vijë keq për
Koloreto Cukali

1. Nuk e di a e keni vënë re diçka të pabesueshme që po ndodh këtë dimër. Nuk e kam fjalën për ekspozimin e kalbëzimit të pushtetit përmes dosjes Balluku, Akshi e plot thagmave të tjera (edhe këto, të paimagjinueshme deri para disa kohësh.) Por, përtej kësaj, edhe pse ndoshta të pavëmendshëm, diçka e bukur, një si mrekulli e lehtë po ndodh rreth nesh. Sistemi ynë nervor ëshë qetësuar. Shqisat po çlodhen. Logjika nuk ndjehet më e përdhunuar. Dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me mungesën e ish-Kryetarit të Bashkisë, z. Veliaj. Nuk ka më propagandë.

2. Jo se nuk e dinim se si është. Flas për vete e disa të tjerë që refuzuan të bëhen pjesë e lojës me gjasme, për Tiranën. Por, bombardimi me propagandë ishte i tillë sa, edhe ata që i rezistuan blerjes, në një pikë e kishin të vështirë të kuptonin të vërtetën, pas fasadës. Sepse, Propaganda bërtet. O do shurdhohesh, o do nisësh të bërtasësh dhe ti në kor me të tjerët. Ose të dyja. Me Veliajn në burg, instrumentet e propagandës (sa stërmundim për të mos përdorur termin “qentë e propagandës”) kanë heshtur. Nuk ka kush i ushqen. Me shurdhimin e megafonëve të propagandës që fillonin nga media të mëdha e përfundonin me media të vogla, influencerë e artistë, tashmë mund të shohim realitetin e qytetit vetë, pa na thënë se si duhet ta shohim.

3. Kam njohur dikur njeriun që kishte shtëpinë më të vjetër në Tiranë, një shtëpi qerpiçi, rreth 300 vjeçare. U shemb e u bë pallat. Dëshmia më e vjetër e qytetit, një ndërtesë që ka parë turq e xhonturq, rilindas e rebelë, shqiptarë që nuk ndjeheshin akoma shqiptarë. U shemb. I mbijetoi hordhive pushtuese, por jo burrit që na buzëqeshte nga ekranet me mëngë përveshura. Në Tiranën e të pandehurit Veliaj, gjatë këtyre viteve kam parë me dhjetëra vila, ndërtesa historike apo me vlera arkitekturore, më e famshmja prej tyre Teatri Kombëtar, të futen në rruspë për të ndërtuar pallate. Kudo ku ka patur një cep të lirë, sado të vogël, sado pak metra, madje edhe aty ku mezi nxinte 3-4 lodra fëmijësh, është gjetur mundësia për të ngritur një kullë. Nëpër pllakatet e tabelat e bëra pis nga smogu buzë kantiereve të ndërtimit, mund të lexosh akoma informacion për projektet: “miratuar me lejen x e y, nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj”.

4. Vazhdimisht në baret e Tiranës, kalojnë fëmijë të vegjël që lypin. Pas tyre, kalojnë gra që lypin. Pas grave kalojnë pleq që lypin. Të sëmurë që lypin. Burra që lypin… Shpesh lypjen e maskojnë si shitje ambulante. Ti nuk do të blesh çakmak, dhe gruaja rreth të 40-tat që shet çakmakë lokal më lokal të thotë: më fal ndonjë 200 leksh. Po kështu dhe burri që mban një daulle në dorë që nuk i bie kurrë. Varfëria e dhimbja e përshkon qytetin fund e krye, përveç qendrës. Kjo është Tirana e vërtetë e Erion Veliajt, dashnorit të romëve, kuzhinierit të azileve, ati që ndihmonte plakat të mbanin tradtat para kamerave ndërsa Policia Bashkiake përndiqte me vrap nëpër rrugica armikun e madh të rendit publik, plakat që shisnin 2 tufa sallatë në trotuar.

5. Gëbelsi, në mos gabohem, formalizoi teorinë bazë të propagandës: një gënjëshetër e përsëritur njëqind herë, njëmijë herë, bëhet e vërtetë. Ndërsa shikonim lulishtet që kishin qenë aty qëkur kemi lindur të ktheheshin në troje ndërtimi, tentonin të na bindnin që jetonim në mes të një pylli orbital. Ndërsa në statitikat europiane jemi  qyteti me ajrin më të ndotur, me trafikun më të rënduar, me ujin e çezmave më kanceroz në tërë kontinentin, në lajme ne ishim qyteti më i bukur, më i kërkuar, më i ri, më punëtor, më i zvilluar, më arkitekturor, më avantgardë në Europë. Në fakt Tirana është qyteti i genocidit urban.  Poshtë genocidit është firma e atij që emrin mund t’ia lexosh akoma në pllakatat e projekteve të ndërtimit.

6. Personalisht, di më shumë se një rast, kur gazetarë apo thjesht punonjës televizioni apo mediash të tjera, kërcënoheshin me heqje nga puna edhe thjesht për statuset kritikë ndaj Veliajt në Facebookun e vet personal. Kam pasur mundësinë të shoh personalisht mesazhet e të pandehurit Veliaj për x-in që e “sulmonte” në Facebook. Njoh një gazetar që punonte pa i dalë emri në titra, sepse pronari i medias kishte frikë nga presionet e Veliajt. Kjo, sigurisht nuk i shpëtoi syrit vigjilent të sistemit të spiunëve të Bashkisë. X-i, u end për shumë kohë pa punë, derisa Facebooku i tij u kthye në komentar ngjarjesh ndërkombëtare. Po të kishte një #Metoo shqiptare, do të ishte kjo. Dhuna ndaj kujtdo që guxonte të dilte nga rreshti i propagandës i Kryetarit në burg të Bashkisë.

7. Se sa politikan modern e progresist ishte Veliaj, tregohet qartë nga një fakt i vetëm. Edhe pse me akuza të rënda, edhe pse në burg, ai refuzon të bëjë aktin e vetëm sa europian e aq qytetar që i ka mbetur: të japë dorëheqjen e të çlirojë qytetin. Dhe pastaj të përballet me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë. Kjo sigurisht nuk mund të ndodhë. Ai e di se çfarë ka bërë. Edhe, pse propaganda është një sëpatë me 2 tehe – manipulon publikun, por vetësugjestionon dhe krijuesit e saj, që nuk durojnë dot brerje ndërgjegjeje – edhe z. Veliaj po jeton jashtë karantinës së propagandës prej shumë muajsh. As ai, nuk mund tia mbushë më mendjen vetes e atyre poshtë vetes (në burg apo ende jashtë tij) që ky është një qytet europian, e ku jeta ka cilësi.

8. Në përgjithësi, opinioni që mbizotëron është se Veliaj është një kartë e djegur në politikë. Aq më tepër, kur, këtë dhjetor, vëmendja është tek skandalet e ditës, Balluku e AKSHI-t, duket e panevojshme të harxhosh kohë me të. Por, unë besoj që është e domosdoshme që të fillojmë të bëjmë llogaritë me të shkuarën. Sepse qytetet mund të vriten. Mund të vriten dhe nga një njeri i vetëm, i pajisur me bandën përkatëse që ia kalon projektet e genocidit 

në Këshillin Bashkiak. Një njeri i cili ia arrin ta kthejë krejt administratën e qytetit në një makineri votash për ët mbetur në pushtet, e jo për të zgjidhur hallet e qytetit.

9. Herë pas here qarkullojnë lajme tavolinash për gjendjen e rënduar të ish Kryetarit Veliaj në burg. Për miqtë-armiqtë me të cilët shtyn ditët. E për ca gjëra të tjera. Ne kemi lindur në atë pjesë të botës, ku si model moral funksionojnë parimet kristiane. E kam vënë re tek të tjerët, por më ndodh edhe mua që kur dëgjoj për vuajtjet e një njeriu, qoftë ky dhe z. Veliaj, ndjej brenda meje dhimbsuri njerëzore. Edhe pse e dimë se çfarë ka bërë, prapë, njeriu brenda nesh kërkon të ndjejë empati për dikë që po vuan. Aq më tepër që ka një fëmijë të vogël jashtë, një fëmijë, që i mungon i ati dhe që nuk ka pse të ketë faj për çfarë mund të kenë bërë prindërit e vet. Edhe genocidi urban, blerja e mediave, betonizimi, propaganda, stresi i një qyteti ku nuk zgjidhet dot asnjë hall, zvogëlohen, humbasin, përpara vuajtjeve të një njeriu. Dhe dilema merr formë. Nis dhe vërtet më vjen keq për të.

10. Pastaj më kujtohet Ardit Gjoklaj. Një fëmijë i vrarë në kantieret e zeza të Bashkisë së Veliajt. Një fëmijë pa fëmijëri i detyruar të punonte për të ushqyer familjen. Një fëmijë, që tentuar ta bëjnë me faj për vdekjen e vet, sepse ishte një fëmijë pa prindër të pasur e me pushtet, pa akses në media e praktikisht një fëmijë pa të ardhme në një qytet të shanseve të pabarabarta.

Më kujtohet Ardit Gjoklaj, dhe botën time kristiane nis dhe e  zëvendëson ajo orientale një botë ku karma funksionon. Dhe nuk ndjej më asnjë farë empatie. Ndjej vetëm paqë.

koloreto cukali

Sondazh

Poll
Editorial 15 Dhjetor 2025, 11:36 Meri Lika

Të gjithë kundër Opozitës

Meri LIka Nuk kam qenë asnjëherë kundër opozitës. Kjo nuk është një fjali mbrojtëse e thënë sipas rr...

Editorial 13 Dhjetor 2025, 11:47 Ditmir Bushati

POST PAX AMERICANA

Foto ilustruese Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një vëmendje më të madhe ndërkombëtare se...

Editorial 12 Nëntor 2025, 16:41 Ditmir Bushati

Frikë, Poshtërim, Shpresë

Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për vendet që synojnë anëtarësimin në BE, së bashku me komunik...

Editorial 6 Nëntor 2025, 10:18 Katrin Bennhold

Rrënjët globale të Zohran Mamdanit

Zohran Mamdan Mirëmëngjes, botë! Gjatë 24 orëve të fundit, WhatsApp-i im ka qenë plot me mesazhe rreth Zohran Mamdanit d...

Editorial 28 Tetor 2025, 10:27 Meri Lika

Letër e hapur për Altin Dumanin

Meri Lika I nderuar z. Dumani! Nëse dje do të kisha qenë në atë sallën ku ju raportuat, e ku përballë kishit intel...

Editorial 23 Tetor 2025, 10:34 Lutfi Dervishi

Plumbi që del nga goja!

Lutfi Dervishi Plumbi që del nga goja! (Reflektim mbi një tragjedi që Konica e parashikoi një shekull më parë)"Trimëria ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet