Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Deputetët socialistë priten me vezë nga protestuesit, Opozita bojkoton seancën
Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten, secila forcë politike duhet të bë...
Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten, secila forcë politike duhet të bë...
Protesta para Kuvendit/ Protestuesit për deputetët e opozitës: Opozitë e shitur! 2 Korrik, 09:33 P&e...
Protesat para Kuvendit/ Rama: Me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë 2 Korrik, 08:53 "Tirana ës...
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
• Kryeministri i vendit , Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pensionistët, pas miratimit të bonusit veror. • Gjatë fjalë së tij në takim, ai u shpreh se ky bonus është mundësuar nga rritja e të ardhurave si pasojë e rritjes së çmimit të naftës. • Kryeministri deklaroi se qeveria do jetë pranë pensionistëve sa herë ekonomia i jep mundësi. • Rama tha se rritja e ekonomisë i ka dhënë mundësinë qeverisë të rris garancinë sovrane, ndërsa shtoi se është dyfishuar financimin për të rinjtë që merren me start up. • Lideri i qeverisë tha se qeveria do të mbështesë edhe bizneset e vogla, të cilave u mungon baza financiare. • Në lidhje me këtë, ai tha se do mundësohet një kredi me interes ndryshe nga kredia komerciale në banka. • Kryeministri tha se janë vendosur 15 milionë euro për barnat onkologjike, gjë e cila do fuqizojnë kapacitetet e sistemit, duke shtuar do ketë një sërë financimesh të tjera për shëndetësinë. • Rama foli sërish për investimet e huaja, ndërsa tha se patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, për të rrisësh të ardhurat. • Sipas tij, patriotizëm nuk është të mjaftohesh me atë që është arritur sot, ndërsa shtoi se duhen më pak njerëz dhe më shumë para. • Më tej, ai u ndal edhe tek protestat, për të cilat tha se qeveria po përpiqet të lexoj mesazhin. • Ai shtoi se protesta tregon se janë krijuar kushtet që në këtë vend të lulëzojë demokracia. • Sipas tij, protesta nuk është ajo kur vijnë mercenarë nga Prishtina dhe Tetova dhe bëjnë si diasporë. • Ndërsa, për protestën para Kuvendit tha se "me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë".
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar protestuesit që dalin përditë para kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e tij. Gjatë një bashkëbisedim me pensionistët, Rama i ka quajtur protestuesit sorrat dhe korbat, që sipas tij do shpëndahen kokrra kokrra në fund.
“Kur shkon atje, një grup për të ushtruar presion fizik ndaj deputetëve, jemi në rrethana të tjera. Por ata nuk janë flamingo, ata janë paqësore. Sorrat dhe korbat janë të dhunshëm. Flamingot do i trajtojmë me shumë respekt. Me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë fare. Në fund ata do jenë përsëri të humbur. Do shpëndahen kokrra kokrra”, theksoi ai./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sërish për protestat duke i krahasuar ato me karnavalet e Brazilit. Gjatë një bashkëbisedim me pensionistët, Rama tha se qeveria po përpiqet të lexoj mesazhin që duan të japin protestuesit, por shtoi se është bërë e pamundur.
Në fjalën e tij, Rama tha se protesta që po mbahet tregon se janë krijuar kushtet që në këtë vend të lulëzojë demokracia.
Rama: Unë e bëj ndarjen e atyre që protestojnë që kanë probleme reale, duke filluar nga ana që i kanë shqetësimet e sinqerta, për fatet e zogjve. Në këtë bulevard janë vrarë njerëz për të protestuar. Sot është gjë shumë e madhe që Tirana është bërë si karnavalet e Brazilit. Kjo tregon se ne kemi krijuar kushtet që në këtë vend të lulëzojë demokracia. Çohu nga kafja, thoshin skuadronet e Musolinit, përpara se të vendoset ajo që erdhi mbrapa. Kush do të rrijë në kafe, të rrijë në kafe. Kush do të protestojë, të protestojë. Po përpiqemi të lexojmë mesazhin. Protesta nuk është ajo kur vijnë mercenarë nga Prishtina dhe Tetova, që bëjnë si diasporë. Askush nga ne nuk është populli. Populli është ai që flet kur vijnë zgjedhjet./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për patriotizmin në vend, duke theksuar se nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat. Në fjalën e tij, me pensionistët, Rama u shpreh se patriotizmi nuk është të mjaftohesh me atë që është arritur sot.
Në fund, ai theksoi se vendi duhet të ketë infrastruktura mikpritjeje të një niveli tjetër, në mënyrë që të rritet turizmi.
Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, për të rrisësh të ardhurat. Patriotizëm nuk është të mjaftohesh me atë që është arritur sot. Ne na duhen më pak njerëz dhe më shumë para. Ne na duhet të kemi infrastruktura mikpritjeje të një niveli tjetër. Gjithë farë lloj sharlatanësh, dështakësh që janë sprovuar në skenën publike dhe kanë akumuluar mllef të madh, bëjnë teorira dhe i hedhin popullit, se këto resortet e luksit janë vetëm për ata që vijnë. Ato janë fabrika që krijojnë lëvizje në ekonomi./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se janë vendosur 15 milionë euro për barnat onkologjike, gjë e cila do fuqizojnë kapacitetet e sistemit. Gjatë një bashkëbisedim me pensionistët, ai u shpreh se do ketë një sërë financimesh të tjera për shëndetësinë.
Rama theksoi se qeveria është e vendosur që të rris kapacitetet për të konkurruar me të tjerët.
“Kemi vendosur 15 milionë euro vetëm për barnat onkologjike, do fuqizojnë kapacitetet e sistemit. Një sërë financimesh të tjera për shëndetësinë. Është domosdoshmëria e cilësisë së shërbimit, do e bëjmë me partneritete, nuk do e bëjmë vetë. Kemi një muaj që dëgjojmë çudira të mëdha. Nuk mendoj që Shqipëria dhe shqiptarët kanë uri për tjetër eksperiment social dhe ideologjik. Ne duhet të jemi të vendosur të rrisim kapacitetet tona për të konkurruar me të tjerët”, theksoi ai./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha ditën e sotme se rritja e ekonomisë i ka dhënë mundësinë qeverisë të rris garancinë sovrane. Gjatë fjalës së tij në takimin me pensionistët, ai u shpreh se është dyfishuar financimin për të rinjtë që merren me start up.
Lideri i qeverisë tha se qeveria do të mbështesë edhe bizneset e vogla, të cilave u mungon baza financiare. Në lidhje me këtë, ai tha se do mundësohet një kredi me interes ndryshe nga kredia komerciale në banka. Gjithashtu ai tha se do të vihen në dispozicion të bashkive, një numër autobusësh elektrik që nuk konsumojnë karburant, e cila sipas tij do të jetë një forcë e shtuar në një mjedis, ku janë shtuar turistët.
“Rritja e ekonomisë na ka dhënë mundësi të rrisim garancinë sovrane, ta rrisim në 50 milionë euro. Dikush që ka hapur një biznes të vogël dhe i mungon baza financiare, nuk do jetë vetë, do i japim garanci dhe kredi me interes ndryshe nga kredia komerciale në banka. Do vendosim në dispozicion të bashkive, një numër autobusësh elektrik që nuk konsumojnë karburant, do jenë forcë e shtuar në një mjedis, ku janë shtuar turistët, por transporti publik ka mbetur mbrapa. Kemi dyfishuar financimin për të rinjtë që merren me start up”, theksoi ai./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për bonusin e verës që do të marrin pensionistët. Gjatë fjalës së tij në takimin me pensionistët, ai u shpreh se ky bonus është mundësuar nga rritja e të ardhurave si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.
Kryeministri deklaroi se qeveria do jetë pranë pensionistëve sa herë ekonomia i jep mundësi. Ai theksoi se rritja e ekonomisë i ka dhënë mundësinë qeverisë të rris garancinë sovrane në 50 milionë euro.
“Qeveria vendosi të japë një tjetër bonus për pensionistët. Vitin e shkuar u tha që po japim bonus për fushatë, nuk kemi fushatë këtë vit. Bonusi ka lidhje me vëmendjen që ju kemi premtuar se do kemi vijimsisht. Duke ju qëndruar prapë kur ekonomia na jep mundësi. Ka një komponent që nuk e kishim parashikuar, rritja e të ardhurave nga rritja e çmimit të naftës. Rritjen do ta keni ju. Edhe ata që u ankuan për rritjen e çmimit, kanë kontribuar për rritjen tuaj. E njëjta gjë për kapërcimin e parashikimeve për rritjen e të ardhurave në tërësi. Nuk janë vetëm pensionistët, por edhe personat me aftësi të kuzifuar. Dyfishuam ndihmën për personat me aftësi të kufizuar. Janë fëmijët me aftësi të veçanta, u mor vendimi, fillon zbatimi për të dyfishuar ndihmën. Është i parashikuar në çdo buxhet. Kemi pasur problemin e barrës së kujdestarëve për personat me aftësi të kufizuar, Këto do t’i aguajë shteti. Rritja e ekonomisë na ka dhënë mundësi të rrisim garancinë sovrane, ta rrisim në 50 milionë euro. Diksuh që ka hapur një biznes të vogël dhe i mungon baza financiare, nuk do jetë vetë, do i japim garanci dhe kredi me interes ndryshe nga kredia komerciale në banka”, tha ai./Dosja.al