Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Deputetët socialistë priten me vezë nga protestuesit, Opozita bojkoton seancën
Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten, secila forcë politike duhet të bë...
Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten, secila forcë politike duhet të bë...
Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë 2 Korrik, 09:30 ...
Protesat para Kuvendit/ Rama: Me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë 2 Korrik, 08:53 "Tirana ës...
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
• Protesta e lajmëruar para Kuvendit ka nisur zyrtarisht, megjithatë ende pa nisur ajo është shoqëruar me tensione dhe konfrontime mes efektivëve dhe protestuesve. • Si pasojë e kësaj, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke shoqëruar pesë prej protestuesve për në komisariat. • Zona rreth Kuvendit vazhdon të mbetet e mbushur me forca të shtuara sigurie, të cilat po monitorojnë zhvillimet në prag të nisjes së seancës plenare. • Një situatë tjetër ishte edhe çarja e kordonin e policisë, gjë e cila ka sjellë edhe konfrontimin e tyre fizik. • Nën thirrjet "Qeveri e krimit", ata kanë vijuar revoltën e tyre, ndërsa policia ka përdorur ndaj tyre, sprej lotsjellës. • Kjo sjellë përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të disa prej protestuesve. • Sot në seancë plenare, kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë i pranishëm, pasi axhenda e tij zyrtare parashikon një aktivitet të dedikuar për zhvillimin e startup-eve në orën 11:00. • Lidhur me tensionet përpara seancës së sotme plenare, grupet parlamentare kanë udhëzuar deputetët që të paraqiten në ambientet e Kuvendit më herët se zakonisht. • Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka bojkotuar seancënn e sotme, duke deklaruar se kërkesat e qytetarëve duhet të dëgjohen. • Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka deklaruar ditën e sotme se Kuvendi duhet të merret me veten, jo me protestuesit. • Gjatë një prononcimi për mediat, Spiropali u shpreh se është e rëndësishme që kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet dhe për të ofruar zgjidhje për to.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Tensionet e larta para Kuvendit kanë degjeneruar në përplasje të dhunshme midis qytetarëve dhe forcave të rendit, duke lënë pas disa të lënduar nga të dyja palët.
Mësohet se, tre efektivë policie janë futur brenda perimetrit të sigurisë për të marrë ndihmën e parë pas dëmtimeve gjatë thyerjes së gardhit metalik, ndërsa tre protestues janë dërguar me ambulancë në spital për trajtim mjekësor.
Në një përpjekje për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shpërndarë turmën, autoritetet kanë afruar pranë zonës autobotin me ujë./Dosja.al
TIRANË- Para Kuvendit po zhvillohet protesta e lajmëruar më parë nga qytetarët, ndërsa është shoqëruar edhe me tensione, provokime dhe përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Një nga protestuesit ka deklaruar se protesta nisi shumë paqësisht, por rrugës pati provokime.
Qytetari u shpreh se kjo qeveri e korruptuar duhet rrëzuar, sepse po varfëron çdo ditë qytetarët shqiptarë. Ai e cilësoi Parlamentin si "Parlament i krimit", ndërsa shtoi se protesta është legjitime.
“Protesta është legjitime. Ky Parlament është i krimit dhe kjo është thënë nga protestuesit që ditën e parë. Rama në burg, Berisha në burg. Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime. Kjo qeveri e korruptuar duhet rrëzuar, sepse po varfëron çdo ditë qytetarët”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Situata para godinës së Parlamentit është përkeqësuar pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të cilat kanë përdorur spraj lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Si pasojë e gazit të përdorur, shumë qytetarë kanë shfaqur komplikacione shëndetësore, duke kërkuar ndihmë për shkak të vështirësive në frymëmarrje dhe acarimit të syve.
Tensionet mbeten të larta, ndërsa thirrjet e protestuesve kundër klasës politike vazhdojnë paralelisht me operacionin e forcave të rendit për të garantuar mbarëvajtjen e seancës plenare./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur para ambienteve të Kuvendit, ku presin të nisin protesën e lajmëruar më herët prej tyre. Megjithatë tensionet kanë nisur, ende pa filluar zyrtarisht protesta dhe seanca plenare. Sapo kanë parë deputëtët e opozitës, protestuesit kanë thirrur njëzëri "Opozitë e shitur".
Me herët edhe kryeministri i vendit, Edi Rama komentoi protestën e mbajtur disa ditë më parë para Kuvendit. Në lidhje me këtë, ai tha se "me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë". /Dosja.al

TIRANË- Protesta para godinës së Parlamentit është përshkallëzuar ndjeshëm, duke sjellë përplasje dhe tensione mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë.
Si pasojë, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke shoqëruar pesë prej protestuesve për në komisariat.
Ndërkohë, zona rreth Kuvendit vazhdon të mbetet e mbushur me forca të shtuara sigurie, të cilat po monitorojnë zhvillimet në prag të nisjes së seancës plenare./Dosja.al
TIRANË- Masat e sigurisë rreth godinës së Parlamentit janë përshkallëzuar ndjeshëm në prag të seancës së sotme plenare dhe protestës së paralajmëruar për në orën 10:00.
Përveç rrethimit të zonës me gardhe metalike, Policia e Shtetit ka instaluar në terren mjete të rënda, përfshirë një autoblindë dhe një autobot uji për shpërndarjen e turmës.
Ky mobilizim i shtuar vjen pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara të martën, duke dëshmuar se autoritetet po përgatiten për çdo skenar të mundshëm përballjeje me qytetarët.
Masat ekstreme synojnë mbajtjen nën kontroll të situatës në një ditë kur seanca parlamentare përkon me thirrjet për tubim masiv kundër klasës politike./Dosja.al