LIVE UPDATES
Editorial

Kavaleria po vjen

Ideologjia, propaganda, premtimet janë mjetet për të realizuar qëllimin e mbajtjes së pushtetit. Në vështrimin në kohë të historisë këta përbëjnë aksidentet historike të zhvillimit të kombit, në kohë reale japin goditje të mëdha në zhvillim dhe pengesa të jashtëzakonshme në pritshmëritë që ka opinioni publik për zhvillimin e vendit.

1 Shtator 2025, 10:25 Nga Agim Nesho
Kavaleria po vjen
Agim Nesho

Në historinë e shteteve me eksperiencë të pakët në demokraci, shpesh vihen re fenomene negative që vijnë si rezultat i pushteteve të fituara dhe të keqpërdorura të liderëve populistë, të cilët manipulojnë turmat me ideologjinë radikale, nacionalizmin apo premtime për rilindjen e kombit. Këta lidera popullorë manipulatorë deformojnë parimin e meritokracisë, personalizojnë qeverisjen, kapin institucionet dhe drejtojnë shtetin në funksion të mbrojtjes së pushtetit të tyre. Ideologjia, propaganda, premtimet janë mjetet për të realizuar qëllimin e mbajtjes së pushtetit. Në vështrimin në kohë të historisë këta përbëjnë aksidentet historike të zhvillimit të kombit, në kohë reale japin goditje të mëdha në zhvillim dhe pengesa të jashtëzakonshme në pritshmëritë që ka opinioni publik për zhvillimin e vendit.

Shkelja e meritokracisë në zgjedhjen e lidershipit sigurisht sjell mediokritet, por edhe dëshpërim dhe pakënaqësi të cilat shtyjnë për regjime më të mbyllura dhe diktatoriale. Kështu Chavez, kapiten ushtrie, hodhi idenë e përhapjes së revolucionit të Che Guevarës dhe Kastros në Amerikën Latine duke e shtyrë vendin drejt varfërisë dhe mizerjes; Maduro, si pasardhës i tij dhe ish-shofer autobuzi, e forcoi diktaturën chaviste duke shtypur opozitën dhe bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës; ish-presidenti i Filipines, Duterte, një ish-kryetar bashkie i një qyteti në periferi të Manilas, erdhi në pushtet në emër të luftës kundër drogës dhe përfundoi duke hedhur vetë drogmenët nga helikopteri; Rama, ish-mësues vizatimi, e ktheu Shqipërinë në një ciflig të madh turizmi, ku ai është pronari faktik i pronës dhe pasurisë publike ndërsa Shqipërinë e ktheu në vendin më të varfër të Europës, më të palumtur ku shqiptarët  përpara se të largohen në masë dhe të pashpresë ‘lëpijnë’ nga larg vizatimet e shumta të zyrës kryeministrore. Duke u diskretituar shpejt në premtimet e shumta që këta liderë bënin për rilindjen e vendit dhe nevojën për të mbajtur pushtetin e tyre të korruptuar, regjimet e tyre tentojnë të instalojnë autokracinë dhe kontrollin e pushtetit. Ata manipulojnë zgjedhjet, kërkojnë të pasurohen duke dhënë koncesione dhe pasuri kombëtare, kontrollojnë mediat dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar për të legjitimuar drogën dhe dhënë hapësira për pastrimin e parave.

Këto regjime mbahen në këmbë nga përkrahja dhe përdorimi i tyre nga regjime te tjera autokratike dhe grupe interesi të cilat duan të avancojnë politikat e tyre të zonave të influencës dhe axhendave te fshehta financiare. Kështu, Maduro për të mbajtur pushtetin ka dhënë koncesione të mëdha Rusisë për naftën, Iranit dhe Turqisë për arin. Duterte u përpoq ti jepte koncesione Kinës për lëvizjen në detin e Kinës së jugut. Ndërsa Rama e ka kthyer Shqipërinë në një platformë eksperimentale për projektet politike dhe financiare të familjes Soros (shpesh edhe në pozicionin zyrtar si pjesë e qeverisë Shqiptare si në Samitin e Ukrainës), të projekteve të Soros për Ballkanin Perëndimor, si dhe koncesione hapësirash territoriale Melonit.

Ditët e fundit, presidenti i SHBA, Donald Trump, ka dënuar veprimtarinë e Soros në SHBA dhe ka bërë thirrje për institucionet e drejtësisë Amerikane të hetojnë këtë grupim radikal nën ligjin federal RICO, miratuar nga Kongresi Amerikan kundër organizatave kriminale dhe veprimtarisë së mafias. Gjithashtu SHBA e ka shpallur Maduron si lider kriminal, të paligjshëm nga zgjedhjet farsë, ka vendosur një cmim 50 milion $ për tja dorëzuar drejtësisë Amerikane dhe ka dërguar marinsat dhe kryqëzorët kundër organizatave të drogës në Venezuela dhe më gjerë. Ka ardhur koha që ky diktator të japë llogari dhe pasuritë e tij ti kthehen popullit venezuelas.

Situata për të “mrekullueshmin radikal i majtë” Soros është akoma nën investigim. Ajo që dihet është se ai ndihet i mbrojtur në Shqipëri nga “vëllai i tij Rama”, të cilin vazhdon ta vizitojë dhe të darkojnë të sigurtë se do t’ja hedhin edhe Trump. Kjo siguri për Aleksin vjen se Rama sillet si lojtar dhe ka shitur interesat e vendit të tij në miq arabë dhe jo vetëm, të cilët do ta ruajnë pushtetin e tij.

Por nuk është kaq e thjeshtë dhe nuk ndodh gjithmonë kështu. Së pari, Rama duke bashkëpunuar me Soros ka shkatërruar demokracinë në Shqipëri, ka goditur opozitën dhe liderin e saj duke përdorur drejtësinë si armë pushteti.

Së dyti, Rama është evidentuar nga drejtësia amerikane si korruptuesi i zyrtarit të lartë McGonigal për ta përdorur atë në funksion të pushtetit të tij. Mcgonigal është një nga të përdorurit për të goditur presidentin Trump me dosjen ruse.

Së treti, Rama vazhdon të jetë aktiv në goditjen e politikave të paqes së Presidentit Trump, duke deklaruar në Romë se “ne nuk pranojmë këshilla nga të tjerët për sigurinë europiane”.

Së katërti, Rama ka punuar për të dëmtuar aleancën Shqiptaro-Amerikane si duke dënuar opozitën ashtu edhe duke ndërhyrë në politikën amerikane, si në vitin 2016 me deklaratat kundër Trump, ashtu edhe me dashurinë e pashpjegueshme për Alex Soros, duke i bërë sfidë direkte administratës Amerikane në dëm të interesave të kombit Shqiptar. Kur Rama justifikonte veprimtarinë e tij të korruptuar, mbushte me propagandë se nuk kishte alternativë tjetër në Shqipëri përvec tij, për arsyen se të tjerët ishin non grata, pa pranuar që këtë dëm për opozitën dhe vendin e tij e kishte gatuar vetë me ndihmën e “vëllait të tij”. Tani që veprimtaria e vëllait të tij Soros po investigohet brenda të famshmit ligj RICO kundër organizatave kriminale nga SHBA, Ramës nuk i ndihet zëri.

Por të gjitha këto fakte të pakundërshtueshme nuk vënë në lëvizje mekanizmin e administratës Amerikane që niset nga interesi i sigurisë së saj kombëtare. Dy janë cështjet që sensibilizojnë aksionin e politikës Amerikane:

Së pari, shpërdorimi i fondeve të taksapaguesve amerikanë nëpërmjet financimeve të USAID. Në materialet që qarkullojnë në Kongresin Amerikan janë edhe fondet prej 3.9 milion $ për organizatat LGBTQ për Ballkanin, dhe fondet 10 milion $ për East-West Management Institute për drejtësinë e re në Shqipëri, projekte të sponsorizuara nga Shoqëria e Hapur. Ka informacione që fondet amerikane për Palestinën janë devijuar në projektet e Soros në Shqipëri, etj. etj. Duhet investiguar në thellësi shpërdorimi i fondeve të shtetit Amerikan, kanalizimi i këtyre fondeve në favor të veprimtarisë së Soros dhe përkrahja e tij direkte për regjimin e korruptuar Rama.

agim nesho

Sondazh

Poll
Editorial 27 Gusht 2025, 12:23 Agim Nesho

Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç

agim nesho TIRANË- Bashkimi Europian e ka parë Ballkanin Perëndimor si një rajon problematik, të cilin nuk e dëshironte brend...

Editorial 19 Gusht 2025, 14:16 le monde

Në Serbi, strategjia e frikës

Serbi SERBI- Pas nëntë muajsh protestash dhe demonstratash praktikisht të pandërprera, qeveria serbe ende nuk ka arritur të ndaloj...

Editorial 6 Gusht 2025, 10:32 Meri Lika

Gropa Thithëse

Meri Lika Të gjitha diktaturat kanë një rregull të pashkruar që zbatohet me përpikmëri nga diktatorët ose aut...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet