LIVE UPDATES
Editorial

Qeveria 0900

Ky vulagaritet dhe perversitet dje u shpalos me shumë krenari në parlamentin shqiptar kundrejt një nëne, nga Taulant Balla. Ajo që ndodhi dje në Kuvend nuk mund të quhet më debat por një degjenerim i plotë i pushtetit. Këta që qeverisin nuk janë duke drejtuar një shtet por një bandë rrugaçësh të cilët kanë zaptuar karriget e një vendi i cili duhet të shfaqte inteligjencë, dhe kulturë.

6 Mars 2026, 13:28 Nga Meri Lika
Qeveria 0900
Meri Lika

Në vitet 2000, ndoshta edhe pak më përpara, në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë numrat me prefiks 0900 janë përdorur masivisht për shërbime argëtimi për të rritur (linja erotike). Sot këto formate numrash janë pothuajse të zhdukur, por në memorien tonë kolektive ato kanë ngelur si simbol i vulgaritetit dhe perversitetit erotik.

Ky vulagaritet dhe perversitet dje u shpalos me shumë krenari në parlamentin shqiptar kundrejt një nëne, nga Taulant Balla. Ajo që ndodhi dje në Kuvend nuk mund të quhet më debat por një degjenerim i plotë i pushtetit. Këta që qeverisin nuk janë duke drejtuar një shtet por një bandë rrugaçësh të cilët kanë zaptuar karriget e një vendi i cili duhet të shfaqte inteligjencë, dhe kulturë.

Në fakt jam duke kërkuar një gjë të pamundur, kur në parlament janë ulur zeqineizma e saraisizma që shfaqin vetëm soisëzllëkun e tyre. Në zonën tonë është një shprehje që thotë se sojlliu mbetet sojlli e sojësëzi mbetet në llumin e tij. Kështu edhe kjo qeveri nuk mund të dalë nga të qenit sojësëz.

Përdorimi i këtyre mjeteve është një përpjekje për të turpëruar dhe heshtur kundërshtaret duke goditur dinjitetin e tyre femëror. Kjo tregon një mendësi "shpellare" të cilën nuk e fshehin dot as kostumet apo orët e shtrenjta që reklamon Taulanti me të shoqen e tij.

Në fakt ajo që më shqetësoi më shumë nuk ishte degjenerimi taulantballist, por më shqetësuan thellësisht ato zonjat delikate irisluarasiste që nga mëngjesi në darkë shfaqen si mbrojtëse të grave dhe që gjoja luftojnë për to, por që rrinë krejt indiferente kur nënës së dy vajzave i drejtohen këto ofendime.

Është e turpshme të shohësh se si këto figura, që e vetmja gjë që kanë bërë dhe i kanë ofruar shoqërisë është ngritja e figurës së tyre me projekte për "fuqizimin e gruas", dhe kur dhuna ndaj grave ndodh përpara syve të tyre, ato pësojnë një amnezi totale sapo agresori mban veshur kostumin e pushtetit. Kur bëhet fjalë për të sulmuar ndonjë qytetar të thjeshtë apo kundërshtar të qeverisë, ato bëhen "luanesha" të feminizmit. Por kur Taulant Balla e kthen Parlamentin në një kabinë të linjave erotike, Iris Luarasi dhe shoqet e saj zhyten në një heshtje komode.

Kjo heshtje vërteton se kauza e tyre nuk është dinjiteti i gruas, por shërbimi ndaj oborrit. Ato nuk janë mbrojtëse të grave, por thjesht mekanizma propagande që përdoren për të lyer me fondotinta fytyrën e pistë të një regjimi gllabërues.
Heshtja e tyre është po aq fyese sa fjalët e Ballës, sepse tregon se parimet e tyre kanë një çmim dhe ky çmim paguhet nga taksat tona.

Dhe pastaj pushteti...

Pas tre mandatesh dhe ndërkohë që po qeveris në mëndatin e katërt, mandate të cilat të gjithë e dinë se si janë “fituar”, kur kontrollon çdo institucion, kur ka në dorë drejtësinë, policinë dhe paratë, pushteti fillon të besojë se është mbi ligjin dhe mbi moralin. Ai tashmë ka filluar të besojë se qytetari është një qenie të cilin pushtetari mund ta fyej, ta vjedhë dhe ta nëpërkëmbë pa patur asnjë pasojë.

Sot unë jam me Albana Vokshin, sot jam e prekur njësoj si ajo. Jam me të, jo vetëm si shenjë solidariteti ndaj një gruaje që sulmohet në mënyrën më të ulët të mundshme, por jam me të sepse sulmi ndaj saj është sulm ndaj çdo zëri që guxon të jëtë kundër këtij pushteti.

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 21 Shkurt 2026, 10:29 Lutfi Dervishi

Gazi lotsjellës nuk është deodorant!

20 shkurt! Ora 20:23! Ura e Elbasanit mbushur me policë. Mbi 100 forca! Rreth 30 gazetarë dhe kameramanë! Dy makina ujehedhese! Asnje protestue...

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!