LIVE UPDATES
Editorial

Diplomacia Shqiptare një ornament i liderit global  

Aq pak mesazhe dhe e cekët ishte paraqitja e Ramës, sa edhe mediat më pro qeveritare kur bënë sintezën e fjalës së kryeministrit e përmblodhën në dy rreshta “Kryeministri foli për sukseset e diplomacisë që ambasadorët duhet ti shfrytëzojnë?!, mangësitë në diplomacinë ekonomike dhe se ambasadorët duhet të ngrihen më herët dhe të flejnë më vonë”!!!

8 Shtator 2025, 14:38 Nga Agim Nesho
Diplomacia Shqiptare një ornament i liderit global  
agim nesho

TIRANË- Pas zgjedhjeve të manipuluara dhe farsës së 11 Majit, cdo takim i Ramës me institucionet e shtetit Shqiptar duken qesharake, se është vetëm ai që përcakton dhe vendos funksionimin e tyre. Sot, në takimin vjetor të konferencës së ambasadorëve Shqiptarë, dukej i lodhur, i ezauruar në ide, pa humorin që i lind natyrshëm kur ndjehet i sigurtë. Aq pak mesazhe dhe e cekët ishte paraqitja e Ramës, sa edhe mediat më pro qeveritare kur bënë sintezën e fjalës së kryeministrit e përmblodhën në dy rreshta “Kryeministri foli për sukseset e diplomacisë që ambasadorët duhet ti shfrytëzojnë?!, mangësitë në diplomacinë ekonomike dhe se ambasadorët duhet të ngrihen më herët dhe të flejnë më vonë”!!!

Qesharake dhe e turpshme për një kryeministër kur raste të tilla njihen për domosdoshmërinë e shpalosjes së prioriteteve të politikës së jashtme të Shqipërisë në periudhën e ardhshme. Ai nuk tha asgjë as për situatën gjeopolitike sot në botë, as gjendjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe shkallën e funksionimit të demokracisë, nuk foli fare për Kosovën dhe politikat kombëtare në mbrojtje të sovranitetit të saj, ndalimit të ambicieve të nacionalizmit serb e deri te raportet e domosdoshme që duhen vendosur me SHBA dhe rolin e tyre në përpjekjen e ethshme të fuqive të tjera revizioniste që duan të ndryshojnë rendin botëror.

Por Rama duket që nuk ka cfarë të thotë, se protagonizmi i tij i tepruar e ka çorientuar politikën e jashtme të Shqipërisë dhe e ka kthyer Shqipërinë në një shtet klientelist që i shërben vetëm qëllimeve të pushtetit të tij.

Së pari, Rama e ka të vështirë të përcaktojë politikën e jashtme me SHBA-në, kur Administrata e Presidentit Trump është kritike me Ramën për kthimin e Shqipërisë në një platformë eksperimentale të politikave të Soros, të kapjes së drejtësisë dhe përdorimin e saj për qëllime politike; të kanabizimit të vendit dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar; të kthimit të Shqipërisë në një lavatrice për pastrimin e parave të pista e deri në problematikat që lidhen me fjalën e lirë dhe kontrollin e mediave. Dhe në vend për të reflektuar, Rama i trembur sot ka dalë në pararojë për të kritikuar SHBA-në si në takimin e Romës, ku deklaroi që “nuk presim të na mësojnë vende të tjera për sigurinë europiane”; në samitin e Bled-it ku u shpreh se “Europa nuk duhet ta lërë NATO-n pa një shtyllë kurrizore”, kur dihet që shtylla kryesore ka qenë dhe do të jetë SHBA. Për fatkeqësinë e kombit tonë, Rama ka mbetur peng i veprimtarisë korruptive të McGonigal dhe kërkon ta largojë orientimin nga SHBA, për të qenë i përgatitur për impaktin që shpejt a vonë do të vijë për të.

Së dyti, Rama nuk flet për Kosovën se vetë politika e tij ndaj cështjes kombëtare ka qenë ajo e një argati të Beogradit. Ai ka qenë bashkë-themelues me Vucic për Ballkanin e Hapur dhe ndryshimin e kufijve; ka mohuar Veriun e Kosovës si tokë e askujt për ti dhënë kartën Vucic për një konflikt të ngrirë në Veriun e Kosovës dhe rikthimin e cështjes për diskutim. Ishte e turpshme në samitin e Bled-it, kur Kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë flisnin për rrezikun e provokimeve të nacionalistëve serbë në Banjskë, ndërsa kryeministri ynë tallej me shqiptarët duke thënë se “ne jemi besnikë dhe kështu kemi qenë me Perandorinë Osmane, me Bashkimin Sovjetik, dhe kështu do të jemi edhe me Europën”. Me pak fjalë, merruni me mua, “një udhëheqës i madh për një popull të vogël”, se populli është turmë.

Por cilat ishin mesazhet e Ramës në takimin e Ambasadorëve:

- Së pari, Shqipëria ka fituar një respekt në arenën ndërkombëtare (nga lideri global Rama) dhe ushtarët diplomatikë duhet ta shfrytëzojnë. Këtu tregohet raporti real i një diplomacie të personalizuar me institucionin e diplomacisë që i shërben interesave të shtetit.

- Së dyti, integrimit europian i Shqipërisë i shpjeguar vetëm nga cilësia e ekipeve që punojnë për këtë gjë sesa përmbushja e kritereve për tu integruar. Për Ramën nuk ka më vëmendje për 2027 dhe mbylljen e negociatave sic premtoi, por vetëm për vizionin e Shqipërisë 2030.

- Së treti, për mosfunksionimin e diplomacisë ekonomike. Kjo lloj diplomacie nuk mund të funksionojë kur nuk ka një strategji të qartë për zhvillimin e vendit por i vetmi angazhim është turizmi. Nga ana tjetër koncesionet, mungesa e transparencës, dhënia e licensave pa garë të barabartë, tregon se ekonomia është pronë ekskluzive e pushtetit dhe klientëve të tij. Pjesa më interesante në këtë paraqitje ishte ngritja e nivelit të bashkëpunimit me vendet arabe, në të njëjtin nivel me BE, ku Shqipëria pritet të integrohet.

- Së katërti, evidentimi i shqiptarëve të suksesshëm në botë nga institucionet përfaqësuese shqiptare. Kjo gjithmonë mbetet në pjesën e demagogjisë për zotin Rama, dhe nevojën për të kaluar situatën. Pyetja shtrohet që këta shqiptarë të talentuar do ti shërbejnë interesave të vendit apo do të bëhen pjesë e enturazhit të Ramës dhe regjimit të tij. Ku janë gjithë ata shqiptarë të suksesshëm që Rama i ka përdorur? Duke filluar me Rudina Seserin, financieren e talentuar nga SHBA, ministren e informacionit Milena Harito që e mori nga Franca, e deri te deputeti i Dibrës i ardhur nga Londra, zoti Krashi, dhe shumë të tjerë të niveleve të dyta që kanë ikur menjëherë duke njohur këtë regjim të korruptuar dhe qesharak.

- Së pesti, politika e jashtme shqiptare ka mbetur peng vetëm e dukjes dhe e përgatitjes për samite. Rama insistoi sot për kujdesin që duhet të kemi për samitin e ardhshëm të NATO-s, por Shqipëria nuk mund të mbetet vetëm një “mazhordom” i përgatitjes së samiteve, si deri tani, por të prodhojë ide dhe shfrytëzojë samite për të realizuar politikat e saj kombëtare. Diplomacia Shqiptare ka humbur shansin e madh të saj dhe të pashfrytëzuar kur ishte anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB për cështjen e Kosovës.

Takimi i sotëm i Ramës me ambasadorët shqiptarë tregoi një kryeministër të lodhur dhe të çorientuar. Por takimi kishte një pikë kulminante që Rama po i tregonte “dhëmbët” Administratës Trump: Shpalosja e eksperiencës dhe orientimet që duhet të marrë diplomacia Shqiptare nga përfaqësuesi i Fondacionit Soros. A është kjo përkrahje për Alex Soros, apo goditje për politikat e Presidentit Trump?

Të qoftë për hajër … zoti Rama.

diplomacia shqiptare edi rama agim nesho

Sondazh

Poll
Editorial 1 Shtator 2025, 10:25 Agim Nesho

Kavaleria po vjen

Agim Nesho Në historinë e shteteve me eksperiencë të pakët në demokraci, shpesh vihen re fenomene negative që vijnë...

Editorial 27 Gusht 2025, 12:23 Agim Nesho

Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç

agim nesho TIRANË- Bashkimi Europian e ka parë Ballkanin Perëndimor si një rajon problematik, të cilin nuk e dëshironte brend...

Editorial 19 Gusht 2025, 14:16 le monde

Në Serbi, strategjia e frikës

Serbi SERBI- Pas nëntë muajsh protestash dhe demonstratash praktikisht të pandërprera, qeveria serbe ende nuk ka arritur të ndaloj...

Editorial 6 Gusht 2025, 10:32 Meri Lika

Gropa Thithëse

Meri Lika Të gjitha diktaturat kanë një rregull të pashkruar që zbatohet me përpikmëri nga diktatorët ose aut...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet