LIVE UPDATES
Editorial

Çfarë duhet të presim nga Donald Trump

Donald Trump që duhet t’i besojë mitit të Midës më shumë se cdo perëndie tjetër, shet bibla dhe fiton, shet këpucë dhe fiton , shet kitara dhe fiton, shet parfume fiton, shet ora fiton, shet kapele fiton natyrisht bashkë me to fiton dhe zgjedhjet.

20 Janar 2025, 12:38 Nga Ben Blushi
Çfarë duhet të presim nga Donald Trump
Ben Blushi

Në Greqinë e Lashtë ishte një mbret që quhej Mida, që kishte aftësinë të kthente në ar cdo gjë që prekte. Që atëherë prekja e tij e famshme u quajt Mida’s Touch apo Prekja e Midës. Donald Trump që duhet t’i besojë mitit të Midës më shumë se cdo perëndie tjetër, shet bibla dhe fiton, shet këpucë dhe fiton , shet kitara dhe fiton, shet parfume fiton, shet ora fiton, shet kapele fiton natyrisht bashkë me to fiton dhe zgjedhjet. Dje ai nxorri një kriptomonedhë që quhet Trump Meme Coin.

Brenda një ditë ajo u rrit me 10 mijë për qind. Deri kur Donald të jetë bërë Presdident, nesër në 20 janar, Trump memecoin mund të jetë rritur edhe tre herë më shumë sepse ajo është monedha private e Presidentit të Amerikës dhe askush nuk ka frikë se mund të falimentojë. Jo vetëm amerikanët, por të gjithë ne që deri dje kemi jetuar në një botë të rregulluar nga protokolli i ngurtë etik dhe limitet morale, nuk duhet të cuditemi se Presidenti i Amerikës shet këpucë, bibla dhe parfume grash dhe prodhon meme që mund të tregtohen duke e bërë të pasur edhe indianin më të varfër.

Trump Memecoin doli në datën 17 janar me cmimin 0.18 dollarë dhe tani që shkruaj shitet me 75 dollarë. Kjo do të thotë se nëse një indian i varfër ka investuar 100 dollarë sapo kjo meme u hodh në treg, tani ka 40 mijë dollarë, me të cilat një shqiptar në Librazhd mund të blente një shtëpi në atë qytet, pa bërë asgjë por vetëm duke ndjekur rrjetet sociale të Presidentit të Amerikës. Kjo është Mida’s Touch. Prekja e artë. Por aftësitë e dorës së këtij Mide modern nuk kufizohen vetëm tek artikujt që ai shet sepse Donald Trump nuk është vetëm një kinkaleri shëtitëse por është Presidenti i Amerikës vendit më të madh të botës. Me këtë fuqi, dy javë më parë ai i kërkoi izraelitëve dhe palestinezëve ta mbyllin konfliktin e Gazës para se ai të betohej si President.

Cuditërisht Prekja e Midës funksionoi sërish. Pas 50 mijë të vrarëve dhe një konflikti që desh shkaktoi një luftë botërore, Netanjahu dhe Hamasi bënë paqe dhe sot filluan të shkëmbejnë pengjet. Presidentit Biden nuk i mjaftuan dot 15 muaj për të arritur dicka që Trumpi e bëri për 15 ditë. Megjithëse Netanyahut nuk i ka pëlqyer fare marrëveshja që firmosi, ai u bind. Frika nga paparashikueshmëria e Donald Trumpit sot është ligj ndërkombëtar që ka zëvendësuar diplomacinë, ushtritë, bursat, parlamentet e botës dhe Kombet e Bashkuara.

Bota që kemi përpara i ngjan një dyqani të madh në të cilin hyjnë e dalin miliarda njerëz që duke llomotitur në tëitter mund të rrërzojnë qeveritë e tyre, mund të krijojnë parti nga asgjëja, mund të zvogëlojnë fuqinë e gazetave dhe televizioneve tradicionale apo mund të shkatërrojnë bankat duke blerë kriptomonedha. Vlera e artikujve që shitet në këtë dyqan, ku bashkë me Trumpin është edhe Elon Musk që sot shet makina elektrike dhe shumë shpejt do shesi robotë shtëpiakë që do lënë pa punë 40 në cdo 100 njerëz të këtij planeti, është sot më e madhe se tregu i naftës, armëve dhe ilaceve të marra së bashku.

Vetëm kaq mjafton për të kuptuar se përplasjet e reja globale nuk do jenë më për këto artikuj të vjetër. Naftës, armëve dhe ilacëve i ka ardhur koha të zëvendësohen, prandaj mund të mos ketë më luftë në Lindjen e Mesme, prandaj Ukraina do mbyllet si një treg i zi armësh dhe prandaj Donald Trump po e nxjerr Amerikën nga Organizata Botërore e Shëndetësië të cilën e akuzon si shkaktaren e pandemisë Covid, të sajuar bashkë me Kinën dhe demokratët që humbën zgjedhjet. Nafta për të cilën liberalët shkonin nëpër luftëra të gjata nuk i duhet më makinave elektrike, vaksinat e dyshimta që prodhonin aq shumë para në panik do ndalohen, sepse pandemitë do frenohen me marrëveshje me Kinën, ndërsa armët nuk sjellin më aq fitim sa monedhat virtuale dhe prandaj duhen mbajtur në depo.

Bota mund të kontrollohet në forma të tjera. Energjia elektrike, ilacet e reja, bioteknologjia dhe robotët janë armët që do fitojnë shumë shpejt cdo luftë. Ata që kundërshtojnë, në fillim do sulmohen me postime në faqen e Shtëpisë së Bardhë, pastaj me tarifa, pastaj me tëitter dhe në fund të këtij sulmi kaotik të organizuar, nuk ka gjasa të mos binden, kështuqë opsioni ushtarak duket shumë larg. Natyrisht kjo lloj bote që mund të ketë eksituar një indian të varfër dhe mund të ketë gëzuar një tifoz kriptomonedhash në Librazhd i ka frikësuar shumicën e liderave të botës të cilët panë se si kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau humbi punën pas pesë postimeve në të cilat Trumpi i drejtohej si guvernatori i shtetit të 51 të Amerikës.

Pa ardhur në detyrë Donald Trumpi i testoi fuqinë e tij në dy fronte. Ai rrëzoi një Kryeministër në detyrë, mbylli një luftë që dukej e pamundur të mbyllej kaq shpejt dhe prodhoi 200 milion monedha private të cilat deri tani i kanë dhënë më shumë se 7 miliard dollarë pasuri në tre ditë. Nëse Mida do ngrihej nga varri, pa dyshim do habitej se si dora e një amerikani me flokë të pakrehura mund të prodhonte më shumë magji se dora e tij e ngathët, e cila nuk i njihte teknikat e monedhave virtuale që sot vlejnë më shumë se monedhat e arit që mbante Mida poshtë krevatit, sepse atëherë nuk kishte banka. Por cështja është ku do ndalet dora e Donald Trump? Cfarë kërkon ai?

Pasuri, pushtet, kontroll absolut, ndryshim kufinjsh, një dinasti familjare, apo ndryshim të rregullave që mbajnë në këmbë rendin tonë, demokracinë pluraliste liberale që njohim. Ndoshta edhe në rendin e punëve që merr përsipër, pra në rreshtin e sendeve që kthen në ar, Donald Trumpi imiton pak Mbretin Mida. Ai nuk ka plan por ndryshon cfarë i del përpara. Nga prioriteti i tretë kalon tek i pari, pastaj nga i fundit tek i dyti, pastaj kthehet prapë tek e para sepse nuk është i kënaqur plotësisht, pas një dreke që ka ngrenë në Mar a Lago me Presidentin e cmendur të Argjentinës, ndërkohë që fliste në telefon me një investitor nga Dubai. Kjo lëvizje e pandërprerë i bëhet e ditur botës dhe administratës amerikane me postime të shkurtra, të cilat, kur diplomatët demode amerikanë i mësojnë në tëitter quhen politikë, ndërsa kur bankierët e hutuar i lexojnë në X quhet ekonomi.

Njëlloj si Mida, Donald Trump provon me biblat që shet dhe meqë ato i japin fitim kalon tek këpucët dhe meqë edhe ato sjellin fitim të madh shkon tek kitarat, pastaj prek ndonjë rrjet social e shndërron edhe atë në fuqi ari dhe pasi mbarojnë sendet kalon tek vendet dhe natyrisht në listën e këtyre halleve të trashëguara i pari është gjithmonë Izraeli. Kur shikon që edhe në Izrael fiton, kalon tek Kanadaja, pastaj me rradhë te Groenlanda, ndoshta më vonë Anglia dhe ku i dihet edhe ndonjë vend tjetër, pa harruar Evropën të cilën Trumpi e përcmon aq shumë si dicka të ndotur dhe prandaj ka vendosur ta transformojë pa e prekur fare me dorë sepse sipas tij ajo nuk e meriton prekjen e tij magjike.

Lista e sendeve dhe vendeve është e gjatë dhe kënaqësia që të jep shndërrimi i tyre në dicka që nuk janë, është e papërshkrueshme dhe e papërballueshme. Ata që e njohin Donald Trump, thonë se i vetmi tipar absolut i natyës së tij, është pararashikueshmëria e tij absolute. Si një qenie me shumë vese të njohura ai është perfekt vetëm kur bën gjëra të panjohura. Katër vjet më parë ai ishte një armik i madh i cryptomedhave. Sot është një prodhues kriptosh dhe një tregtar i zellshëm memesh virtuale me të cilat mesa duket merret shumë në kohën e lirë që pritet të jetë edhe më e bollshme, pasi të mbyllet Gaza dhe Ukraina. Një vit më parë, tha se do mbyllte tik tokun,por tani duket sikur do ta tolerojë si një monedhë shkëmbimi në tregun e hapur të Taiwanit si dhe në atë të pandemive me të cilat Kina e kërcënon sa herë që ai i vendos tarifa të larta hyrjes së mallrave kineze në Amerikë.

Por nëse Trumpi, i cili duket sikur do ti zgjerojë kufijtë shtetërorë të Amerikës pa ushtri, por me presion financiar dhe shtrëngim ekonomik sic po bën me Kanadanë, Panamanë dhe Groenlandën kjo do të thotë se Kina dhe Rusia do tolerohen të bëjnë të njëjtën gjë në zonat ku ata jetojnë. Prandaj bota e viteve që vijnë nuk është cudi të rigrupohet. Nëse Amerika gëlltit Kanadanë dhe Groenlandën, natyrisht Rusia do marri një pjesë të Ukrainës ndoshta Moldavisë dhe pse jo Gjeorgjisë, duke u afruar edhe me shumë me Evropën nga e cila nuk ndahet dot edhe pse Amerika paratrump e ka ndarë me luftë dhe me konflikte shpesh të sajuara. Sot duket e pamundur, por forcimi i Kinës, rigrupimi i Kanadasë, Australisë dhe ndoshta Anglisë përreth Amerikës, në një të ardhme jo shumë të largët mund ta bashkonte Rusinë me Evropën duke krijuar një hapësirë aq të madhe dhe të pasur saqë mund të kthente këtë kontinent të lodhur dhe të varfër në një superfuqi modeste.

Megjithëse po fiton luftën në Ukrainë, Rusia është gjithnjë e më e dobët dhe luftërat e ardhshme teknologjike ajo nuk i fiton dot më. GDP e saj është më e vogël se GDP e Italisë ndërsa rënia e pakthyeshme demografike do ta barazojnë këtë vend të plakur me popullsinë e Gjermanisë dhe Francës për 20 vjet. Kjo fantazi të cilën bota plot ngjyra e Donald Trump e nxit edhe më shumë, mund të zgjatej pa fund dhe kështu vendet arabe mund të rigrupohen rreth Arabisë Saudite, ato aziatike rreth Kinës që i mban mirë satelitët e vet, republikat stan përfshi Azerbaixhanin mund të rigrupohen rreth Turqisë të cilës Trumpi i njohu kontrollin e Sirisë, pa folur këtu për vendet muslimane të Azisë të cilat nuk do qëndronin dot nën hijen e rëndë të Indisë por do rigrupoheshin rreth Pakistanit që në vitin 2050 do ketë 380 milion banorë ndërkohë që Evropë do ketë 400 milion.

Lista e spekullimeve në këtë rast është shumë e gjatë dhe asaj mund ti dedikohej një roman fantastiko shkencor por e sigurt është se epoka Trump e kërcënon seriozisht konceptin e shteteve kombe të cilat i rezistuan kohës për afro 200 vjet që nga revolucionet e viteve 1848 në Evropë. Shtetet kombe që njohim po e humbin fuqinë e tyre cdo ditë. Ato janë të varfëra, të vogla, të pafuqishme, të braktisura dhe të lodhura nga gjurmët që perandoritë kanë lënë mbi territorin e tyre. Ato nuk kanë më para për të blerë teknologji të shtrenjtë, për të paguar pensionistët e tyre që janë shumica e popullsisë dhe për të mbrojtur kufinjtë me ushtri. Egzistenca e tyre është plotësisht e rrezikuar.Në kuptimin ushtarak ato i ngjajnë një pistolete të ndryshkur, në kuptimin ekonomik një karroce që duhet ta shtysh.

Evropa është e mbushur me shtete të tilla që sot duken të panevojshme dhe pas disa dekadash nuk do kenë më asnjë kuptim. Dikur ato kanë qenë bashkë, por nevoja e popujve për të rrëzuar monarkitë e lodhura i ndau në pjesë të vogla. Por kohët ndryshojnë dhe perandoritë po rikthehen në një formë tjetër. Në disa raste në formën e kompanive dhe jo të shteteve. Peradoritë tani janë private. Ato kanë monedhat e reja kripto që po ja marrin bankave, kanë teknologjinë e informacionit, të makinave elektrike dhe shumë shpejt do kenë në dorë gjithë fuqinë punëtore sepse do prodhojnë robotët që do zëvendësojnë afro 40 për qind të fuqisë puntore të botës për 100 vjet. Sapo jemi futur në kohën e demokracive teknologjike apo te teknodiktaturave të cilat do ndryshojnë shumë shpejt hartën e botës duke nisur nga tregjet.

Sot një vend si Polonia e ka prodhimin e brendshëm më të vogël se Kompania Apple. Shumë shpejt, Tesla mund të kapërcejë prodhimin e një vendi si Franca, ndërkohë që kompania e famshme daneze që prodhon Ozempicun, apo ilacin që dobëson gjithë pasanikët e botës, përbën shumicën e volumit të eksportit të Danimarkës dhe meqë ra fjala, po i bën presion qeverisë së këtij vendi mos i bëjë rezistencë Trumpit për Groenlandën, sepse tarifat e e tij të pamëshirshme mund ta falimentojnë. Por Danimarka nuk është i vetmi shtet që mund të lëshojë territor për llogari të interesave të kompanive të mëdha. Në të ardhmen do jenë kompanitë e mëdha që do vendosin për fatet e popujve dhe demokracive tona të brishta të cilat nuk patën asnjeherë kohë të konsolidohen në mënyrë përfundimtare.

Kjo është bota që i përlqen Donald Trumpit. Ai do ishte i lumtur ta drejtonte botën me kompanitë e veta dhe të miqve të vet dhe jo me diplomatët apo gjeneralët amerikanë numrin e të cilëve do e shkurtojë. Një nga argëtimet më të mëdha të kohës sonë duhet të jenë darkat e tij në hotelin Mar a Lago në Florida ku me siguri cdo natë rrëzohen qeveri, ndërtohen resorte, krijohen monedha, zhvendosen popuj,pushtohen ishuj të mëdhenj,sajohen referendume apo zbulohen miniera litiumi poshtë konflikteve që ende nuk kanë nisur. Me siguri në një nga këto darka, Elon Musk është zotuar ta rrëzojë Kryeministrin anglez dhe me siguri do tia arrijë brenda këtij viti,pasi qeveria socialdemokrate gjermane të ketë rënë për shkak të dobësisë së vet si dhe postimeve të tij cinike në X.

Nën shembullin e Donald Trump i cili ditën e dytë pas betimit do fillojë një fushatë deportimi pra largimi të shumë emigratëve të paligjshem nga Amerika edhe Evropa do bëjë të njëjtën gjë sepse ajo mezi po pret një sinjal. Atëherë kampi italian i Shëngjniit do duket një lluks sepse qeveritë e reja gjermane,hollandeze dhe më vonë edhe angleze e franceze nuk do ti rezitojnë dot presionit të brendshëm të qytetarëve vendas që do shohin cfarë ndodh në Amerikë. Gradualisht liberalët në Evropë do pakësohen, do dobësohen dhe grupe të tjera politike do i zëvendësojnë ata. Më të fortët do bëhen edhe më të fortë dhe më të dobëtit do bëhen edhe më të dobët. Prandaj rigrupimet e popujve të vegjël dhe shteteve të pafuqishme do jenë moda e re e botës.

Demokracia do jetë e pamjaftueshme për të garantuar barazi, liri dhe siguri. I vetëm nuk jeton dot në këtë botë kaq të egër ku dyqanin më të madh e ka Presidenti i Amerikës i cili ka zëvendësuar tregun e lirë me lirinë për të blerë në tregun amerikan. Nëse deri tani nuk është kuptuar se cfarë na pret, cka nuk është fare tragjike por sipas meje ishte e domosdoshme, seicili nga ne duhet të imitojnë atë tifozin entuziast të kriptove nga Librazhdi i cili e përdori pensionin e tij prej 100 dollarësh për të blerë monedhën e Donald Trumpit dhe kështu fitoi për tre ditë 40 mijë dollarë që në kushte të tjera do ti duheshin 33 vjet ti fitonte.

Cfarë bote e mrekullueshme. Do doja dhe unë të isha një pensionist nga Librazhdi që beson me të drejtë se varfëria që prodhoi demokracia e djeshme, mund të kthehet në pasuri përmes lirive të panjohura të së nesërmes. Prandaj ia vlen ta shijojmë sepse sic do thoshte me të drejtë, pensionisti nga Librazhdi, në fund të fundit vetëm 100 dollarë kemi për të humbur, të cilat mezi i kursyem nga bota e shëmtuar e
deridjeshme.

ben blushi

Sondazh

Poll
Editorial 16 Janar 2025, 12:42 Meri Lika

Demokracia qenka rrezik?

meri lika TIRANË- Në vitin 2022, kur termi i primareve u bë kryefjalë e ditës, kam shkruar një artikull ku, modestisht,  ...

Editorial 16 Janar 2025, 10:55 Ditmir Bushati

Ndryshimi i lojës

foto ilustruese TIRANË- Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë kthese në historinë...

Editorial 8 Janar 2025, 19:05 Meri Lika

Tregu i gabit

meri lika TIRANË- “Hajdeni se u hap dëngu!” Kjo shprehje, për të gjithë, është shprehja e famshme e shitjev...

Editorial 27 Dhjetor 2024, 09:08 Meri Lika

Komploti

Meri Lika TIRANA- Veliaj u thirr për herë të dytë nga SPAK, por ndërkohë që herën e parë ai thjesht na tregoi ...

"Pse Dumani nuk heton Veliajn?"/ Meta: Në prag të çdo zgjedhjeje Rama premton mashtrime të reja

"Pse Dumani nuk heton Veliajn?"/ Meta: Në prag të çdo zgjedhjeje Rama premton mashtrime të reja

"U vendosa në arrest me urdhër të Ramës"/ Berisha: Krimin, prokurorinë e gjykatat i kemi kundër

Berisha bën ftesë për bashkim: Ju garantoj se PD po bën gjithçka për frontin më të gjerë opozitar

Berisha: Trump ia preu kokën gjarprit të Sorosit! Nuk fiton kush më shumë nga kjo se ne shqiptarët

Berisha: Pas 11 majit, çdo pensionist do marrë të paktën 200 euro. Rroga mesatare do jetë 1200 euro

“Pas zgjedhjeve do ta paketojmë te McGonigal!" Berisha në protestë: Ramën e ka tmerruar programi ynë

Berisha: Ahmetaj u tha shqiptarëve se kryeministri dhe qeveria funksionojnë si organizatë kriminale

"Në Gjermani mezi po presin fitoren e PD!" Berisha: Menduan se do na trembnin, por gabuan rëndë

Berisha në protestë: Ne kthyem në hi ëndrrën e Ramës dhe Soros për një Shqipëri pa opozitë

"Një vit më parë kam folur në protestë si i burgosur politik",Berisha:Në pak kohë,ne kemi bërë shumë

Flet në protestë/ Meta nga burgu: Ahmetaj tregoi aferat e Ramës, bujqësinë e ka futur në humnerë

"Dhurojnë toka të bregdet për të bërë resorte luksi"/ Duka:Kjo qeveri mbulon abuzimet me propagandë!

"Sot qeveria tallet me pensione qesharake!" Mediu në protestë: Ne nuk jemi këtu për pushtet

Garo: Jemi këtu për t’i dalë zot Shqipërisë, për të treguar se ka ardhur koha e ndryshimit të madh

Berisha lë selinë blu, i bashkohet qytetarëve në protestën para kryeministrisë

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur këtë të keqe

Berisha: Një kryeministër që pi një shishe vere 33 mijë euro duhet nxjerrë me lecka

Berisha: Rama është bir shpirtëror i Sorosit, bashkë me Lindën zbatuan doktrinën e tij çnjerëzore

Berisha: Ftoj çdo parti që ndihet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes

Rama: Shqipëria është zgjedhur të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027

Rama batuta me bankierët: Ky është një rast i artë që të pretendoni një biletë për në parajsë

Rama: Patëm zhvillim artistik në 95-96, që prodhoi katastrofën e 1997

Rama: Paketa e Maleve do të sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin!

Rama: Kemi vendosur një objektiv! Në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro

Rama: Është krijuar një industri këtu në këtë Somalinë tonë që sjell 4.5 mld të ardhura

Rama u përgjigjet komentuesve për çmimet e larta: Ajo që ne bëjmë është të rrisim fuqinë blerëse

Do të largohet nga pushteti? Rama: S’kam ndërmend ta lë këtë punë

Protestat kundër Veliajt/ Rama vijon ironitë me opozitën: Janë bërë si hudhër te Bashkia e Tiranës!

Rruga e Arbrit/ Rama-komentuesve: Mos më kërkoni datë, ai tunel më ka bërë supersticioz

"Për ata që thonë nuk ka bukë, shkoni pyesni!" Rama-komentuesve: Biznesi i vogël ka 0 taksë

Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Rama: Sajesë që mori rrugën nga kua, kua-të e kënetës!

Ideja për krijimin e shtetit Bektashi, Rama: Do të themelohet aty tek ai territori i vetëm që ka

"Unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj"/ Ramës nuk i del e keqja me opozitën

Zgjedhjet parlamentare/Rama thirrje Diasporës: Regjistrohuni për të votuar, procesi është i thjeshtë

"Është ëmbëlsira e të gjithëve"/ Rama thumbon Lulzim Bashën: Ku je o Lul se sa herë të kujtoj ty

"Turizmi, industri që prodhon 4.5 mld të ardhura"/ Rama flet me shifra: Shqiptarët që 'nuk kanë bukë

Samiti "Pact of free cities" në Tiranë, Rama: Kjo aleancë është e dosmosdoshme

A do tërhiqet nëse ia kërkojnë ambasadorët e SHBA?/ Berisha: Këto eksperimente janë bërë

Si mund ta mbrojë PD votën e diasporës?Berisha:Po i ndjekim të gjitha përpjekjet e tyre për të blerë

Berisha i përgjigjet Ramës: Do t’i rrisim pensionet nonstop kur të jemi në pushtet!

"Negociata me PL vazhdojnë"/ Berisha: Fitorja e PD vjen nga vota e shqiptarëve!

Berisha: I thashë Donald Lu se paratë e amerikanëve po përdoreshin kundër PD-së

Vota e diasporës/ Berisha i prerë: Nuk lejojmë asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti ynë

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Kjo do jetë protesta e fitores! Opozita nuk ndalet më

Berisha: Kanë sjellë me urgjencë ligjin për Delina Ficon tani që sekretari Rubio pezulloi fondet

Berisha: Kur të plotësohet administrata e re, do nis lobimin për heqjen e non-gratës!

"Rama do të mbyllë Tik Tok-un se nuk duron kritikat!" Berisha: Media vizive marrin lista me emra

Berisha: Falënderoj kancelarin e ardhshëm për ftesën, mbështetja e CDU është nxitje për fitoren e PD

Berisha: Me PD-në në pushtet nuk do ketë emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë