LIVE UPDATES
Editorial

Burgosja e opozitës, premtimi për mandatin e katërt të Ramës

Kur Bardhi bëri një kërkesë që SPAK të rihapë dosjen Xibraka për të hetuar çfarë, pa asnjë arsye, nuk u hetua në 2015, Edi Rama e quajti frikacak, që nuk ka bërë kallëzim se i druhet dënimit për kallëzim të rremë.

12 Janar 2025, 13:31 Nga Enton Abilekaj
Burgosja e opozitës, premtimi për mandatin e katërt të
Enton Abilekaj

TIRANË- Tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallëzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë”.


Është më shumë se një kërcënim për Gazment Bardhin. Në fakt është parashikimi i të ardhmes së tij dhe më pas të kujtdo që do të guxojë të denoncojë Ramën apo të afërmit e tij. Është vendosja e një regjimi autokratik të ngjashëm me monarkitë, ku akuzat për Monarkun të çojnë në burg.


Që kur Gazment Bardhi doli me akuzën për vëllain e Kryeministrit të përfshirë në dosjen Xibraka, ai e priti me kundërakuza dhe kërcënime. Kur Bardhi bëri një kërkesë që SPAK të rihapë dosjen Xibraka për të hetuar çfarë, pa asnjë arsye, nuk u hetua në 2015, Edi Rama e quajti frikacak, që nuk ka bërë kallëzim se i druhet dënimit për kallëzim të rremë. Pastaj kur Salianji u dënua pa bërë kallzim, për kallëzim të rremë, Kryeministri fërkoi duart publikisht për precedentin skandaloz të Drejtësisë së telendisur dhe paralajmëroi Gazment Bardhin po publikisht, se do përfundonte si Salianji.


Deri dje, kur prokurori që falsifikoi ngjarjen e rëndë të Elbasanit, bëri një deklaratë politike të pakërkuar, për ripezullimin e dosjes Xibraka, sepse nuk po gjente asnjë lidhje të Olsi Ramës me autorët e dënuar.


Nga ky gur i hedhur me porosi, u nis orteku i Edi Ramës, ditën e diel, kur e gjithë vëmendja ishte tek ai. Me gjuhën abuzive të zgjedhur për të fshehur abuzimin e rëndë të fakteve por më shumë të pushtetit, lëshoi kërcënimin për Gazment Bardhin.


Që dje deri sot kishte shumë për të folur, edhe për aktin e prokurorit falsifikator. Mund të thuhej se vetë Olsi Rama e ka pranuar se kishte lidhje me pronarin e makinës që u kap në Xibrakë. Këtë dëshmi e ka bërë në SPAK përpara prokurorit, sipas vetë Olsi Ramës. Pse prokurorit i rezulton që nuk ka asnjë lidhje kur vetë Olsi pranon të kundërtën?


Një Drejtësi e kontrolluar politikisht nuk gjykohet nga këto detaje, por sado e telendisur të jetë, mund të ruajë fasadën. Kur nuk kujdesen as për fasadën, është shenjë se ndërtuesi i fasadave e ka me urgjencë. Atij i duhej ai njoftim aq trashë sa u shkrua, prokurori aq politik sa u shfaq, që tē justifikohej shfaqja e sotme, përshkrimi i të ardhmes që ai i ka përgatitur Shqipërisë, duke konfirmuar të tashmen.


Ramës i duhej ai shërbim i ndyrë i SPAK, që askush të mos e ketë më iluzionin se në ato dyer mund të gjejë Drejtësi përballë pushtetit dhe mbi këtë siguri të paralajmëronte burgosjen e Gazment Bardhit dhe hapjen e burgut për këdo që në të ardhmen do guxojë të flasë kundër tij. Pasi siguroi themelet e monokracisë, që ngjan po aq e frikshme sa pikturat e tij, po përgatit tashmë një të ardhme akoma më të frikshme, akoma më diktatoriale, akoma më totalitare. Me drejtësinë si kamzhik, me mediat si make up dhe me votimet e paravendosura si burim, pushteti i tij premton më shumë ndëshkim, piktura tjetër do të jetë ajo e Shqipërisë pa opozitë reale, pa media reale. Ajo pikturë që nisi me Mcgonigalin në 2017, por pësoi disa anomali gjatë rrugës.

opozita rama

Sondazh

Poll
Editorial 8 Janar 2025, 19:05 Meri Lika

Tregu i gabit

meri lika TIRANË- “Hajdeni se u hap dëngu!” Kjo shprehje, për të gjithë, është shprehja e famshme e shitjev...

Editorial 27 Dhjetor 2024, 09:08 Meri Lika

Komploti

Meri Lika TIRANA- Veliaj u thirr për herë të dytë nga SPAK, por ndërkohë që herën e parë ai thjesht na tregoi ...

Editorial 19 Dhjetor 2024, 08:58 Meri Lika

Më shumë dashuri për Nancyn e ngarkuar

meri lika TIRANË- Lajmërim, lajmërim Ambasada Amerikane më në fund u bë e gjallë. Epo në ditët e fundit t...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet