LIVE UPDATES
Editorial

Absurdi i Shtetit privat të Edi Ramës

I vetmi akt pavarësie që mund të tregonte Ilirjan Celibashi, ishte që të pranonte kërkesën e Belerit për të marrë pjesë në seancën ku diskutohej heqja e mandatit, të cilin as nuk e kishte marrë. Për të mos e vonuar seancën e dytë më shumë se 24 orë, administrata e KQZ e çoi urgjent shkresën në Drejtorinë e Burgjeve dhe këta e dhanë lejen menjëherë. Në më pak se 24 orë, Fredi Beleri mori leje për të dalë nga burgu për të shkuar në një seancë të KQZ ku edhe mund të mos ishte.

5 Korrik 2024, 12:25 Nga Dosja.al

Absurdi i Shtetit privat të Edi Ramës

Absurdi i shtetit personal të Edi Ramës, u shfaq më qartë se kurrë në aktin e fundit të telendisjes së institucioneve. Të nxitur nga Partia Socialiste, pas vendimit të Apelit të GJKKO, Beleri u quajt fajtor në procesin e montuar nga Edi Rama. Përfaqësuesi Ligjor në KQZ, në dy ditë seancë, i tregonte Komisionerit Zgjedhor se si të vepronte, ndërsa stafi teknik ishte totalisht nën urdhërat e tij.

I vetmi akt pavarësie që mund të tregonte Ilirjan Celibashi, ishte që të pranonte kërkesën e Belerit për të marrë pjesë në seancën ku diskutohej heqja e mandatit, të cilin as nuk e kishte marrë. Për të mos e vonuar seancën e dytë më shumë se 24 orë, administrata e KQZ e çoi urgjent shkresën në Drejtorinë e Burgjeve dhe këta e dhanë lejen menjëherë. Në më pak se 24 orë, Fredi Beleri mori leje për të dalë nga burgu për të shkuar në një seancë të KQZ ku edhe mund të mos ishte.

Për më shumë se 1 vit, nuk mori dot leje të bënte betimin për mandatin që i dhanë votuesit. Për më shumë se një vit, SPAK, GJKKO, Drejtoria e Burgjeve, e quanin të rrezikshme daljen e Belerit për të bërë betimin. Rreziku ishte aq i madh sa të sfidonte votën, deri sot. Kur u pa se leja jepej për më pak se 24 orë. Nuk ka leje për ta marrë mandatin, po ka leje për ta dorëzuar.

Ndërsa Beleri që për herë të parë foli jashtë burgut, si eurodeputet, e pranoi se mandati i ka humbur dhe përfaqësuesi i PS, vazhdonte të kujdesej që Celibashi të mos dilte nga rendi i ditës, u kuptua që ligji për dekriminalizimin, në fakt nuk e parashikon rastin e Belerit. Në ligj janë parashikuar dënimet e mëparshme, jo gjatë mandatit, por nxitimi i PS; e kishte vënë kryemomisionerin përpara detyrimit për të marrë një vendim të shpejtë. Dhe Celibashi, duke pranuar se ligji nuk mund ta ndihmonte për t’i hequr mandatin Belerit, e nënkuptoi nenin që mungonte dhe vendosi siç kërkoi Partia Socialiste. Edhe KQZ u vetërrëzua si institucion, në shërbim të urdhërit të Ramës, por problemi është si do të ndodhë procesi i heqjes së një mandati që nuk ekziston.

Fredi Beleri nuk e mori dot mandatin, luftoi për të bërë betimin, që ta bënte funksional, por nuk e lejuan. Cilin mandat i hoqi sot KQZ? A nuk duhet ta merrte më parë? Në këtë shtet absurd, shpjegimi më i saktë ligjor është ai i Celibashit: gjërat shkuan si shkuan deri këtu.

Akti i fundit mbaroi, tani në zgjedhje për të votuar kandidatin e Edi Ramës. Nëse kandidati i opozitës do guxojë të fitojë, e di se çfarë e pret.

ilirjan celibashi fredi beleri

Sondazh

Poll
Editorial 1 Korrik 2024, 19:43 Ben Blushi

Për Ismail Kadarenë

Ismail Kadare TIRANA- Ismail Kadare kishte dhuntinë të përshkruante bukur edhe gjëra të shëmtuara dhe kjo e bëri at...

Editorial 1 Korrik 2024, 14:35 Enton Abilekaj

Ikja e fundit e Kadaresë

Enton Abilekaj Nuk ishte shenjë e pakuptueshme, për fat të keq nuk ishte as një trill poetik me dy kuptime. Këtë herë Is...

Editorial 26 Qershor 2024, 13:42 Sonila Meço

Ata mbeten vrasës

Sonila Meco Pyetja e dytë, pas së parës “sa rrezik ka për jetën?” qe: “Po si dreqin u krijua kjo masë?&rdqu...

Editorial 13 Qershor 2024, 10:40 Ditmir Bushati

Kush do ta drejtojë Europën?

Foto ilustruese BRUKSEL- Zgjedhjet për në Parlamentin Europian shoqërohen gjithnjë me pyetjen se kush do ta drejtojë Europën,...

Editorial 4 Qershor 2024, 17:28 Enton Abilekaj

Zemërimi i Edi Ramës

Enton Abilekaj Pa u bërë akoma 3 ditët e shenjta të harresës, Edi Rama doli sot me një autoregjistrim për të th&eu...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj