LIVE UPDATES
Editorial

Ikja e fundit e Kadaresë

Sapo ishte themeluar romani modern shqiptar, me një sukses ndërkombëtar që askush nuk mund ta mendonte. Ismail Kadare sapo kishte hipur në një piedestal që nuk kishte diktaturë ta rrëzonte. 

1 Korrik 2024, 14:35 Nga Enton Abilekaj
Ikja e fundit e Kadaresë
Enton Abilekaj

Nuk ishte shenjë e pakuptueshme, për fat të keq nuk ishte as një trill poetik me dy kuptime. Këtë herë Ismail Kadare iku përgjithmonë, në heshtje, në humbellën e përjetësisë. Kur “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u bë qytetari i parë i botës nga Shqipëria, që nderohej dhe respektohej më shumë se gjithë bashkëkohësit, autori i tij gjithashtu i kaloi kufijtë e egër të diktaturës komuniste. Sapo ishte themeluar romani modern shqiptar, me një sukses ndërkombëtar që askush nuk mund ta mendonte. Ismail Kadare sapo kishte hipur në një piedestal që nuk kishte diktaturë ta rrëzonte. 

Nga ai piedestal u lëshuan ‘Pallati i Ëndrrave’,’ Ura me tri harqe’, ‘Kush e solli Doruntinën’, por edhe ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’, ‘Koncert në fund të dimrit’, ‘Shqiponjat Fluturojnë lart’. Ishte edhe shkrimtari që diskretitonte sistemin edhe ai që glorifikonte Enver Hoxhën. Ngritja në piedestalin e imunizuar nga njohja ndërkombëtare, nuk e shndërroi dot në ndërgjegjen e Kombit, afirmimi në Perëndim nuk e bëri dot lajmëtarin e demokracisë. Ai mbeti thjesh shkrimtari i madh brenda sistemit komunist, ai që e shikonte të keqen te ‘Pallati i Ëndrrave’, por shpëtimin te ‘Kreu i Pallatit’, ai që demaskonte ‘Pashallarët e Kuq’, për t’ja lehtësuar liderit gjakatar prerjen e kokave. 

I pakuptueshëm për ata që prisnin që vrasësi i realizmit socialist, të ishte i pamëshirshëm edhe me diktaturën, por i pazëvendësueshëm për ata që kënaqeshin duke lexuar shqipen në shkallën më të lartë.  Ismail Kadare nuk u bë hero as kur paralajmeroi “shenjën e pakuptueshme” të ikjes nga Shqipëria në kohën kur komunizmi po jepte shpirt. Nuk qëndroi për t’i dhënë një dorë studentëve, nuk rrezikoi të përdorte autoritetin absolut për të udhëhequr rrëzimin e sistemit dhe ndërtimin e një shteti të ri. Nuk pranoi asnjëherë ftesat për t’u bërë President, për të trukuar qeveritë e tranzicionit të zhytura në korrupsion, megjithatë nuk foli kurrë hapur kundër, as në demokraci. Shkrimtari i madh nuk ishte intelektuali i angazhuar, por qytetari privat, që e quante të mjaftueshëm kontributin që jepte për shpirtin e kombit. 

Ai nuk bëri më shumë se sa të ishte një shkrimtar i përmasave botërore dhe ta çonte letërsinë shqipe në çdo shtëpi të botës. Ky është kontributi i pakohë, që do ta sfumojë dëmin e përkohshëm, panegjirizmin enverist që krijoi në poezi dhe në prozë me talentin e pakrahasueshmën, duke i bërë lexuesit ta duan më shumë diktatorin dhe diktaturën. Deri në ikje i qëndroi besnik vetes, me letërsinë e madhe dhe privatësinë e vogël dhe komode, që nuk u pëlqen atyre që kërkojnë edhe idenë, përtej temës dhe zhvillimit te romani i jetës së gjeniut. Ai ishte kundër tipikes dhe iku atipik.

ismail kadare enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 26 Qershor 2024, 13:42 Sonila Meço

Ata mbeten vrasës

Sonila Meco Pyetja e dytë, pas së parës “sa rrezik ka për jetën?” qe: “Po si dreqin u krijua kjo masë?&rdqu...

Editorial 13 Qershor 2024, 10:40 Ditmir Bushati

Kush do ta drejtojë Europën?

Foto ilustruese BRUKSEL- Zgjedhjet për në Parlamentin Europian shoqërohen gjithnjë me pyetjen se kush do ta drejtojë Europën,...

Editorial 4 Qershor 2024, 17:28 Enton Abilekaj

Zemërimi i Edi Ramës

Enton Abilekaj Pa u bërë akoma 3 ditët e shenjta të harresës, Edi Rama doli sot me një autoregjistrim për të th&eu...

Editorial 18 Maj 2024, 08:07 Fatos Lubonja

Pse shkoi Rama në Greqi?

Fatos Lubonja TIRANA-  Shprehje “Nacionalizmi është streha e fundit e horrave” është e shumëcituar, por shpe...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet