6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike për maskat e skaduara që u janë dhënë mjekëve nga qeveria. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri, që sipas tij janë ata që edhe kur vendi lufton me një virus kërcënues nuk ndalen duke kërkuar pushtet me shpifje sherr dhe rrëmujë.
“Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë! Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”, shkruan Rama.
Sot Partia Demokratike në dy deklarata ka denoncuar atë që sipas tyre është skandal, duke thënë se qeveria u ka shpërndarë maska të skaduara. Ishte numri 2 i PD, Gazment Bardhi, i cili në një reagim për mediat nga Poliklinika në Kamëz ka treguar dhe kutinë e maskave ku shihej viti 2011, si datë skadence. Më pas dhe kreu i PD, Lulzim Basha, tha se shpërndarja e maskave të skaduara është kriminale dhe i bëri thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet.
Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së Task-Forcës të ngritur me urdhër të tij, ka bërë një deklaratë publike. Në fjalën e tij, ...
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar në datën 26 shkurt njësinë e re speciale Antikorrupsion dhe Antievazion. Sipas vendimit bëhet me dije se njësia e...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë sot një reagim të profesorit të njohur Isuf Kalo, i cili kërkonte nga qytetarët që të ruanin qetësinë përballë k...
TIRANË- Qeveria shqiptare ka marrë sot vendimin që të lërë pushim një nga prindërit që ka fëmijë në sistemin parauniversitar dhe punon në shtet. Sipas një ...
TIRANË– Përfaqësuesit e Grupit të Punës ngritur pranë PD për monitorimin e situatës së koronavirusit në vend kanë bërë një denoncim lidhur me masat e marra...
Tiranë- Qeveria shqiptare mbyll kufijtë me Italinë si shkak i koronavirusit. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar se qytetarët nga Italia ...
TIRANË- Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot mbledhjen ku është diskutuar shqyrtimi i kërkesës për referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor....
Tiranë- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pas ndërprejes së procesit mësimor ka deklaruar se maturantët gjatë kësaj kohe duhet të punojnë me librat e Maturës S...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto ditën e sotme nga kopshti i oborrit të shtëpisë së tij.Meta ka pozuar pranë luleve të çelura të një...
Tiranë- Zv/kryeministri, Erion Braçe reagon shpesh në situatën e koronavirusit në vendin tonë. Së fundmi, në Instagram ai ka pulikuar një foto nga Kisha ...