LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Edi Rama në 96-n nga Parisi: Në Shqipëri, ndihem si një trung i cunguar, i hedhur në një lumë. Në Tiranë ndjen veç urr

3 Dhjetor 2020, 11:28 Nga DOSJA
Edi Rama në 96-n nga Parisi: Në Shqipëri, ndihem si një

TIRANË– Publicisti Luan Rama ka publikuar një intervistë të vjetër të kryeministrit Edi Rama në kohën kur jetonte në Paris. Rama thoshte asokohe se në Shqipëri ndihej i cunguar dhe se në Tiranë nuk ndjente atmosferë pozitive.

“Në Shqipëri, ndihem si një trung i cunguar, i hedhur në një lumë, ku ujët e përplas me forcë andej-këndej. Aty pikat e referimit janë me përplasje dhe jo organike me filozofinë time krijuese. Në Tiranë nuk gjej një atmosferë të vërtetë shoqërore. Përgjithësisht atje ndjen veç urrejtje, moskuptim dhe xhelozi, që del prej asaj llave shkatërruese të injorancës”, thotë ai.

Ekspozita juaj cilësohet “betejat e mia”, çka e nxit vizitorin të gjendet simbolikisht në një atmosferë ndeshjeje, ndoshta midis artistit dhe pushteteve. Aq më tepër kur në tablotë tuaja gjen jehonë beteja mesjetare. Përse “betejat e mia”?

Edi Rama: Në fakt ky është një titull i vënë nga një miku im i afërt, një historian arti, Gjy Cogeval. Dikur, në Shqipëria kam shkruar se “fjala është lufta, ndërsa piktura është lutja ime”. Pra me fjalë përpiqem të imponoj idetë e mia në shoqërinë ku jetoj ndërsa me pikturën unë mundohem të njoh vetveten, të kuptoj se ç’ndodh brenda meje. Realisht, jam frymëzuar për këtë seri tablosh nga “tri betejat” (tablo) të Paulo Ucelos, njëra prej të cilave ndodhet në Luvër dhe dy të tjerat në “National Galery” në Londër dhe në Uilsi të Firences. Ikonografia e Ucelos ishte pikë referimi për mua. Ajo shfaqet më dukshëm në detajet e përdorura, në përkrenaret, mburojat, heshtat etj. Starti i kësaj pune ishte një kombinim i dy kohëve duke bërë evident kamuflazhin ushtarak që ekziston në ditët tona, për maskimin e trupave.

Bëhet vallë fjalë për individin dhe pushtetin?

Jo, kjo nuk më intereson në veprat e mia. Ajo çka më intereson është ana figurative, kamuflazhi është i përditshëm në jetën tonë, çka e gjen çdo natë në lajmet televizive. Duke u përdorur në vend të kornizës për tablotë e mia ai i një perde që hapet dhe ku ti hyn në atmosferë dhe ku mesjeta vjen gjer tek ne. Kjo kornizë “ushtarake” që jeton pavarësisht e njëkohësisht e lidhur me tablonë, më intrigon plastikisht dhe besoj se do më ndjekë akoma për një kohë të gjatë.

Pra gjithçka është një asosacion, ndjesi figurative dhe jo një mesazh i drejtpërdrejtë?

Unë mendoj se në krijimtarinë dhe artin e sotëm kontemporan, pikënisje nuk mund të jetë diçka që thuhet me fjalë. Gjatë procesit krijues të shfaqen shenja dhe sinjale të kohës dhe jetës në përgjithësi. Unë jam i vëmendshëm ndaj mënyrës së shfaqjeve të këtyre shenjave, njëlloj sikur të isha para hartës së metrosë dhe të kërkoja të më shfaqeshin dritëzat e një rruge. Një sinjal i tillë që më shfaqet më jep mundësinë ta ndjek, ta zhvilloj. Kjo mund të jetë shpeshherë edhe referencë në punët e të tjerëve, siç më ka ndodhur p.sh me tablotë e Ucelos, apo më parë me Juan Gris, Klee, Duchamp, Bacon etj.

Në tablotë e ekspozitës suaj, tani së fundi ndihet një lloj densiteti brenda tablove…

Kjo ndoshta është subjektive. Secili sheh dhe percepton në mënyrën e vet. Ajo çka më bën përshtypje mua (p.sh. betejat mesjetare, kaskat, përkrenaret), nuk u bën përshtypje piktorëve të tjerë. Te kaskat e Ucelos, unë pashë diçka të verbër që ka në vetvete lufta.

Në pikturën tuaj të tanishme, siç e vuri në dukje dhe kritiku francez Denis Picard, – ka dhe një element tjetër që nuk është në pikturën e Ucelos, një element erotizmi dhe seksualiteti që lidhet në mënyrë të çuditshme me luftën. Do doja të dija se si keni punuar për të arritur në fazën përfundimtare të krijimit?

Fillimisht, mblodha nëpër rrugët e Parisit kartonë ambalazhi, çka mund të duket si diçka absurde. Ishte kjo një nisje psikologjike dhe e rëndësishme për mua, pikërisht me atë karton të hedhur të konsumit të përditshëm, të cilin e pata përdorur edhe në Tiranë dy vjet më parë. Letrën, një letër speciale dhe të rëndë, e zhubravis dhe të grisur e fus në ujë. Pastaj e ngjis nëpër kartonë. Ndjek kështu vizat kuturu të letrave të ngjitura, duke krijuar figuracione që gjithsesi mbeten të lidhur me obsesionin tim për Ucelon. Figura ka pra një ambiguitet në përmbajtje dhe në interpretim. Gjithçka është dhe zhvillohet në dialog midis tablosë dhe meje. Pra nuk është një studim që unë e kam parë në kokë, nuk është diçka e paramenduar. Për mua, ka një lidhje shumë tërheqëse midis pikturës së Ucelos dhe pikturës metafizike italiane, asaj të De Chirico, Kara, Sironi etj. Megjithatë ka diçka shumë të fortë që më lidh sot me piktorët si Picabia dhe Marx Ernest. Pra referimi i një fundi për këto krijime ishin këto burime. Kjo ndryshon me punimet e mia të mëparshme ku siç e thashë më lart isha i frymëzuar nga autorë të tjerë të mëdhenj. Tani më pëlqen surealizmi i tipit të Ernest, pra një surealizëm më plastik e figurativ.

Në hyrje të sallës së ekspozitës është një cikël prej gjashtë punimesh të vogla në të cilat duket në kombinime të ndryshme Shën Mëria me Krishtin. Një element që kthehet në një detaj të vazhdueshëm në tablotë e mëdha.

Është e vërtetë që ky element është i kudopranishëm. E kisha parë atë në ndërtimet arkitektonike të shek. 18, p.sh. Edhe në Notredame apo në një obelisk në parkun e tij, ku shfaqet ky element, dhe ku kombinimi i figurës me dritën e qiellit, dritëhijet e bëjnë atë të plotë. Është një element shumë sintetik, mjaft i gjetur, ku gërshetohet mistikja me universalen. Pra pikënisja për mua, siç ju thashë është gjithnjë figurative. Kur kjo ka ekspresion vetëzhvillohet.

Po si e konsideron ciklin e gjashtë të punimeve të vogla, në raport me tablotë e mëdha?

Krijimi i tyre ndodhi në një moment krize. Kur krijon një moment të tillë, ti gjithnjë dyshon në artin tënd. Pra në fillim dyshova, pastaj vazhdova të bëja kombinacione të ndryshme dhe kjo gjë u zhvillua më tej. E rëndësishme është dialogu që zhvillon me punën tënde, “beteja” që zhvillohet brenda teje. Për këdo është e rëndësishme kjo përpjekje që bëhet gjatë procesit krijues.

Lidhur me ngjyrat, në këtë ekspozitë të bën përshtypje koloriti i pasur, ku mbizotërojnë e kuqja, e kuqja, e zeza etj. Janë këto ngjyra që preferoni?

Ndjej një diferencë shumë të madhe. Që kur kam filluar të dal jashtë, kam arritur të materializoj diçka me krijimtarinë time. P.sh. me qëndrimet e mia relativisht të gjata në Berlin, Londër dhe tashmë në Paris, ku kam mundur të monologoj me veten time. Lidhja ime me pikat e referimit të artit shqiptar nuk është e fortë. Në Shqipëri kam patur në fakt pak momente të përqendrohem (e vështirë të përqendrohesh në një atmosferë aq mbytëse, dhe ku më mbetet më shumë të shkruaj se sa të pikturoj). Nga ato momente unë kam disa punë që më duken se janë violente dhe disi arkaike. Atje sikur kam më tepër një shqetësim të sëmurë ndërsa këtu ndihem i çliruar. Aq më tepër kur kam pika të shumta referimi me historinë e pikturës dhe ku ndihem i integruar në një traditë të jashtëzakonshme, edhe pse mund ta gjej veten shumë mikroskopik në këtë dekor. Në Shqipëri, ndihem si një trung i cunguar, i hedhur në një lumë, ku ujët e përplas me forcë andej-këndej. Aty pikat e referimit janë me përplasje dhe jo organike me filozofinë time krijuese.

Por a nuk ju duket se arti i sotëm figurativ edhe këtu në Perëndim po kalon një krizë. Tashmë nuk ka figura si Pikaso, Shagalli, Kandisky etj. Ashtu siç nuk ka Sartër, Kamy, Elyar etj.

Tashmë nuk është më koha e yjeve.  Konstelacionet janë krijuar. Sot është koha e riciklimit të vlerave. Ata që u shfaqën më parë erdhën me privilegjin për të hapur shtigje dhe dritare të reja në art. Periudha postmoderne është një periudhë boshllëku dhe anonimiteti, ku arti ka një pozicion tjetër. Obsesioni i S. Resë ka shkuar gjer në histeri. Megjithatë Bekoni që vdiq para dy vitesh ishte ndër më të mëdhenjtë që ju përmendët.

A do ta hapni këtë ekspozitë dhe në Tiranë?

Jo, sepse në Tiranë nuk gjej një atmosferë të vërtetë shoqërore. Përgjithësisht atje ndjen veç urrejtje, moskuptim dhe xhelozi, që del prej asaj llave shkatërruese të injorancës. Kështu të mbetet tua tregosh vetëm miqve të tu në studion a dhomën e thjeshtë. Ajo që është e rëndësishme është hapësira profesionale dhe këtë hapësirë nuk e gjen as në “Galerinë Kombëtare të Arteve” dhe as në konceptet e zyrtarëve që drejtojnë kulturën, deri tek vetë Ministri i Kulturës. Do të dëshiroja të ekspozoja me studentët e mi të Akademisë së Arteve nëse do të gjendej një hapësirë alternative, qoftë edhe po të ekspozonim në rrugë. Ata janë një grup plot dëshira dhe shpresa për të “ndryshuar botën”.

Box

Mbrëmje vonë më “Rue Vjelle du Temple” në zemër të Parisit. Në Galerinë “Guy Crete” piktori Edi Rama ka hapur këto ditë ekspozitën e parë të tij personale. Një galeri profesionale që ka lançuar një mori piktorësh të rinj francezë. Plot dashamirës e kritikë arti e mbushën për tri net radhazi atë sallë, e cila do të qëndrojë hapur gjer në fund të Prillit. Përballë tyre një botë me ngjyra të ndezura “bota e sinjaleve” të një piktori nga Shqipëria. Janë tablo që kanë një pikënisje dhe të njëjtën atmosferë, që zhvillohen e variojnë mes tyre duke ruajtur të njëjtin stil, ngjyrë, tematikë e refleksion.

 Aty këtu, përmes detajesh, të shfaqen imazhe të kohës mesjetare, të cilat gërshetohen me të sotmen, shkrihen mes tyre për të ngjizur atë që kërkon çdo artist në veprën e tij, universalitetin, një universale që përthyhet pastaj në prizmin shpirtëror të çdo vizitori. “Në Shqipëri – shkruan ai në letrën – parathënie të prezantimit të kësaj ekspozite, unë nuk u bëra piktor rastësisht, por nga nevoja. Unë u linda dhe u rrita në një vend ku e panjohura nuk ekzistonte, kur ajo ishte e ndaluar, dhe ku çdo emocion, pyetje pa përgjigje, madje çdo gjurmë personale kërcënohej me vdekje. Shpejt e kuptova se po të doja të mbetesha njerëzor, duhej të deshifroja sinjalet e rralla të jetës, të asaj jete që arrinte të kapërcente perden e hekurt dhe t’i shpëtonte masakrës. 

Aventura ime krijuese nisi kur unë tentova t’i hapja një hapësirë fare të vogël lirisë sime, për të ditur më shumë nga bota, për të njohur thellësinë dhe dimensionet e saj, si dhe lidhjet e mia me të tjerët. Por edhe i lirë,  kështu vazhdon të jetë…”. Me sa duket, hapësirat e piktorit vazhdojnë të jenë të cunguara, ndoshta ende plot mjegull që rëndon edhe sot në vendin shkëmbor. Në itinerar artisti, i cili nga Shqipëria nisi udhëtimin e tij për t’u takuar me botën e qytetëruar dhe traditën e pikturës evropiane. 

Një qëndrim disa muajsh në Berlin, një tjetër në Londër, tashmë në Paris. Vjeshtën e kaluar ai ekspozoi në galerinë “Niki Maraquardt” një galeri me emër në “Place de Vozges”, ngjitur me shtëpinë ku dikur kishte banuar Viktor Hygoi. Një ekspozitë e piktorëve evropiane dedikuar muzeut të ri të Sarajevës nëpër gjurmët e luftës, udhëve të mërgimit, e ku punimi i tij quhej: “Nënë, kur të rritem do të bëhem refugjat”. Tek ky piktor të ngjan se gjërat shpërthejnë në pikëtakime të çastit, ku pas një dialogu artist-vepër, ai arrin të na thotë diçka sa personale aq edhe universale. 

“Unë nuk pikturoj për të rigjetur shprehjen e vetvetes në veprat e mia, thotë ai, për më tepër për të përfituar efektet që ato kanë mbi mua. Nuk është liria që më mëson pikturën, por është piktura që më mëson se ç’është liria”. Në mbrëmjen e vonët, në atë rrugë ku gjendet edhe galeria e njohur ku për 30 vjet me radhë ekspozoi piktori i madh me origjinë shqiptare Abedin Dino, takohem me galeristin Guy Crete. Në kontaktin e parë në studion e piktorit shqiptar në “Cite des arts”, unë mbeta i befasuar dhe menjëherë më lindi dëshira për ta prezantuar këtë autor si një surprizë që vinte nga larg. 

“Po, ç’kishte në vetvete piktura e tij, e pyes galeristin”. “Nisur nga tradita e madhe e pikturës, më thotë ai, ky piktor ka ditur të asimilojë forcën e historisë së piktorëve të njohur dhe të përkthejë atë në një formë kontemporane, përmes ngjyrave, formave të forta e të plota, duke dhënë me forcë jehonë luftarake të piktorëve të betejave”. “Bota e sinjaleve” … Për të sinjalet janë të rëndësishme, janë si yjet që ndriçojnë udhëtarët netëve të errëta. Eh, ja pse ne donim ta pyesnim atë për këtë botë “sinjalesh”.

Luan Rama, Paris

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur edi rama edi rama ne paris edi rama edi rama ne paris

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 3 Dhjetor 2020, 08:09

TIRANË– E para arbitre shqiptare e FIFA-s, Emanuela Rusta ishte e ftuar në  emisionin “E ardhmja është vajzë” ku rrëfeu dhe një moment mjaft prekës q...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës