LIVE UPDATES
Aktualitet

E la se e kishte gënjyer për moshën, i riu në Tiranë “xhindoset”, lidh me kabëll 29-vjeçaren dhe tenton ta hedhë nga

15 Shtator 2020, 09:43 Nga DOSJA
E la se e kishte gënjyer për moshën, i riu në Tiranë

Një 29-vjeçare që pas njohjes virtuale u lidh me një djalë katër vjet më të vogël se ajo, vendosi ta mbyllë historinë e dashurisë pasi E. K e gënjeu për moshën. Por ky vendim nuk u prit aspak mirë nga 25-vjeçari, i cili e dhunoi dhe torturoi atë, e mbajti peng me kërkesat që ajo të ndërronte mendim. Por më vonë, pasi e qëlloi, e mbajti peng disa orë, tentoi ta hidhte nga dritarja, dhe lidhur me kabëll, 25-vjeçari tentoi të frikësojë edhe të ëmën dhe të vëllain e saj, këtë të fundit duke tentuar ta përplasë me automjetin e tij.

Kjo ngjarje raportohet për gazetën Si nga burime policore që rrëfejnë se historia e pabesueshme ndodhi në perimetrin Rinas-Tiranë, ndërkohë që E. K u arrestua ditën e kaluar, pasi tentoi të vrarë vëllain e ish të dashurës dhe pasi dështoi i shkatërroi atij makinën në prani të një sërë dëshmitarësh që ishin komshinj të familjes. I riu nuk ka folur ende përpara policisë, por gjendja e tij psikologjike u përshkrua e tensionuar dhe jashtë kontrollit. Gjithçka nisi me mbylljen e pushimeve verore të çiftit me katër vjet diferencë moshe. Por dhunën fillimisht e konfirmon në polici nëna e 29-vjeçares, e cila përshkruan shenjat në fytyrën e të bijës, hundën e dëmtuar dhe sytë e mbyllur nga keqtrajtimi.

“Kur ime bijë u kthye nga Turqia ku shkoi me të dashurin e saj, sapo hyri në shtëpi ishte e mufatur, me fytyrë të ënjtur dhe sytë e mbyllur nga të nxirat. U tmerrova, por më tha, – jo mami, nuk do shkojmë në polici, nuk do ta telefonojmë policinë. Reagoi dhunshëm sepse e lashë”.

Por gjendja u përkeqësua më tej sipas burimeve policore të gazetës Si të cilat për veprime të dhunshme, armë mbajtje të ftohtë dhe shkatërrim prone arrestoi të dashuruarin e nervozuar që nuk pranon ndarjen dhe nuk e konsideron si shkak mbylljen e historisë, pasi ai është më i vogël se e dashura.

Rasti më flagrant ndodhi këtë të hënë në Tiranë, kur i riu sipas policisë i doli me makinë vëllait të ish të dashurës dhe e goditi. Dëshmia në policinë e Farkës u vendos ekskluzivisht në dispozicion të gazetës Si nga burime pranë këtij komisariati. I vëllai me inicialet L. A tregon se ditët e fundit kishte parë në lagje një tip të çuditshëm që shfaqej i nervozuar. E pashë që një ditë ndaloi dhe bëri gjeste të turpshme. E identifikova. Ai qarkullonte me një audi A6. Të nesërmen me këtë makinë, kur po qëndroja në  rrugën Bill Klinton kjo makinë mu afrua me shpejtësi dhe për pak më shtypi. Ai u afrua qëllimisht pranë meje për të më vrarë. Më pas ai u afrua me shpejtësi drejt mjetit tim që e kisha të mbyllur dhe e goditi. Automjeti im ford focus ka dalë jashtë kontrollit, nuk ndizet më”, shprehet vëllai i vajzës.

Por burimet tregojnë se pas heshtjes nënë e bijë, shokuese është dëshmia e të resë që ka pranuar se gjithçka nisi nga një ftesë në Facebook, bisedave të përgjithshme shoqërore dhe prezantimit të një djaloshi të pjekur dhe me plane serioze. I riu e rriti moshën  duke gënjyer, por tha edhe të vërteta sikurse i tregoi vajzës se ishte me arsim të lartë dhe në pritje të një pune të mirë.

“U njoha në fillim të vitit. Në muajin maj ne dolëm për herë të parë. Nga njohje shoqërore krijuam më tej  lidhje intime. Ai nuk ma kishte treguar moshën e vërtetë, dhe që ishte më i vogël se unë. Përkundrazi  pretendonte që ishte më i madh se unë”. Sipas burimeve të gazetës Si e reja e zbuloi këtë fakt kur çifti u largua për pushimet e verës në Turqi. “Gjatë kësaj kohe mësova shumë gjëra rreth tij dhe gënjeshtrave, ndaj e njoftova kur të ktheheshim në Shqipëri lidhja merrte fund”.

Çifti sipas këqyrjeve në sistemin tims i mbylli pushimet në datën 1 shtator dhe zbriti në Rinas.

“Në Rinas kishim konflikt për motiv krejt banal. Kur po ktheheshim rrugës ai filloi të më godasë me grushte në fytyrë, më lidhi me kabullin e karikuesit të telefonit në qafë. Pastaj më rrëmbeu telefonin që mos të njoftoja familjen”, jep detaje A. A, e cila kujton se gjatë gjithë rrugës është dhunuar në mënyrë kafshërore.

“Kur mbërritëm, më çoi në shtëpinë e tij jashtë vullnetit tim, tentoi të më hedhë nga kati i tretë dhe ishte i shqetësuar se mos i tregoja mamit”. E reja jep më tej detaje të frikshme se si ajo i shpëtoi nga duart dhe se si u nxitua për t’u arratisur nga banesa e të dashurit.

“Dola nga banesa dhe ai më arriti në oborr. Më tha hip në makinë se do të çoj në shtëpi. Iu luta të hiqte thikën që e mbante zakonisht në makinë. U bind dhe zbriti e la tek parvazi i shtëpisë. Por kur hipi në makinë më kafshoi hundën dhe më dhembi aq shumë sa zbrita nga makina dhe bërtita me të madhe. Në këtë moment E. zbriti dhe filloi të më godasë sërish”, –

29-vjeçarja këmbëngul para policisë se këtë skenë mund ta dëshmojë edhe mamaja e të riut, e cila ka dalë menjëherë në oborrin e shtëpisë private.

Në ditët në vijim e reja u kërcënua nga ish i dashuri përmes rrjeteve sociale dhe telefonit dhe për këtë shkak policia pohon jo zyrtarisht se ajo u mbyll në shtëpi nga frika. Në një rast ajo kishte shkuar në polici për të kërkuar urdhër mbrojtjeje, por kishte ndërruar rrugë sapo ka parë të dashurin duke qarkulluar në lagje me automjetin luksoz. Asaj nuk i ka shkuar në mendje që ta telefonojë policinë e të kërkojë ndihmë përmes numrit pa pagesë.

Por kupa është mbushur pak më vonë. Kur i riu nuk është frenuar para asnjërit nga të afërmit e ish të dashurës.

E ëma shton se ditët kur A. A u kthye në banesë ajo ishte gjithandej e mavijosur dhe me sytë e mbyllur nga dhuna.

‘Më tregoi që kishin mbyllur çdo gjë me njëri-tjetrin, se do ta falte dhe se nuk dëshironte të përzihej policia në këtë çështje. Por ime bijë ankohej se përditë ai e kërcënonte përmes telefonit, facebookut, adresave false e-maileve dhe çdo mënyre tjetër online, sapo zbulonte që ish e dashura e bllokonte llogaritë”. Policia thotë për gazetën Si se i riu, me arsim të lartë dhe i papunë u arrestua edhe për përndjekje dhe dhunë për shkak të marrëdhënieve në dëm të ish të dashurës. Gjatë kontrollit në automjetin luksoz, policia zbuloi dhe një thikë, sikundër kishte treguar e reja. A. A sipas burimeve të gazetës Si u pajis me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Marrë nga Gazeta Si 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj 28-vjeçares në tiranë dhuna ndaj 28-vjeçares në tiranë

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim