LIVE UPDATES
Aktualitet

E KONFIRMUAR/ Drejtoria e Burgjeve: 313-a ka një punonjës me Covid-19, nuk ka rrezik për të dënuarit

16 Prill 2020, 12:58 Nga DOSJA
E KONFIRMUAR/ Drejtoria e Burgjeve: 313-a ka një punonjës me Covid-19,

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar se një punonjës tek 313-a është i prekur me Covid-19. Në një deklaratë për mediat, sqaron se i punësuari që shërben në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja” në Tiranë, ka rezultuar i infektuar me virusin Covid-19, më datë 14 prill, pra, para dy ditësh. Analizave u janë nënshtruar edhe familja e tij, dhe gruaja e punonjësit bashkë me djalin kanë dalë pozitivë. 

Njoftimi sqaron më tej se i infektuari nuk ka rrezikuar asnjë punonjës apo të burgosur tjetër, pasi gjithë kohës ka qenë i pajisur me maska dhe doreza si dhe ka ruajtur distancimin social. Drejtoria e Burgjeve shprehet se kanë kryer testin edhe kolegët e të infektuarve dhe kanë rezultuar negativ. 

Njoftimi i plotë 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në transparencë të plotë me qytetarët, informon publikun se më datë 14.04.2020, një prej punonjësve që shërben në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja” në Tiranë, ka rezultuar i infektuar me virusin Covid-19. Më herët, ai i është nënshtruar kontrolleve të zakonshme shëndetësore të ekipit të mjekëve që kontrollon të gjithë punonjësit e burgjeve në kuadër të masave të marra për parandalimin e virusit Covid-19, ku nuk ka shfaqur asnjë shenjë. Vetëm pas shenjave që kanë shfaqur familjarët e tij, ai ka kryer një vizitë më të specializuar nga mjekët epidemiolog dhe pas kryerjes së tamponit përkatës në Spitalin Infektiv sipas protokolleve shëndetësore, ka rezultuar pozitiv së bashku me bashkëshorten dhe djalin. Në mënyrë të menjëhërshme, ekipi shëndetësor nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me mjekë epidemiologë ndërmorën menjëhëre masat për të kryer hetimin e duhur epidemiologjik.

Nga zhvillimi i hetimit epidemioligjik, informacionet nga dosja mjekësore, shqyrtimit të kamerave të sigurisë si dhe intervistimeve përkatëse me punonjësit, janë grumbulluar të dhënat e sakta ku rezulton se:

-Punonjësi nuk ka pasur kontakte të afërta me persona të tjerë si dhe gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij ditor ka qenë i pajisur me maska, doreza si dhe ka ruajtur distancimin social duke respektuar të gjitha udhëzimet e DPB në kuadër të masave të ndërmarra kohë më parë për të parandaluar përhapjen e Covid-19 dhe ndërprerjen në kohë të çdo rreziku që mund të vijë. Theksojmë se, punonjësi nuk ka pasur asnjë funksion të lidhur drejtpërdrejt me regjimin e brendshëm të burgjeve, ç’ka deri më tani konfirmojmë se nuk ka asnjë rrezik për të burgosurit. Pas përfundimeve të nxjerra nga grupi i specialistëve të shëndetësisë në DPB, të shqyrtuara me kujdes edhe nga mjekë epidemiologë, më datë 15.04.2020 janë marrë masat për mbajtjen nën kontroll, vetëkarantimim dhe kryerje të analizave për disa punonjes të këtij institucioni. Këta të fundit, pasi kanë kryer analizat përkatëse kanë rezultuar të gjithë me përgjigje NEGATIV dhe do t’i rikthehen punës shumë shpejt. Ndërkohë, DPB vazhdon të përforcojë edhe më shumë shkallën e dizinfektimit për të gjitha ambjentet e administratës, ambjentet në regjimin e jashtëm dhe të brendshëm. Gjithashtu, në zbatim të urdhrave të lëshuara nga Ministri i Drejtësisë, në të gjitha IEVP-të janë zbatuar me rigorozitet të gjitha masat e vendosura, ku janë dezinfektuar rregullisht ambjentet, janë furnizuar plotësisht me ilaçe, janë pajisur të gjithë punonjësit me maska dhe doreza si dhe janë zhvilluar trajnime apo porosi të veçanta për çdo punonjës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, i uron shërim sa më të shpejtë punonjësit të infektuar dhe familjarëve të tij duke shpresuar që masat e ndërmarra do të ndërpresin çdo zinxhir infektiv. Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përgënjeshtron lajmin e përcjellë në disa media ku tendecionalisht spekulohej se kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 edhe dy punonjës në IEVP “Shkodër”. Në mënyrë të qëllimtë për ngjalljen e panikut në publik, disa media elektronike në mënyrë të përsëritur kanë fabrikuar histori për punonjës të infektuar. Sqarojmë se deri më tani, punonjësit tanë gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk kanë asnjë shenjë të Covid-19. Pak ditë më parë, ka pasur vetëm një dyshim për një punonjës, ku pas kryerjes së tamponit përkatës ai rezultoi negativ dhe vijon punën normalisht. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, i bën thirrje të gjitha medieve dhe lutet për më shumë kujdes, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në përcjelljen e informacioneve kaq delikate për shëndetin e stafit dhe të burgosurve, pasi publikimi i informacioneve të tjetërsuara dhe të rreme për institucione të sigurisë së lartë, shkakton dëmtime të rënda emocionale. DPB siguron se vijon të jetë në gadishmëri të plotë gjatë gjithë kohës, duke mbajtur nën monitorim të përforcuar të gjithë situatën për të parandaluar në kohë çdo rrezik të mundshëm të shkaktuar nga virusi Covid-19.

Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në vendin tonë rezultojnë të infektuar 518 persona, janë shënuar 26 viktima dhe 277 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitrliu deklaroi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 24 raste të reja, pas testimit të 269 personave të dyshuar. Mes 24 të infektuarve të rinj, 6 janë personel mjekësor. Harta e virusit është zgjeruar, pasi është konfirmuar me COVID-19 një person në Mallakastër.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e burgjeve i infektuari tek 313 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi drejtoria e burgjeve i infektuari tek 313 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim