LIVE UPDATES
Aktualitet

Kanceri po bën ‘kërdinë’/ Mjekja Shosha: Jemi të shokuar, po na vijnë njerëz me 4 ditë jetë

16 Prill 2020, 10:25 Nga DOSJA
Kanceri po bën ‘kërdinë’/ Mjekja Shosha: Jemi të

Tiranë “Po na vijnë raste ekstreme. Po vdesin njerëz”. Kështu u shpreh e revoltuar mjekja kirurge, proktologe e Spitalit Amerikan Lindita Shosha.

Në një intervistë me Enkel Demin në “Abc-ja e mëngjesit”, Shosha ngriti alarmin se po vdesin njerëz çdo ditë dhe nuk kanë mundësi të bëjnë asgjë, pasi siç thekson ajo po u vinë pacientë në fazat e fundit, me 4 ditë jetë.

Sipas mjekes kufizimi i lëvizjes i ka mbyllur njerëzit në shtëpi dhe nuk shkojnë dot në spitale. Më problematike situata është ne rrethe.

“Janë mosha të reja që po u rrëshket jeta para syve. Pacienti që diagnostikova të premten humbi jetën në Shkodër. Për 5 ditë humbi jetën në shtëpi. Jemi të shokuar”, tha ajo.

Pjesë nga intervista:

Unë jam e shqetësuar për këtë kategori pacientësh që u duhet një përballje shumë e fortë për ta luftuar këtë sëmundje. Një pjesë e tyre nuk arrijnë dot ta nisin këtë luftë. Kam konstatuar me një keqardhje të madhe të shikosh që të vinë raste që të përjashtojnë nga çdo lloj trajtimi sepse raste janë aq të përhapura dhe të agravuara. I kemi duart e lidhura. Këtyre pacientëve nuk u ofrojmë  asgjë. Ne nuk po dimë tu bëjmë bëjmë dot asgjë.

Është marrë vendimi që do të kryhen vetëm operacionet kirurgjikale urgjente jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Por nga kjo që po më thua kjo nuk ka lidhje me operacionet kirurgjikale urgjente.

Këta njerëz po vijnë vonë dhe po adresohen vonë në spitale. Këta njerëz shkojnë në spitalet e rretheve dhe nuk marrin asnjë lloj shërbimi. Të më falin mjekët dhe kolegët e mi të rretheve. Por unë nuk mund të mbyll sytë dhe të mos theme të vërtetën që e prek me doprë çdo ditë. Të më falin edhe njëherë kolegët. Janë mosha të reja që po u rrëshket jeta para syve. Pacienti që diagnostikova të premten humbi jetën në Shkodër. Për 5 ditë humbi jetën në shtëpi. Jemi të shokuar. Radiologia është e shokuar. Baza kryesore për smëundjet tumorale është imazheria e avancuar. Dhe fatmirësisgt në spitalin ku unë punoj që është Spitalin Amerikan është e gjithë infrastruktura më e mirë e mundshme për të diagnostikuar saktë. Radiologia më thotë se në një javë kam parë 6 tumore të gjirit ishin mosha 32 vjeç. Përvec rasteve të tumoreve të tjera që shikojmë ne. Është situata dramatike. Edhe nëse adresohen në spitale nuk marrin shërbimin që duhet të marrin. Kjo kategori do një vlerësim. Kjo nuk bëhet. Kufizimi i lëvizjeve ka kufizuar edhe daljet e njerëzve nga shtëpia dhe njerëzit durojnë dhe kur vijnë në spital. Në në këto dy muaj ndjekim pacientët që kemi operuar më parë që kanë nevojë për ndjekje. Dhe po shikojmë që nuk po arrijmë dot rastet onkologjike të reja.

Meqë jemi të gjithë të bllokuar rastet e kancerit shfaqen në momentin e fundit që nuk ka as kirurgji, as kimioterapi që mund ti shpëtojë.

Mund të marrin një mjekim për të qetësuar dhimbjet në fund të jetës.

Ndërsa rasti tjetër që është një rast që ti mund ta shpëtosh nuk vjen në kohë.

Si do vi rasti i Sarandës, Tropojës…Kjo gjë i ka frenuar. Një pjesë e tyre nuk e dinë fare çfarë kanë sepse simptomologjia e tumorit është e jashtëzakonshme. Ata vinë në momentin kur nuk mban më ujë pilafi i themi në gjuhën më popullore.

Unë të kupoj shumë mirë, kuptoj edhe revoltën tuaj.

Jam e revoltuar se mua më duhet tu them familjarëve të pacientëve se unë nuk bëj dot asgjë për ata njerëz. Kjo është zemër thyese dhe për një mjek është si ti gërruhet shpirti cdo ditë nga pak. Sepse profesioni unë ky është.

Kjo që më tregon ndër të paktat gjëra që mua nuk më ka ndodhur ndonjëherë.

Në jetë profesionisti duhet të jetë i ndershëm. Nuk luhet me jetën e tjetrit.nuk ka vlerë pasuria. Korona po merr përpara të pasur dhe të varfër. Ne nuk mund të luajmë me jetën e njerëzve.  Gjërat do ti them ashtu siç i shoh, të dokumentuara. Kush do të vijë në zyrën time aty kam kartelat. Po vinë raste ekstreme. vdesin njerëzi. A e di se 4600 njerëz vdesin nga tumori, dhe jo 25 nga korona. Nga viti në vit po rritet numri i tumoreve. Numri është 8300 raste të reja me tumor në vit.

Ka disa lloj tumoresh që nëse i kap në kohën e duhur shpëton jetë, si tumori i gjirit

Po sepse diagnostikohet bëhet gjithë ai sensibilizim për kancerin e gjirit. Për tumoret e tjera çfarë po bëhet. Parandalimi është taktika më e mirë. Trajtimi ka një kosto të jashtëzakonshme. Sepse ti e di shumë mirë se sa i gjatë është kaluari i pacientëve që trajtohen me sëmundje tumorale. Unë i shikoj me sytë e mi çdo ditë. Kur i kapim në faza më të hershme gjasat që ata ta kenë fituar luftën me tumorin janë shumë të larta. Ne në Shqipëri kapim tumoret kur kanë dhënë metastaza. Nuk duhet të tërhiqet vëmendjes ndaj këtyre pacientëve. Po vijnë në forma shumë të rënda.

Këtë betejën e koronavirusit po e fitojmë…

Po humbin betejën e e tumorit.

Duhet ti lëmë të sëmurët të marrin ndihmën.

Po, jo vetëm këtë të Tiranës, por janë pacientët e rretheve. Janë tumore që në studimin e fundit janë meshkujt që preken më shumë. Janë 4600 njerëz që e humbasin këtë luftë

Këta njerëz e humbasin në kushte të tjera.

Në kushte karantine ky numër shtohet. Në kushte të tjera ur mund të vinte mbase gjasast që të hiqej tumori do të ishte shumë e kollajshme.

Marrë nga abcnews.al 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanceri në shqipëri lindita shosha kanceri në shqipëri lindita shosha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet