LIVE UPDATES
Politike

E futën në listë për deputet, Nisma Thurje sqaron kandidaturën e minatorit nga Dibra: Firmosi vetë, u tërhoq prej kërcë

18 Mars 2021, 17:11 Nga DOSJA
E futën në listë për deputet, Nisma Thurje sqaron

TIRANË– Nisma Thurje ka reaguar publikisht për herë të parë pas tërheqjes së kandidatit Selim Lela, minatorit që garonte pa dijeninë e tij në qarkun e Dibrës. Dje Dosja.al raportoi se Lela kishte bërë një postim në Facebook, ku shkruante se nuk kishte kërkuar kurrë të garonte dhe lajmin e kishte marrë vetëm dy ditë më parë. (SHIKO KËTU) Ai pranonte takimet me përfaqësues të subjektit politik, por shtonte se kurrë s’kishte kërkuar të ishte pjesë e garës politike. Sot Nisma Thurje ka një tjetër pretendim. Sipas tyre, minatori kishte kërkuar vetë që të dorëhiqej me pretendimin se kishte marrë shumë kërcënime, duke publikuar edhe një letër që ai kishte shkuar me shkrim dore. Po ashtu shtojnë se ka një “dorë” që po përpiqet që të krijojë një konflikt të paqenë mes tij dhe minatorit tjetër në listën e Thurjes, Elton Debreshi. 

Në letër minatori shkruan: Dibër, datë 18 mars 22021. Deklaroj që unë Selim Lela jap dorëheqjen si kandidat për deputet në qarkun e Dibrës me “Nisma Thurje” për arsye per personale pas presioneve të vazhdueshëm. Në të njëjtin postim sqarues në Facebook, janë publikuar edhe dokumentet që Lela ka firmosur për të qenë pjesë e listës në Dibër.

“Ka një dorë që përmes një skeme të koordinuar, po përpiqet ta paraqesë këtë situatë si një konflikt mes dy minatorëve, dhe jo si një përballje mes atyre që rrezikojnë jetën në minierë, dhe atyre që ngrohen në diell nëpër kodrat e Tiranës. Jo, kjo betejë nuk është mes atyre që vuajnë njësoj në minierë, por mes atyre që nuk kanë më asgjë, dhe atyre që kanë shumë për të humbur. Jo, Selimi nuk e ka këtë betejë me Eltonin apo minatorët e tjerë, të cilët i kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim. Ne e kemi këtë betejë me oligarkët dhe politikanët që po varfërojnë një Shqipëri të tërë, përmes konçesioneve dhe monopoleve, që janë bërë përmes ligjeve me porosi. Por ne nuk kemi ndërmënd të ndalemi në këtë betejë që kemi nisur që prej vitit 2014, dhe nuk ka kërcënim apo skemë që na dekurajon në këtë rrugë që kemi nisur. Ata mund të bëjnë ç’të duan, por pika e parë e Kartës 2020 vazhdon të jetë ‘kombëtarizimi i burimeve natyrore të shqiptarëve’,-

shkruhet ndër të tjera në postim. 

 

POSTIMI I PLOTË:

Kush ka frikë nga Nisma Thurje? Në këto zgjedhje Nisma Thurje prezantohet me 153 kandidatë, të cilët u përzgjodhën nga mijëra kandidatura të sugjeruara. Po ta shohësh listën tonë, do shohësh se aty përfaqësohet ajo pjesë e shoqërisë, e cila sot mban mbi supe me taksa një grup oligarkësh, bashkë me politikanët që vijnë me çetat e militantëve. Mirëpo që kur i kemi prezantuar ndaj kandidatëve tanë kanë filluar presionet, të cilat deri më sot nuk i kemi bërë publike. Vetëm dy javët e fundit, 15 kandidatë të cilët kishin plotësuar formularët e kandidimit, kanë kërkuar të tërhiqen për shkak të presioneve ndaj tyre apo ndaj familjarëve të tyre. Kryesisht kërcënimet kanë qënë të lidhura me vëndin e punës, por ka raste si Dibra, ku presioni ka qënë fizik duke na krijuar vështirësi të jashtëzakonshme. Rasti më i fundit është presioni ndaj kandidatit të renditur i 5-ti në listën shumëemërore të Dibrës, ku Nisma Thurje garon me 6 kandidatë. Grupi i Dibrës e përzgjodhi Selimin si kandidat, për shkak të historisë që ai përfaqësonte, të një të riu, bir minatori, që nuk e donte punën në minierë, por në atë zonë nuk ka mbetur asnjë alternativë më e mirë për të rinjtë. Megjithëse e dinte sa e vështirë ishte, Selimi guxoi të kandidojë për deputet (foto më poshtë), një ëndërr që politika e 30 viteve është përpjekur tua mohojë fëmijëve të populit. Selimi ka patur synimin për të çuar në Parlament statusin e minatorit, dhe të luftojë me ata që i falin rentën minerare oligarkëve të kromit. Mirëpo, pas publikimit të kandidaturës, Selimi na njoftoi se i filluan kërcënimet, një pjesë e të cilave u drejtuan edhe tek faqja e Nismës Thurje në Tiranë (shiko fotot më poshtë). Këto kërcënime e bënë atë të kërkojë të heqë dorë nga gara për këto zgjedhje, dhe nga ëndrra e tij për të përfaqësuar në mënyrë direkte komunitetin ku ai bën pjesë. Siç duket ata i tremb më shumë mandati i Selimit, se sa mandatet e Xhelalit, Lalës apo Hajriut. Ata nuk kanë frikë nga kandidatët e partive të vjetra, të cilët votat i marrin në Dibër, por jetën e bëjnë nëpër kodrat e Tiranës, por tremben nga njerëzit e panjohur, sepse ata janë të paparashikueshëm. Ka një dorë që përmes një skeme të koordinuar, po përpiqet ta paraqesë këtë situatë si një konflikt mes dy minatorëve, dhe jo si një përballje mes atyre që rrezikojnë jetën në minierë, dhe atyre që ngrohen në diell nëpër kodrat e Tiranës. Jo, kjo betejë nuk është mes atyre që vuajnë njësoj në minierë, por mes atyre që nuk kanë më asgjë, dhe atyre që kanë shumë për të humbur. Jo, Selimi nuk e ka këtë betejë me Eltonin apo minatorët e tjerë, të cilët i kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim. Ne e kemi këtë betejë me oligarkët dhe politikanët që po varfërojnë një Shqipëri të tërë, përmes konçesioneve dhe monopoleve, që janë bërë përmes ligjeve me porosi. Por ne nuk kemi ndërmënd të ndalemi në këtë betejë që kemi nisur që prej vitit 2014, dhe nuk ka kërcënim apo skemë që na dekurajon në këtë rrugë që kemi nisur. Ata mund të bëjnë ç’të duan, por pika e parë e Kartës 2020 vazhdon të jetë ‘kombëtarizimi i burimeve natyrore të shqiptarëve’. Prandaj ky do jetë projektligji i parë që do të çojmë në Parlament. Minierat që na janë marrë sot do t’i kthehen sërish shoqërisë, dhe minatorët që skllavërohen sot, do ta rifitojnë sërish lirinë. Prandaj edhe projektligji i dytë që do të çojmë në Parlament do të jetë për statusin e minatorit, për t’i dhënë mbrojtje minatorëve si Naimi (babai i Selimit) si Eltoni, si Ylli Gjura, apo si dhjetra minatorë që kanë rrezikuar jetën e tyre mijëra metra nën tokë, për të nxjerrë prej aty një pasuri të cilën ata nuk e gëzojnë dot, sepse ua kanë marrë. Prandaj, duam t’i kujtojmë ata që janë mësuar të kontrollojnë listat e partive të vjetra, se ata mund të tentojnë të trembin një apo më shumë kandidatë, por nuk do të mundet dot kurrë të trembin një popull të tërë, i cili ka filluar të zgjohet.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike nisma thurje selim lela nisma thurje selim lela

Sondazh

Poll
Politike 18 Mars 2021, 16:23

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka ndarë postet për kundërshtarët politikë, nëse do të zgjidhen në krye të qeverisë. Pasi prezantoi kandidatët e tij për dep...

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime