LIVE UPDATES
Politike

“Krim me paramendim”, Grida Duma: Qeveria duhet t’i kishte paraprirë pandemisë, duhet të mbyllte fasoneritë

25 Prill 2020, 16:47 Nga DOSJA
“Krim me paramendim”, Grida Duma: Qeveria duhet t’i kishte

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar për situatën e COVID-19 dhe kërkon nga qeveria që të merren masa. Në një reagim në Facebook, Duma shkruan se PD ka ngulmuar çdo moment për t’i paraprirë të keqes, por sugjerimet nuk janë marrë parasysh nga qeveria. Më tej ish-deputetja kërkon edhe njëherë nga qeveria që të mbyllen fasonëritë, pasi ato janë vatra më të nxehta të COVID-19.

“Kërkuam që menjëherë të nisej më planin ekonomik për pagesën e bllokimit të ekonomisë. Po ngulmojmë në mbylljen e fasonerive si mbyllje e vatrave të sëmundjes dhe mosveprimi që po shkakton infektime në masë. Po ngulmojmë për testime masive sepse të dëshmitë dhe logjika tregojnë që shifrat zyrtare nuk përfaqësojnë realitetin dhe se njohja e vatrave dhe situates do ta hapte me shpejt jetën dhe ekonominë”, shton Duma.

REAGIMI I PLOTË

Qeveria ka detyrë, mision, arsye pse ekziston: të paraprijë, tí dalë përpara rrezikut, nëse nuk e bën këtë qeverisja është vetë rreziku. Të manaxhosh fatkeqësinë që duhet të parandaloje është njësoj si të thuash, kam sukses me transplantin e zemrës në spitale se se më janë shtuar aksidentet vdekjeprurëse me donacione zemre. Të presësh që gjërat të ndodhin pasi i ke lënë në rënie të lirë është si tí japësh një çadër shiu atyre që po i godet cunami. Sot nëse dikush e relativizon situatën, e bën sepse ka frikë ta pohojë të vërtetën me fjalë. Sa herë e kanë përdredhur fjalën për të mos pranuar të vërtetën, aq herë ajo, e vërteta, i merr përpara edhe më egër edhe me më shumë kosto.

Nuk kemi dashur asnjëherë të jemi as thirrësit as ndjellësit e fatkeqësivë është bërë çdo gjë që të jemi forca që me të gjitha mjetet i paraprin problemit dhe të keqes. Nëse sot PD i tregon shqiptarëve që ka ngulmuar çdo moment ti paraprijë të keqes, këtë nuk e ka bërë duke i thënë Ramës “ta kisha thënë po s”më dëgjove”. Asnjëherë nuk kemi përfituar nga dështimi që rëndon mbi shqiptarët, këtë po vijojnë bëjnë shushunjat e përjetshme të këtij vendi. Datë pas date, ditë pas dite, pa asnjë tërheqje nga qartësia që i shërbejme shqiptarëve, është kërkuar të merren masa për fasoneritë. Ngultas, qëndrueshëm, pa asnjë ndalesë, ndonëse Rama përdridhte gjithë fjalorin për të mos ta pranuar u vazhdua të kërkohej mbyllja e këtyre ndërmarrjeve që mund të marrin jetë njerëzish.

Kjo nuk është një çështje fasonerish, është çështje vatrash që shpërndajnë sëmundje e ndoshta vdekje. Askush s’mund të guxojë ti trajtojë këta punëtorë nevojtarë për një rrogë minimale, si njerëzit e askujt! Duhet dhe do të bëjmë gjithshka për të parandaluar, për të ndalur dallgën e krizave, dallgën e rrënimit; pa çeduar asnjëherë në misionin tonë. – Kërkuam karantinimin e shpejtë të menjëhershëm, e detyruam qeverinë të merrte masat e izolimit disa ditë më vonë. – Kërkuam që menjëherë të nisej më planin ekonomik për pagesën e bllokimit të ekonomisë. -Po ngulmojmë në mbylljen e fasonerive si mbyllje e vatrave të sëmundjes dhe mosveprimi që po shkakton infektime në masë. -Po ngulmojmë për testime masive sepse të dëshmitë dhe logjika tregojnë që shifrat zyrtare nuk përfaqësojnë realitetin dhe se njohja e vatrave dhe situates do ta hapte me shpejt jetën dhe ekonominë. Shumë është bërë për të shkatërruar çdo besim tek politika. Politika që ndërton besim është ajo që vepron si digë për fatkeqësinë, si digë që të ruan nga mjerimi. Të pararendësh është të ecësh një hap në të ardhmen, në atë të ardhme që i pasuron dhe i ruan jetët e shqiptarëve. Po pararendim me këtë qartësi!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma masat kunder covid 19 grida duma masat kunder covid 19

Sondazh

Poll
Politike 25 Prill 2020, 15:39

TIRANË- Presidenti Ilir Meta dhe qeveria duket sikur janë në një stinë të re të marrëdhënieve të tyre dhe kanë bërë një armëpushim, pas akzua ve të ndërsje...

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale