LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Panairi i Librit në Tiranë/ DW: Vizitorët kërkojnë të dalin nga gjendja e pandemisë

18 Nëntor 2021, 09:16 Nga DOSJA
Panairi i Librit në Tiranë/ DW: Vizitorët kërkojnë

TIRANË- U hap në Tiranë Panairi i Librit 2021 (17-21.11.) me pjesëmarrjen e vizitorëve, por megjithatë në kushte pandemie, pasi vizitorët nuk duhet të qëndrojnë gjatë brenda sallës së Pallatit të Kongreseve.

Me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese nga Shqipëria e bota shqiptare u hap në Tiranë të mërkurën Panairi i Librit 2021 në Pallatin e Kongreseve. Këtë vit panari i hap dyert për vizitorët pesë ditë, nga 17-21 nëntor, kjo festë e librit zhvillohet në kushte pandemie, me masa kundër përhapjes së virusit, si teste për punonjësit e shtëpive botuese, detyrimin e maskave apo mbylljen e panairit për një orë në drekë për ajrosje.

Menjëherë pas hapjes së panairit, një numër jo i vogël vizitorësh iu afrua tendave, me atë ecejakun karakteristik të panaireve, ngadalë e me shfletime të shpejta të shumë librave, ndoshta deri sa të gjendet libri i preferuar. Zvogëlimi i kapaciteteve të panairit me 25% më pak se para pandemisë e ka zvogëluar edhe numrin e vizitorëve. Panairi i këtij viti mund të quhet panairi i qetësisë dhe kujdesit. Megjithëse jo të gjithë e respektojnë distancën e përqafimet me miqtë i sheh kudo, ndjehet atmosfera e kujdesshme. E pyetur nga Deutsche Welle një vizitore tha, se “kam ardhur për vit në panair, po këtë vit nga pandemia më duket shumë më ndryshe.” Kurse një vizitor tjetër i mirëpret aktivitetet kulturore tani më shumë se më parë. “Kemi nevojë të dalim pak nga gjendja e pandemisë. Kudo dëgjon vetëm lajme pandemie, të paktën këto aktivitete na bëjnë të harrojmë disi lajmet e këqija.”

Botuesi i shtëpisë botuese, “Onufri”, Bujar Hudhri i tha Deutsche Welles se ai e sheh këtë panair si kthim në normalitet të jetës, botuesve e shkrimtarëve. “Fjala normale i shkon më shumë kësaj situate. Kemi kaluar kohë të vështira, si botuesit, si lexuesit, shkrimtarët, të gjithë. Këtu jemi për t’u takuar të gjithë, ky është gëzimi më i madh. Krijohet ajo atmosfera e munguar kaq kohë, një atmosferë që letërsia e krijon natyrshëm si kontakt mes lexuesit e shkrimtarit.”

Në panair, në të cilin nuk shiten vetëm libra, por zhvillohen edhe takime autoriale me lexuesit. Vizitorët duhet të hyjnë vetëm me maska dhe u rekomandohet të qëndrojnë shkurt brenda hapësirave të mbyllura. Vitin e kaluar panairi i librit u zhvillua online.

Marrë nga: DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture bujar hudhri panairi i librit 2021 bujar hudhri panairi i librit 2021

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 18 Nëntor 2021, 07:47

Romani “Të lirë” vjen në shqip nga Lea Ypi

TIRANË- Romani “Të lirë” i autores Lea Ypi është botuar në gjuhën shqipe. Mediat shkruajnë se në libër shkruhet jeta e autores nga fillimi i viteve 1980 e ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale