LIVE UPDATES
Politike

Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, DW: Shifra më e madhe që është mbledhur ndonjëherë

17 Shkurt 2020, 20:49 Nga DOSJA
Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, DW: Shifra më e

BRUKSEL- 17 shkurti mund të quhet dita e solidaritetit të Europës me Shqipërinë. Asnjëherë më parë nuk ishin bërë bashkë kaq krerë shtetesh, ministra e përfaqësues nga BE, si në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve të hënën në Bruksel për të mbledhur fonde për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit.

Solidaritet me Shqipërinë

Konferenca “Së bashku për Shqipërinë” e organizuar nga Komisioni Europian nën drejtimin e vetë presidentes së KE, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel kishte një synim. “Sot është dita që të tregojmë solidaritet ndaj shqiptarëve”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në fjalën e hapjes. Populli shqiptar e di, se e ka vendin në familjen europiane, tha ajo, duke kujtuar tërmetin e 26 nëntorit. “Shqipëria vetëm nuk ka shpatulla ta përballojë këtë barrë”, por ne jemi këtu që të themi, se do t’i qëndrojmë pranë Shqipërisë, premtoi von der Leyen.

“Jemi të gjithë një familje e madh europiane”, tha presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel. Me këtë konferencë, ne duam të themi, se shqiptarët nuk “janë fqinj të largët të BE, por pjesë integrale e kontinentit tonë.”

Katër orë konferencë – por 1,15 miliardë euro të mbledhura në formë grantesh dhe kredish për Shqipërinë nga vende të BE e nga bota. Kur komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi lexoi shumën e mbledhur, tha se kjo ishte përtej pritshmërive. “Kjo është një përpjekje e përbashkët dhe falëndëroj të gjithë kontribuesit.”

Fonde nga Europa dhe Ballkani

Gjermania, donatore kryesore në Shqipëri ishte ndër vendet e para që i ofroi ndihmë të menjëheshme teknike Shqipërisë pas tërmetit. Në Konferencën e Donatorëve ky vend dha një kontribut prej 11 milionë eurosh për rikuperimin e dëmeve të tërmetit. Ministri i Jashtëm francez, Le Drian, i pranishëm në konferencë nënshkroi me kryeministrin, Edi Rama marrëveshjen për kushtet e krijimit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit në Shqipëri, një agjenci që do të monitorojë e ndihmojë në realizimin e projekteve në vlerë 100 milionë euro.

Po ashtu Franca ofroi 60 milionë euro kredi. Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio bëri të ditur, se janë identifikuar burimet financiare për 65 milionë euro ndihmë Shqipërisë. Holanda ofroi 3 milionë euro, po ashtu shumë vende të tjera europiane dhanë kontributet e tyre financiare. Peshën më të madhe në shumën e fondeve të mbledhura e mbajnë Banka Europiane e Investimeve, Banka Europiane për Zhvillim e Banka Botërore, që ofruan disa qindra milionë euro në formë kredish e grantesh për Shqipërinë.

Por kjo konferencë mund të quhet edhe dita e solidaritetit fqinjësor ballkanik. Kosova, që dha ndihmën e parë të shpejtë dhe mbërriti me forca shpëtimi brenda pak orësh më 26 nëntor, ofroi një shumë ndihme prej 200.000 eurosh, krahas shumës së parë prej 500.000 eurosh. Kurse presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, pjesëmarrës në konferencë bëri të ditur se Mali i Zi do të japë 500.000 euro ndihmë financiare. Kryeministrja serbe, Ana Brnabic premtoi nga Serbia një grant prej 2 milionë eurosh. Premtime për ndihma në forma të ndryshme erdhën edhe nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania e Greqia.

BE do të jetë e përfshirë në implementim

Me sa duket delegacioni shqiptar në konferencë nuk e kishte pritur mbledhjen e një shume të tillë. Koordinatorja e programit kombëtar të rindërtimit, Milva Ekonomi, tha për për Deutsche Wellen menjëherë pas konferencës, se “kur lexoi komisioneri shumën, m’u mbushën sytë me lot. Ishte një gëzim i paparë.” Habinë nuk e fshehu as kryeministri Rama, që tha se sot flisnim më parë me njëri-tjetrin se si do të ishte rezultati i konferencës. “Thamë, nëse do të mblidhet 40% e shumës së nevojshme do kthehemi pa ankth, nëse mblidhen 50% e shumës atëherë do ndjehemi të suksesshëm, çdo gjë përtej 50%, nëse do ndodhte do ishte magjike.”

Megjithatë pas gëzimit për mbledhjen e parave në deklaratat e përfaqësuesve të BE mund të lexoje edhe sinjalin paralajmërues për Shqipërinë. Paratë duhet të shkojnë në vendin e duhur, dhe se duhet të sigurohet transparencë në përdorimin e tyre dhe llogaridhënie. Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha për Deutsche Wellen, se implementimi do të jetë çelësi. “Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të lejojmë të ketë. Ne do të  jemi të përfshirë në implementim.”

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhurimet e nderkombetareve konferenca e donatoreve tragjedia e 26 nentorit 2019 dhurimet e nderkombetareve konferenca e donatoreve tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll
Politike 17 Shkurt 2020, 19:59

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku u mblodhë...

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët