Merrte rryshfet bashkë me kolegun, ky është mjeku i QSUT-së, mesazhet në kohën e Covid-it: Unë rri në sh...
Aktualitet
Durrës/ Të gjithë studentët në auditore, pedagogët kërkojnë mësim online
19 Tetor 2021, 17:02Nga DOSJA
DURRËS– Ende nuk ka një vendim nga rektorati i universitetit të Durrësit për studentët e pavaksinuar. Procesi i verifikimit vazhdon, ndërsa studentë dhe pedagogë janë të paqartë sesi do të vijojë ky proces.
“Kjo është një javë eksperimentale. Udhëzimi është i qartë. Studentë që nuk janë vaksinuar nuk duhet të vazhdojnë studimin pa vaksinën apo test PCR. Edhe ne si profesorat jemi të paqartë, pasi në auditore hasim studentë që e kanë bërë ose jo vaksinën dhe këta të fundit nuk duhet të jenë në auditor, por ne s’jemi policë që t’i nxjerrim jashtë. Kam besim që shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje”, thotë pedagogu.
“Do e rrezikoja (vitin akademik). Pse duhet të bëhet vaksina me detyrim vetëm në shkolla? Për ç’arsye? Nuk e kam me dëshirë dhe nuk dua ta bëj. Askush nuk mban përgjegjësi për çfarë do të ndodhë në trupin tonë. Përderisa janë vaksinuar të gjithë, pse jo”, shprehen studentët.
Paraprakisht është deklaruar se nuk do të ketë leksione online, por platformat do të përdoren vetëm për dërgim materialesh mes pedagogëve dhe studentëve.
“Do shpresoja të kishte leksione online. Duhet të ishte një gjë që duhej të ishte bërë më parë për të gjitha grupet e rriskuara nga mungesa fizike”, thotë njëri prej pedagogëve.
“Ato që e kanë bërë vaksinën do të hyjnë në auditor, ndërsa të tjerët ndoshta online. Nuk e di”, thotë studenti.
Mbajtja e maskës, sot ka qenë i vetmi kriter për të hyrë në auditore. Në ambjentet universitare të gjithë presin të gjendet një zgjidhje sado e vështirë në mënyrë që viti akademik të nisë normalisht.
“Të shohim nëse do të rezultojë ndonjë ndryshim apo jo. Shpresoj që vaksina të mos jetë me detyrim, në të kundërt si të gjithë të tjerët në protestë”, tha studentja.
PESHKOPI- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se 2/3 e demokratëve kanë firmosur për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Nga “Foltorja” ...
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima refuzoi të jepte shpjegime për një sërë çështjesh për të cilat iu kalua barrë prove nga Komisioni ...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Në kuadër të projektit të qeverisë për të hartuar Strategjinë e ...
Prej të premtes, hetuesit më të lartë në vend janë rikthyer disa herë në resortin “Gloria” për të këqyrur dhe administruar prova e për të rivlerësuar vendngjarj...
TIRANË– Misteri i vdekjes së katër turistëve rusë në Shqipëri ende nuk ka një përgjigje. Trupat e të ndjerëve i janë nënshtruar një ekspertize mjeko-...
TIRANË- Dosja.al ka zbardhur një pjesë nga projekt-raporti i Parlamentit Europian lidhur me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në raportin me 140 fa...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Bode është emëruar Drejtoreshë e Spitalit të Traumë. Bode zëvendëson në këtë post drejtues, Arben ...
BERAT– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme tek rreth-rrotullimi pranë Urës së Goricës në Berat. Motorri i picave ka rrëshkitur dhe është përplasur me nj...