LIVE UPDATES
Aktualitet

VENDIMI: Gjyqtari i Vlorës, Ken Dhima me minus 60.5 milionë lekë, tentoi t’i fshihte

19 Tetor 2021, 16:22 Nga DOSJA
VENDIMI: Gjyqtari i Vlorës, Ken Dhima me minus 60.5 milionë lekë,

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima refuzoi të jepte shpjegime për një sërë çështjesh për të cilat iu kalua barrë prove nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në vendimin e zbardhur KPK thotë se Dhima paraqiti si pretendime mungesën e kohës, humbjen e kontakteve me personat e ndryshëm ose thjeshtë nuk ktheu përgjigje pyetjeve të bëra nga Komisionit.

Trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko relatore dhe Suela Zhegu anëtare vendosi shkarkimin e Dhimës më 29 korrik, pas një seance dëgjimore në të cilën gjyqtari nuk mori pjesë. Në vendim KPK vë në dukje se Dhima kishte dorëzuar një raport mjekësorë mëngjesin e datës së seancës. Por Komisioni pasi vlerësoi se ai kishte pasur mundësi të caktonte përfaqësues ligjore dhe mosbashkëpunimin e tij në tërësi me procesin, vendosi ta vijonte atë pa praninë e Dhimës. Gjyqtari në fund të procesit u shkarkua për mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë, fshehje të pasurisë, deklarim të rremë dhe konflikt interesi.

Dhima e ka filluar karrierën në vitin 2003 në Gjykatë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Në vitin 2004 ai është transferuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në vitin 2013, Dhima është emëruar në Gjykatën Administrative Vlorë. Në vitin 2014, sëbashku me bashkëshorten Klorinda Çela – gjithashtu me profesion gjyqtare, Dhima u kallëzua nga Inspektorati i Lartë për Kontrollin dhe Deklarimin e Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, për fshehje pasurie.

Fshehja e pasurisë

Një proces për shkarkimin e Dhimës në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë në vitin 2014 dështoi, pavarësisht problemeve që ILDKPKI kishte gjetur në pasuritë e gjyqtarit. Por i përballur thuajse me të njëjtat pyetje në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit Dhima duket se zgjodhi të mos i përfillte problemet e ngritura nga Komsioni. I pyetur për të ardhurat e huadhënësve dhe dhuruesve jo të paktë Dhima dërgoi përgjigje përgjithësuese, ose pretendoi se koha ishte e pakët apo nuk iu përgjigj fare pyetjeve të Komisionit për një listë të gjatë personash.

KPK vë në dukje në vendim se nga analiza financiare për të gjitha vitet e marra në shqyrtim Dhima rezultoi me bilanc negativ prej 60.5 milionë lekësh. Në dy raste sipas Komisionit u provua se ai kishte tentuar të fshihte pasuri. Një apartament në emër të vëllait në Shëngjin dhe një njësi tregtare 124 metra në Tiranë në emër të kunatit.

Në rastin e parë Dhima ka pretenduar se kishte firmosur kontratën për vëllain pasi ai nuk ndodhej në Shqipëri, por KPK ka gjetur se vëllai i gjyqtarit kishte qenë në Shqipëri sipas sistemit TIMS edhe disa muaj pas kontratës dhe se kishte depozituar edhe para në llogarinë e bashkëshortes së Dhimës.

Komisioni tha se për apartamentin kishte një kontratë ujësjellësi në emër të Dhimës dhe se ky i fundit nuk kishte shpjeguar transaksionet që e lidhin me këtë apartament. Rasti i dytë që përfshin dy kontrata, një kredi dhe një sërë veprimesh të ndërmarra nga Dhima dhe Bashkëshortja po ashtu u vlerësua si pasuri e fshehur.

“Komisioni ngre dyshime të arsyeshme se kjo pasuri de facto është porositur dhe paguar nga subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur për përdorim, disponimin dhe gëzim të plotë prej tyre, por se kontrata e porosisë de jure është lidhur në emër të z. A.Ç, në përpjekje për fshehjen e kësaj pasurie”, thuhet në vendim.

KPK vuri në dukje se në një hetim nga ILDKPKI për këtë pasuri kunati i subjektit, vëllai i bashkëshortes, kishte refuzuar të deklaronte, ndërsa një numër personash të tretë kishin paguar këstet e kredisë për këtë pasuri. Konkretisht sipas Komisionit tre persona të identifikuar si B.S, F.E dhe H.B kishin derdhur këste kredi për këtë pasuri në shumën 1.1 milion lekë. Vëllai i Dhimës kishte paguar 128 mijë lekë dhe kunati i tij një shumë prej 10.9 milionë lekësh.

Dhima sipas Komisionit nuk dha dokumente dhe as shpjegime për burimin e ligjshëm të pasurisë së këtyre financuesve.

“Ken Dhima nuk ka qenë gjithmonë bashkëpunues gjatë procesit të rivlerësimit, në përputhje me nenin 48 të ligjit nr. 84/2016, duke mos iu përgjigjur drejtpërdrejt të gjitha pyetjeve të dërguara gjatë hetimit administrativ, si edhe duke mos depozituar dokumentacionin e kërkuar nga Komisioni, si gjatë hetimit administrativ, ashtu edhe me dërgimin e rezultateve të hetimit”, thuhet në vendimin e zbardhur.

Probleme të ngjashme KPK gjeti për huatë e marra nga Dhima. Sipas Komisionit gjyqtari pretendonte se kishte marrë një hua nga një person në shumën 2 milionë lekë në vitin 2004 dhe nuk e kishte shlyer këtë hua as në vitin 2016. Dhima pretendoi se nuk i merrte dot shpjegime për pasurinë huadhënësit, pasi marrëdhëniet e tyre ishin prishur për shkak të moskthimit të huasë.

Por në deklarim noterial huadhënësi thotë se nuk e kishte kërkuar pjesën e huasë për shkak të marrëdhënieve miqësore, ndërsa nga hetimi rezultoi se të njëjtit person gjyqtari i kishte marrë si pagesë qiraje 2.9 milionë lekë deri në vitin 2016. Komisioni tha se këto veprime ishin parë si të ‘palogjikshme”, ndërsa i pyetur për mos shlyerjen e huasë edhe pse ndërkohë huadhënësi i paguante qira Dhima pretendoi se “kishte pasur shpenzime më të rëndësishme”.

Njësoj me probleme KPK gjeti një marrëdhënie me vjehrrin, për të cilin Dhima refuzoi të vendoste në dispozicion informacion justifikues për shkak të mungesës së kohës. Një sërë pasurishë që në kontratë u vlerësun 246 mijë euro, por që Dhima pretendoi se i kishte blerë për 105 mijë, u gjetën me probleme nga Komisioni. Nga hetimi rezultoi se përkundër pretendimeve të gjyqtarit, veprimet me bankën dhe ato noteriale ishin kontradiktore, ndërsa pretendimet e Dhimës se i kishte marrë pasuritë karabina u rrëzuan nga fotot e kompanisë që i tregonin ato të përfunduara.

Konflikt interesi

KPK tha se nga hetimi rezultuan dy raste të mundshme të konfliktit të interesit. I pari mbi një makinë 650 mijë lekë që Dhima kishte marrë dhuratë në Shkodër në vitin 2011. Makina ishte marrë nga një person me inicialet R.H, të cilin ai e kishte gjykuar për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” në mars të vitit 2008.

Dhima vetë ka pranuar se kishte miqësi me dhuruesin, por ka thënë se në dijeni të tij nuk kishte pasur as çështje me të dhe as dijeni që ai të kishte precedentë penalë. Gjyqtari refuzoi të informonte KPK mbi mundësitë financiare të dhuruesit.

“Në vlerësim të rrethanave dhe fakteve të mësipërme, trupi gjykues çmon se kjo dhuratë i është bërë subjektit të rivlerësimit për shkak të pozicionit të tij”, thuhet në vendim.

Një situatë e ngjashme u verifikua edhe për dy makina me vlerë 45 mijë euro. Makinat rezultonin të blera nga një person me inicialet A.D, për të cilat Dhima kishte kontratë përdorimi pa kundërshpërblim. Komisioni verifikoi se Dhima nuk i kishte deklaruar dy makinat në deklaratën veting dhe se po ashtu nuk kishte deklaruar burimin e ligjshëm të personit që ai kishte vënë ato në dispozicion. Nga hetimi ndërkohë rezultoi A.D dhe kompania e këtij të fundit patën çështje gjyqësore me Dhimën në kohën që ky përdorte makinat e vëna në dispozicion prej A.D dhe kompanisë së tij.

“Në vijim të hetimeve, pas kërkesës së bërë nga Komisioni, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë informon se gjatë vitit 2016, subjekti i rivlerësimit z. Ken Dhima, ka gjykuar çështjen palë paditëse shoqëria “***” sh.p.k., me përfaqësues ligjor z. A.D, me palë të paditur ISSH Tiranë”, thuhet në vendim.

Komisioni shprehet në vendim se pas vlerësimit në tërësi të çështjes arriti në përfundimin se Dhima nuk arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, kishte cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe se nuk qe bashkëpunues gjatë procesit të hetimit.

Marrë nga Reporter.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata administrative e vlores ken dhima vlore gjykata administrative e vlores ken dhima vlore

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni