Merrte rryshfet bashkë me kolegun, ky është mjeku i QSUT-së, mesazhet në kohën e Covid-it: Unë rri në sh...
Aktualitet
‘Foltorja’ në Peshkopi, Berisha: Janë mbledhur 2/3 e firmave për Kuvendin e PD!
19 Tetor 2021, 10:12Nga DOSJA
PESHKOPI- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se 2/3 e demokratëve kanë firmosur për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Nga “Foltorja” e Peshkopisë, Berisha nuk është kursyer në akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe pasardhësit të tij në krye të qeverisë, Edi Rama. Mes demokratëve, Berisha i kthyer përgjigje edhe kryedemokratit Basha, i cili dje nga mbledhja e grupit parlamentar ‘tregoi dhëmbët’ duke i kujtuar se vinte nga familja e Hotëve.
Duke treguar se ndjek të gjitha deklaratat e kryetarit të Partisë, Berisha nuk e kurseu ironinë, duke shkaktuar të qeshura në sallë. Po ashtu, nuk kanë munguar as paralajmërimet ndaj Ramës, duke i përmendur sërish “daullet”. Por në këtë “Foltore”, lideri historik nuk ka “rrëmbyer” asnjë deputet të ri nga radhët e Bashës. Kësaj herë mungonin Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku por edhe Dhurata Çupi.
Ky është takimi i tetë që ka mbajtur Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit, Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima refuzoi të jepte shpjegime për një sërë çështjesh për të cilat iu kalua barrë prove nga Komisioni ...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Në kuadër të projektit të qeverisë për të hartuar Strategjinë e ...
Prej të premtes, hetuesit më të lartë në vend janë rikthyer disa herë në resortin “Gloria” për të këqyrur dhe administruar prova e për të rivlerësuar vendngjarj...
TIRANË– Misteri i vdekjes së katër turistëve rusë në Shqipëri ende nuk ka një përgjigje. Trupat e të ndjerëve i janë nënshtruar një ekspertize mjeko-...
TIRANË- Dosja.al ka zbardhur një pjesë nga projekt-raporti i Parlamentit Europian lidhur me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në raportin me 140 fa...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Bode është emëruar Drejtoreshë e Spitalit të Traumë. Bode zëvendëson në këtë post drejtues, Arben ...
BERAT– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme tek rreth-rrotullimi pranë Urës së Goricës në Berat. Motorri i picave ka rrëshkitur dhe është përplasur me nj...
TIRANË– Shifrat nga Covid janë rritur trefish në vendin tonë. Gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 12 persona ndërsa janë infektuar 616 të tjerë. Në 24 o...