LIVE UPDATES
Politike

“Dukej mirë, u shemb pa kuptuar”/ Grida Duma takon ish-nxënësit e shkollës “Sami Frashëri”: Fshihet një aferë e p

27 Gusht 2020, 10:39 Nga DOSJA
“Dukej mirë, u shemb pa kuptuar”/ Grida Duma takon

TIRANË- Ish-deputetja Grida Duma, ka shkuar në shkollën “Sami Frashëri”, dhe ka marrë në pyetje disa nga nxënësit që kanë ndjekur mësimet në këtë godinë, para se ajo të shembej, një vit më parë. Nxënësit dëgjohet të shprehen se nuk e kanë kuptuar se përse shkolla u shemb, pasi atyre u dukej mirë pas rikonstrukturimit.

“Fshihet një aferë e pastër korruptive. Nxënësit nuk janë eksperiment, duhet strategji e qartë se si do të zhvillohet mësimi. Jemi në gjimnazin “Sami Frashëri”, një nga shkollat më të mëdhaja të Shqipërisë dhe një nga shkollat më të mëdhaja të Tiranës, sigurisht. Kam afër dhe me kënaqësi, një nxënës të Vitit të II të shkollës “Sami Frashëri”, i cili do të shqetësimet e veta që ka që nga ai moment dhe deri tani që shkolla nuk funksionon më,”- shprehet Duma.

“Unë jam nxënës i shkollës “Sami Frashëri”, vitin e II e kam kryer këtu dhe pas tërmetit shkolla u rikonstruktua dhe dukej mirë, më pas sa hap e mbyll sytë shkolla u prish dhe ne këtë nuk e kuptuam. Pastaj viti i II-III jemi vendosur tek shkolla “Çajupi”, më pas erdhi edhe viti i I dhe u bëmë shumë nxënës dhe nuk kishte mundësi për asnjë lloj aktiviteti, shkolla ishte shumë e mbushur. Për këtë arsye unë shqetësohem sepse nuk kemi marrë asnjë informacion për këtë vit shkollor se çfarë do të ndodhë: Ku do të zhvendosemi? Si do të zhvillohet mësimi? Sa do të jemi nëpër klasa? Për këtë arsye jam shumë i shqetësuar,”- tha një nxënës.

 

Pjesë nga biseda mes Dumës dhe nxënësve:

Grida Duma: Tek “Çajupi” u zhvendosëm disa prej jush?

Nxënësi: Fillimisht u zhvendosëm viti i II-III.

Grida Duma: Sa veta ishit në klasë tek “Çajupi”?

Nxënësi: Tek “Çajupi” ishim 30 -35 veta në klasë. Kishte edhe klasa me më shumë.

Grida Duma: Ju sot nuk keni asnjë informacion se ku do të shkoni në cilën shkollë? Do të vazhdoni ose jo tek “Çajupi”?

Nxënësi: Asnjë informacion, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë fare, fare.

Grida Duma: Keni grupe informacioni, shokët çfarë thonë?

Nxënësi: Kemi grupe informacioni por nuk është marrë asnjë lloj lajmërimi.

Grida Duma: Ti si ndjehesh?

Nxënësi: Unë ndihem i konfuzuar sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë.  Shtatori po vjen, shkolla po afrohet dhe nuk e di çfarë shkolle do të jem. Do të jem paradite apo pasdite, nuk e kam idenë.

Grida Duma: Si ishte mësimi online?

Nxënësi: Mësimi online ishte… nuk më vjen mirë ta them por ishte thjesht një kaos.

Grida Duma: Tani është akoma më kaos në kohën e pandemisë apo si ndjeheni?

Nxënësi: Mësimi online shumica nuk futeshin në mësim, fare. Nuk merrte pjesë fare në mësim për këtë arsye edhe provimet disa nga nxënësit nuk i zhvillonin.

 Grida Duma: Pra ju e kuptoni që online është më shumë një dështim, nuk është marrje mësimi dhe jeni të shqetësuar nëse zhvillohet përsëri online.

Nxënësi: Po jam mjaft i shqetësuar sepse jam në Maturë sivjet dhe mendoj se është një diçka e madhe për mua dhe të ardhmen time.

Grida Duma: Është e rrezikshme kjo mënyrë kaotike. Padyshim që “Sami Frashëri”, është një nga rastet më të jashtëzakonshme të aferave të korrupsionit. Një tender prej 10 milionësh nga bashkia e Tiranës u nis dhe u anulua pa asnjë lloj transparence. Është rritur fondi dhe është bërë 30 milionë dhe nga ana tjetër nuk dihet.

“Pa dyshim që Sami Frashëri është një ngta rastet më të jashtëzakonshme të aferave të korrupsionit. Një tender prej 10 milionësh nga Bashkia e Tiranës u nis dhe u anulua pa asnjë lloj transparence. Është ngritur fondi dhe është bërë 30 milionë dhe nga ana tjetër nuk dihet nëse godinat ose numri i objekteve është rritur madje dihet që nuk ka rritje. Pa dyshim kjo është një aferë abuzive, dhe kjo nuk është një çështje tërmeti, këtu është tërmeti i tenderave të shkollave të Tiranës dhe i Bashkisë së Tiranës. Sot shëndeti i nxënësve dhe edukimi i tyre paralelisht janë prioritetet më të mëdha për të cilat ne diskutojmë dhe ngremë shqetësimin e madh për të ngritur përgjegjshmërinë. Duhet të jemi të qartë për një gjë. Nxënësit, fëmijët tanë, fëmijët e shqiptarëve nuk janë eksperiment. Nuk mund të nisim një vit shkollor i cili ka tre alternativa, me tre skenarë sikur janë seriale dhe këto skenarë i lihen në përgjegjësi shkollave pa asnjë buxhet fin anciar ndihmës, ku dihet se në kohën e pandemisë duhet të ketë një buxhet që të ndihmojë në përballimin e pandemisë dhe kushteve të tjera që është shëndeti i fëmijëve. Nga ana tjetër, pa dyshim, që kjo uk duhet të nisë si një eksperiment që të rrezikojmë sërish mbylljen. Pa dyshim që hapja e shkollave është prioritet sepse edukimi është e ardhmja e tyre dhe nuk mund të rrezikojmë as edukimin, as të ardhmen dhe as ekonominë e këtij vendi që varet e gjitha nga kjo. Nga ana tjetër shëndeti është i pari dhe nuk mund të hyjmë me eksperimente tye cilat sot hapin shkollën, pastaj, le ta projmë një herë se ç’ndodh dhe nëse ka pandemi e cila zgjerohet si pasojë e një kaosi, i një mungese alternative, i një mungese plani, i një mungese trategjie, të rrezikojmë sërish që të rimbyllne shkollat dhe pastaj do të rimbyllen edhe me krizën sghëndetësore. Këtë lloj përgjegjësie të jenë të sigurt që nuk mund t’ia lejojmë që ta mbajnë ndaj duhet të jenë të përgjegjshëm që që sot të ketë një plan masash për këtë situatë dhe nxënësit si në Shkollën “Sami Frashëri”, që është një aferë e madhe por në të 14 shkollat e tjera të mbyllura, rreth 8500 nxënës në Tiranë, nuk dihet se ku do të shkojnë, si do të studiojnë dhe në cilat kushtet. Kjo është situata sot në Tiranë, përgjegjës nga pushteti lokal, por pa dyshim Ministria e Arsimit e cila ka deleguar përgjegjësinë dhe po thotë që po bëj atë që prindërit duan, mjafton që të lëshojë përgjegjësinë kudo. Shteti është për të bërë planifikimin, për të bërë strategjinë dhe për të ruajtur shëndetin, jetën dhe pastaj të sigurojë shërbimin e edukimit për të cilën shqiptarët paguajnë,”- shtoi Grida Duma në fund.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma grida duma tek sami frasheri grida duma grida duma tek sami frasheri

Sondazh

Poll
Politike 26 Gusht 2020, 08:50

ATHINË- 2 vite pas publikimit për herë të parë të ambicies greke për t’u zgjeruar me 12 milje në perëndim të Detit Jon, qeveria e Kyriakos Mitsotakis ka ma...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj