LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dua Lipa në kopertinë e ‘Le Monde’, gazeta i kushton një artikull historisë së jetës së saj, që nga jeta në

29 Mars 2021, 19:15 Nga DOSJA
Dua Lipa në kopertinë e ‘Le Monde’, gazeta i kushton

FRANCË– Kur Dua Lipa u kthye nga ceremonia Grammy Awards, ajo e gjeti apartamentin e saj në Los Angeles të pushtuar nga ca “insekte” shumëngjyrëshe. Balona me helium, në formë tullumbacesh notonin nën tavan. Ishte i dashuri i saj, modeli Anwar Hadid, ai që organizoi festën surprizë, të paktën kështu të krijohet përshtypja po të shohësh fotografitë e postuara nga çifti në Instagram. E nominuar në gjashtë kategori, këngëtarja fitoi vetëm një çmim, atë të albumit më të mirë vokal të popit, në ceremonië më të madhe të industrisë muzikore, që u mbajt natën e 14 marsit në Kaliforni.

Shumë të tjerë do të kishin shfaqur zhgënjimin e tyre. Por në skenën e Staples Center si dhe më pas në rrjetet sociale, me Dua Lipën ndodhi e kundërta. Ajo e la të shpërthejë gëzimin e saj.

Në një kohë kur shumica e muzikantëve i shtynin gjithë projektet si rezultat i pasigurisë së krizës shëndetësore, ajo pati fat. Albumi do të tërhiqte një pjesë të mirë e rinisë së botës në kohën e pandemisë. Ndërsa “Nostalgjia…” po kap majat e hit paradave. Në TikTok, platformën që po bën namin me sukseset muzikore, « Dua Lipa dance challenge » është bërë sfida e kërcimtarëve të rinj të cilët performojnë nga kuzhina ose salloni i tyre me ritmet e “Don’t Start Noë ou Levitating”.

“Unë e nxora albumin ndonëse ishte kohë pandemie sepse më dukej sikur do t’i ndihmonte njerëzit të shpëtonin nga realiteti, sikurse më ndodhi edhe vetë mua kur e shkruajta atë ”,- i tha ajo Le monde me telefon në 12 Mars, një ditë para ndarjes së Çmimeve Grammy.

“Që nga Lufta e Dytë Botërore, vendi ynë nuk ka rreshtur së ndryshuari përcaktimin e vetvetes”– thotë muzikanti kosovar Genc Salihu, 39 vjeç. ”Ekspozimi i ëndrrave tona për të gjithë botën është në ADN-në tonë. Duke bindur NATO-n për të na ndihmuar [kundër Serbisë në 1998], ne kuptuam se gjithçka ishte e mundshme. Ishte pak a shumë e njëjta gjë sikur basketbollisti Michael Jordan të qe bërë xhaxhai yne! Popullsia jonë është e re, ambicioze, e sigurt, gjithnjë e më progresive. Në këtë betejë emancipuese Dua ka luajtur një rol kryesor. Ajo është burimi ynë më i madh i krenarisë ”- thotë ai.

Në vitin 1992, prindërit këngëtares u përballën me okupimin e vendit të tyre nga serbët dhe Dua Lipa, ende studente, u nis për në mërgim. Në Kosovë, babai i tij synonte të bëhej dentist, nëna avokate. Pasi mbërritën në Londër, në zonën e diasporës kosovare në Camden Toën, ata jetuan me punë të çuditshme, para se të konvertoheshin në marketing dhe turizëmi. Në kohën e tij të lirë, Dukagjin, babai, luante rok, me disa miq. “Grupi i tij, Oda, ka qenë një nga ata më e rëndësishmit e viteve 1990, për ne kosovarët, thotë Genc Salihu.

Në vitin 2006, familja Lipa u kthye në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Dua Lipa ishte 11 vjeç, e fliste shqipen me një aksent të theksuar britanik dhe përjetoi gjallërinë e pavarësisë së shpallurnë vitin 2008. Megjithatë, dy vjet më vonë, ajo i kërkoi  prindërve të kthehen, vetëm, në Londrën e saj të lindjes, ku ajo filloi studimet për kanto dhe aktrim. Për këtë adhuruese të Princ, Blondie dhe Boëie, e cila tashmë ëndërron suksese në muzikë republika e vogël ballkanike nuk ofronte mundësi të mjaftueshme.

Pavarësisht se ishte vetëm 15 vjeç, prindërit e lanë Duan të shkonte. Ajo u zhvendos në një apartament të përbashkët me një nga njohurit e familjes. Aty filloi të postojë në internet provat e saj të para muzikore duke punuar njëkohësisht si kamariere dhe modele, me shpresën se do të arrinte të kishte kontaktet e duhura. Ato përfundimisht u materializuan, falë pjesmarrjes  nënjë reklame modeste.

Dua Lipa ka 63 milion ndjekës në profilin e saj në Instagram, plot 35 herë më shumë se numri i banorëve të Kosovës. “Si adoleshente, kam ëndërruar të shoh artistët e mi të preferuar të vijnë dhe të luajnë në Prishtinë, por kjo nuk ka ndodhur kurrë”,– rrëfehet këngëtarja. ”Pra, shumë njerëz e lidhin Kosovën me luftën. Por është një vend i cili zjen nga jeta, projektet. Unë doja ta vendosja në hartën e botës mënyrë pozitive».

Në vitin 2018, Dua Lipa krijoi një fondacion dhe një festival në Prishtinë bashkë me babanë e saj. Po ashtu si në albumet e divës, artistë vendas dhe ndërkombëtarë pranojnë të marrin pjesë me kënaqësi, nga Miley Cyrus te Calvin Harris. Stari natyrisht është vetë Dua. “Ajo është ambasadorja jonë më e mirë ”, – thekson Shpend Ahmeti, kryebashkiakui i Prishtinës. Ai përmend yjet e estradës me origjinë kosovare ose shqiptare: këngëtaret Rita Ora, Era Istrefi, Bebe Rexha ose Ava Max, reperi Action Bronson. “Për sa i përket pop starëve për frymë ne zëmë vendin e parë në botë”- krenohet kryebashkiaku.

Dua Lipa vjen nga një vend ku popullsia është 95% myslimane. Kur disa shqetësohen për një përplasje civilizimesh, ajo kthehet me dashuri të madhe nga amerikani Anwar Hadid. Bir i një biznesmeni pasurish të paluajtshme palestinez dhe i një modeleje hollandeze, Anwar është gjithashtu vëllai i vogël i dy modeleve të momentit, Gigi dhe Bella Hadid,që nga ana e tyre janë afër Kardashianëve.

Megjithatë, është e ndaluar të flasësh për këtë mrëdhënie gjatë kësaj interviste. Menaxherët Ben Mawson dhe Ed Millett, të cilët kujdesen për Dua Lipën që prej kur ishte 17 vjeç, nuk pranojnë diskutimin e temave të ndjeshme. Dua ka një marëdhënie të veçantë me ata dhe i vlerëson shumë. Ishin pikërisht ata për të cilët u kujdes të falënderonte fillimisht, në Grammy Awards. Në këtë univers të llogarive milionëshe, të dashurive dhe miqësive të vëna në skenë për të krijuar imazh, asgjë nuk i lihet rastësisë. Fjala më e vogël, imazh më  parëndësishëm, gjithçka kalon në filtra të fortë.

Por njerzit e afërt me Duan tregojnë se ajo ka një marrëdhënie të distancuar me Islamin. “Dua u rrit në një familje akademikësh, jo shumë të dhënë pas fesë”– thotë Genc Salihu-. Duhet thënë se gjatë regjimit komunist Jugosllav besimi nuk përbënte prioritet”. Këtë trashëgimi laike e konfirmon edhe kryebashkiaku i Prishtinës: “Ne e përcaktojmë veten së pari si shqiptarë dhe Kosovarë dhe vëtëm më pas në funksion të fesë. Për më tepër, pozicionet politike të gjyshit të Duas, historianit Seit Lipa, janë pa ambiguitete. A e dini se në qytetin e Pejës, ai ishte shok me gjyshin e Rita Orës, regjisorin e skenës shqiptare, Besim Sahatçiu?”

“Në një portret të gjatë që i ka kushtuar e për dymuajshmja amerikane Rolling Stone, këngëtarja pranoi të rrëfehej për këtë figurë familjare, që drejtoi Institutin e historsë së Kosovës nga 1990 deri në 1995. “Gjatë okupimit, serbët kërkuan që [gjyshi im] të rishkruajë historinë. Ai refuzoi ta bëjë këtë dhe humbi punën e tij. Prandaj bindjet e mia përbëjnë një pjesë integrale e asaj që unë jam”. 

Në fakt, përkundër masave paraprake të menaxherëve të saj, të cilët e dinë se politika është një fushë e minuar për një yll të nivelit të këtyre përmasave, Dua Lipa arrin ti fshehë pak pozicionet e veta. Këto vitet e fundit, ajo ka folur kundër Brexit dhe racizmit, tregoi hapur mbështetjen për socialistin amerikan Bernie Sanders dhe çështjen Palestineze. “Ajo është një person shumë i autentik”, thotë këngëtarja Lolo Zouaï, duke peshuar fjalët e tij. Kjo amerikane me origjinë franko-algjeriane duhet të kishte marrë pjesën në turneun e Dua Lipa, para se ç’do gjë të anulohej për shkak të Covid-19. “Ne jemi në të njëjtën moshë, kemi punuar në lokale, kemi rrënjë të huaja. Eshtë pak a shumë e njëjta histori, ndonëse gjithçka shkoi shumë më shpejt për të” qesh  e dashamirësi Lolo Zouaï, e cila u njoh me këngëtaren në një lokal në New York.

Në janar 2020, për të festuar çmimin Grammy të fituar nga e ngjashmja e saj amerikane Lizzo, Dua Lipa mori pjesë në pritjen që ajo dha në një klub striptizmi në Los Anxhelos. Disa gojë të liga të virtytit e kritikuan atë. “Nëse jeni vërtet feministe, ju
duhet ti mbështesni gratë në të gjithë sektorët profesionalë-, u përgjigj ajo në Rolling Stone-. Ju duhet ti mbështesni punëtoret e seksit dhe të besoni se ato e kanë zgjedhur me vullnet të lirë këtë punë”.

Kështu ecën përpara mjeshtrja Lipa, as e maskuar dhe as e zhveshur plotësisht. Si në këngët e saj, si në shfaqet në media, ju do të shihni vetëm aq pjesë të intimitetit sa ajo dëshiron të zbulojë. “Unë kam ndjenjën e shkruara ime është tejet autobiografike, por, si çdo autor, edhe unë ndryshoj gjëra të vogla” tregon kjo vajzë e pasionuar pas letërsisë e cila thotë se është tronditur gjatë izolimit nga libri “Një jetë si të tjerët” ku shkrimtarja, Hanya Yanagihara rrëfen një përrallë tragjike e miqësive të prishura. “Të gjithë duhet të jenë në gjendje të gjejnë veten në këngët e mia. Unë përpiqem të jem gjithëpërfshirëse me aq sa mundem”.

E kërkuar nga markat më të mëdha (Evian, Puma, Saint Laurent, Adidas, etj.) të cilave ajo rregullisht u mishëron imazhin, këngëtarja nuk përjashton hedhjen një ditë në treg të markës së saj. Por tani për tani, ajo gjithashtu e lejon veten të joshet nga dizajnerë të vegjël. “Dua mund të vishej vetëm Versace, por ajo shpesh vendos bizhuteritë e mia. Për një shtëpi si imja, ende mjaft modeste, është si një dhuratë nga parajsa “, gëzohet Bea Bongiasca, 30 vjeç. Argjendaria e saj milaneze është mbuluar me trëndafila, si një kundërpeshë ndaj pandemisë. “Dua Lipa rrezaton një aureolë vetëbesimi dhe lumturi. Për shembull, ajo nuk është shumë e hollë, siç mund të ishte Kate Moss Vitet 1990. Në këto kohë të errëta, ajo është e çmuar ” thotë ajo.

Marrë nga Le Monde.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa


Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta