LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK i mbyll 'derën' Komisionit 'Xhafaj 2': Cënim i pavarësisë. Bardhi: Asnjë intimidim nuk e shpëton Ramën nga përgjegjësia

• Një kërkesë e Komisionit Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, për një vizitë me qëllim monitorimin në Prokurorinë e Posaçme, në zbatimit të masave kundër pastrimit të parave është refuzuar. • Sipas dokumentit zyrtar SPAK i ka thënë jo kësaj nisme, duke e cilësuar takimin monitorues shkelje të ligjit dhe të pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme. • Në përgjigje, SPAK thekson gjithashtu se mbetet i angazhuar për bashkëpunim me Komisionin në transmetimin e informacionit të nevojshëm dhe shpreh mosdakordësinë për vizitën e planifikuar më 6 shkurt 2026, duke e konsideruar atë “kapërcim të ligjit dhe cënim të pavarësisë së institucionit”. • Pasi SPAK i tha ‘jo’ Komisionit ‘Xhafaj 2’, ka reaguar edhe Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili shkruan se asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëton dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën.  • Ai thekson se SPAK i ka refuzuar këto veprime, teksa i mbylli derën Komisionit Xhafaj 2, duke i konsideruar në kundërshtim me ligjin dhe si cenim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.

3 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

"Bie ndesh me pavarësinë kushtetuese"/ Kërkesa e Komisionit Xhafajt për një vizitë monitoruese, SPAK: Shprehim mosdakordësi për vizitën e datës 6 shkurt

SPAK i mbyll 'derën' Komisionit 'Xhafaj 2': Cënim

TIRANË- SPAK është përgjigjur, pasi Komisioni Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, ka bërë kërkesë në Prokurorinë e Posaçme për një vizitë me qëllim monitorimin e zbatimit të masave kundër pastrimit të parave. Në përgjigje, SPAK thekson se kërkesa bie në kundërshtim me pavarësinë e institucionit.

Gjithashtu SPAK nënvizon se mbetet i angazhuar për bashkëpunim me Komisionin në transmetimin e informacionit të nevojshëm dhe shpreh mosdakordësinë për vizitën e planifikuar më 6 shkurt 2026, duke e konsideruar atë “kapërcim të ligjit dhe cënim të pavarësisë së institucionit”.

Përgjigjja e SPAK 

Çdo praktikë për të kryer vizita të tilla monitoruese do të binte ndesh me pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme. Kjo pavarësi nuk është vetëm një kërkesë formale ligjore, por edhe një kusht themelor për të siguruar hetime të pavarura, të paanshme dhe efikase, në mbrojtje të interesit publik dhe të sundimit të ligjit.

Në vijim të dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional me Komisionin, Prokuroria e Posaçme mbetet e angazhuar për të kontribuar në përcjelljen e çdo informacioni të nevojshëm në funksion të përmbushjes së detyrimeve të saj kushtetuese dhe ligjore.

Në përfundim, Prokuroria e Posaçme shpreh mosdakortësinë e saj për realizimin e vizitës monitoruese të caktuar prej jush në datën 06.02.2026, vizitë të cilën e konsideron në kapërcim të ligjit dhe cënim të pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

SPAK i tha jo Komisionit 'Xhafaj 2/ Bardhi: Asnjë intimidim nuk e shpëton Ramën nga përgjegjësia

SPAK i mbyll 'derën' Komisionit 'Xhafaj 2': Cënim
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar, pasi SPAK i mbylli 'derën' Komisionit 'Xhafaj 2', për të “inspektuar” këtë institucion. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën. 

Ai thekson se SPAK i ka refuzuar këto veprime, teksa i mbylli derën Komisionit Xhafaj 2, duke i konsideruar në kundërshtim me ligjin dhe si cenim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.

Postimi i Bardhit: 

Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e shndërruar qeverinë në zyrë avokatie të të pandehurës Balluku, si dhe pasi prej 6 javësh zvarrit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e të njëjtës së pandehur, ky është sulmi i rradhës i Edi Ramës në luftën që tashmë i ka hapur publikisht sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Por, përpjekja e Edi Ramës për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet “inspektimeve të deputetëve”, ka marrë refuzimin e prerë nga SPAK, e cila të ashtuquajturat “vizita monitoruese” i konsideron në kundërshtim me ligjin dhe në cënim të pavarësisë kushtetuese të institucionit. E ka të kotë! Asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën, Belindën dhe Linda-t e tij të korruptuara./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

DOKUMENTET/ SPAK i mbyll derën Komisionit “Xhafaj 2”

SPAK i mbyll 'derën' Komisionit 'Xhafaj 2': Cënim

TIRANË- Sapo prokurorët e SPAK thyen disa tabu me dosjet e Belinda Ballukut dhe të Ergys Agasit duke i prishur qejfin Edi Ramës me një gërvishtje të lehtë të qendrës së pushtetit, mazhoranca socialiste ka riaktivizuar mekanizmat parlamentarë për të “monitoruar”, testuar dhe nëse është e mundur, disiplinuar drejtësinë e re.

Një dokument zyrtar, i siguruar ekskluzivisht nga Lapsi.al, provon se tashmë shumica e Edi Ramës ka kaluar në kundërsulm në një përpjekje për t’i intimiduar prokurorët duke përdorur sërish atë, të njëjtin, Fatmir Xhafajn.

SPAK i mbyll 'derën' Komisionit 'Xhafaj 2': Cënim

Dokumenti i siguruar nga një burim i Lapsi.al është një përgjigje zyrtare që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kthyer parlamentit duke i thënë “Jo” Komisionit Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, të drejtuar nga Fatmir Xhafaj për një “vizitë monitoruese” në SPAK, gjoja me idenë e zbatimit të masave për luftën kundër pastrimit të parave.

Me një formulim të prerë, prokurorët e SPAK e cilësojnë nismën si ndërhyrje të paligjshme dhe cenim të drejtpërdrejtë të pavarësisë kushtetuese të institucionit duke e lënë Xhafajn jashtë dyerve të prokurorisë.

Fillimisht SPAK sqaron se raportimi institucional është kryer dhe vijon të kryhet në mënyrë të rregullt dhe të plotë. Prokurorët vënë në dukje se nga ana e Agjencisë së Inteligjencës Financiare nuk ka pasur asnjë shqetësim konkret, asnjë çështje specifike dhe asnjë problem që të kërkonte një ndërhyrje të jashtëzakonshme parlamentare.

Pastaj vjen thelbi. SPAK i kujton Kuvendit dhe Komisionit Xhafaj se është institucion i pavarur kushtetues, i cili raporton vetëm në përputhje me Kushtetutën, ligjet organike dhe Rregulloren e Kuvendit. Dhe e thotë qartë, pa ekuivok: “Prokuroria e Posaçme nuk mund të ‘monitorohet’ dhe nuk njeh legjitimitetin e kësaj praktike”.

Çdo përpjekje për vizita të tilla monitoruese, thuhet në dokument, “do të binte ndesh me pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme”, një pavarësi që nuk është thjesht një parim formal, por “kusht themelor për të siguruar hetime të pavarura, të paanshme dhe efikase në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit”.

Në përfundim, SPAK shpreh hapur mosdakordësinë për realizimin e vizitës së planifikuar nga Komisioni Xhafaj që ishte planifikuar të zhvillohej në datën 6 shkurt 2026, duke e konsideruar atë “në kapërcim të ligjit dhe cenim të pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme”.

Ringjallja e komisionit “Xhafaj” për ndërhyrje në SPAK

SPAK i mbyll 'derën' Komisionit 'Xhafaj 2': Cënim

Përpjekja për të organizuar një vizitë “monitorimi” në SPAK është vazhdimësi e misionit të parë që iu ngarkua Fatmir Xhafajt rreth një vit e gjysëm më parë.

I ashtuquajturi “Komision antikorrupsion”, sipas Ramës dhe Xhafajt do të shërbente për të adresuar një sërë problematikash, përfshirë edhe ecurinë e reformës në drejtësi, por të dy u akuzuan se kishin një plan për të vënë nën një kontroll më të rreptë drejtësinë. Komision  “Xhafaj 1” u përplas me një mur refuzimesh gjatë punës së tij.

Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe më pas edhe organizata të shoqërisë civile refuzuan njëra pas tjetrës të bëheshin pjesë e një procesi që u perceptua gjerësisht si tentativë për kapjen politike të drejtësisë.

Gjykata Kushtetuese e argumentoi refuzimin me faktin se pjesëmarrja e saj do të përbënte konflikt funksional, ndërsa SPAK deklaroi atëherë se “nuk e konsideron të nevojshme pjesëmarrjen me ekspertë”. Edhe Bashkimi Europian, në mënyrë të tërthortë por të qartë, e ftohu këtë iniciativë, duke e lënë komisionin pa mbështetje reale dhe pa legjitimitet ndërkombëtar.

Komisioni “Xhafaj 1” u shua në heshtje, pasi u izolua nga organet e drejtësisë por edhe nga diplomacia. Sot është ringjallur me një version të dytë, me një pretekst tjetër, por me të njëjtin qëllim: të hapë një kanal presioni ndaj SPAK në një moment kritik.

Bllokimi i SPAK për arrestimin e Ballukut dhe dosja e AKSHI-t

Nisma për të bërë një vizitë monitoruese në SPAK është ndërmarrë në datën 18 dhjetor të vitit të kaluar, pra dy ditë pasi prokurori Dritan Prençi dorëzoi në parlament kërkesën për autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Pikërisht hetimet ndaj Ballukut, pezullimi i zv.kryeministres, dosja e AKSHI, fletë-arresti për Ergys Agasin, janë sinjalet më të forta që SPAK i ka dërguar pushtetit duke krijuar një situatë të re politike.

Një situatë ku Edi Rama i ka harruar elozhet që i thurte dikur drejtësisë së re, të cilën e quante një “reformë historike” që bëhej për herë të parë dhe që kishte garancinë dhe mbështetjen pa kushte të Partisë Socialiste.

Me dosjet e fundit, loja ka ndryshuar. Partia Socialiste është kthyer në “rifugio” të Belinda Ballukut. Deputetët socialistë në kuvend zvarrisin në mënyrë të paprecedent kërkesën për arrestimin e saj, në anën tjetër ankimohet në Gjykatën Kushtetuese vendimi për pezullim si zv.kryeministre dhe ndërkohë, ecet para me tentativën për ta rrethuar SPAK me mekanizma parlamentarë, komisione, “monitorime” apo dialog institucional të kontrolluar.

Praktika të dështuara një herë, por që ringjallen për t’i vënë një vijë të kuqe të hetimeve me aferat korruptive. Duket sikur SPAK nuk po bën hapa pas, por si çdokush edhe aty ka një pikë të dobët, fuqia e prokurorëve buron tërësisht nga vullneti i ambasadave perëndimor dhe në kushtet kur Rama po lëviz çdo fije të mundshme në diplomaci, duke u shpallur sot mysliman, nesër katolik dhe ditën tjetër çifut, mbetet sërish pyetja: Deri kur?/Lapsi.al

spak gazment bardhi fatmir xhafaj edi rama

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit