LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK aksion në Vlorë/ Lëshohen 7 urdhër arreste, mes tyre edhe për Inez Hajrullën e Ervis Matodashajn, i shpëtojnë operacionit! Zbardhen 2 vrasje e episode trafiku droge (PAMJET)

• Me urdhër të SPAK, forcat RENEA, FNSH dhe BKH zbarkuan mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, në zonën e Ujit të Ftohtë, pas zbardhjes së 2 vrasjeve dhe disa episodeve të trafikut të drogës. • Ky operacion vjen pasi SPAK ka firmosur 7 urdhër arreste, mes të cilëve edhe për Flodian Plakun i arrestuar më herët për vrasjen e Gentjan Bejtaj. Mësohet se gjatë këtij operacioni në kërkim është edhe Ervis Matodoshaj dhe Inez Hajrulla. • Mes 7 urdhër arresteve, 2 prej personave të përfshirë në këto ngjarje kriminale u është komunikuar masa në qeli, ndërsa 3 të tjerë, rezultojnë jashtë territorit shqiptar. • Hajrulla dhe Matodashajn, të vetmit që rezultonin në Shqipëri, i shpëtuan operacionit. • Zbardhja e ngjarjeve kriminale ka ardhur fill pas arrestimit të Flodian Plakut, i njohur ndryshe si Poli Qorre, për vrasjen e Gentian Beqirit. • Prej kohësh eksponentët kriminalë janë mbajtur nën vëzhgim duke ndërhyrë ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë. • Një prej vrasjeve të zbardhura është edhe eliminimi i Gentian Qarrit 5 vite më parë, i njohur ndryshe si Gecja. • Siç u pa edhe në pamje nga operacioni, RENEA bllokoi Unazën e Vlorës, rrugën paralele me Lungomaren. • Zona u monitorua me dron dhe rreth 40 efektivë ishin në terren, me 10 autoblindë që rrethuan pallatin të njohur si bazë e Inez Hajrullës.

11 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

SPAK godet grupin e Inez Hajrullës/ Zbardhen 4 raste të trafiku ndërkombëtar, 1.9 ton drogë nga Ekuadori drejt BE

SPAK aksion në Vlorë/ Lëshohen 7 urdhër arreste, mes tyre
Foto ilustruse

TIRANË- SPAK ka zbardhur 4 raste të trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të grupi të Inez Hajrullës i njohur ndryshe si i forti i Vlorës. Anëtarët e këtij grupi kriminal vepronin pothuajse në të gjithë Europën, përfshirë këtu Holandën, Greqinë, Turqinë dhe Italinë. SPAK akuzon grupin e Hajrullës për trafikun e 1.9 ton lëndë narkotike, e cila kishte se destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë hetimeve dhe analizës së komunikimeve të koduara në SkyECC, Byroja Kombëtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme.

Në portin e Roterdamit në Holandë është sekuestruar një sasi prej 750 kilogramë kokainë, e porositur në Ekuador nga Flodian Plaku në bashkëpunim me biznesmenin Mendu Duka dhe persona të tjerë të paidentifikuar. Sasia e lëndës narkotike kishte destinacion vendet e Bashkimit Europian. Hetimet tregojnë se grupi kishte krijuar një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës.

Rasti tjetër ka të bëjë me sekuestrimin e 14 kilogramëve kokainë. Ajo është sekuestruar nga Policia Greke në Patra, brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda.

Rasti i tretë ka të bëjë më policin, Rezart Kuçi, i cili në bashkëpunim me Arben Memishajn ka porositur 400 kilogramë kokainë. Kokaina e trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020, është sekuestruar nga autoritetet gjermane.

Po ashtu janë dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë.

Njoftimi

Gjatë hetimeve dhe analizës së komunikimeve të koduara në SkyECC, Byroja Kombëtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme:

Në portin e Roterdamit në Holandë është sekuestruar një sasi prej 750 kilogramë kokainë, e porositur në Ekuador nga shtetasit F.P (me disa identitete) në bashkëpunim me M.D dhe persona të tjerë të paidentifikuar, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Hetimet tregojnë se grupi kishte krijuar një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës.

Gjithashtu, rreth 14 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Policia Greke në Patra, brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda. Nga komunikimet rezulton se në këtë mjet transportohej edhe një ngarkesë tjetër droge me destinacion Italinë, transport i organizuar nga A.Xh. në bashkëpunim me persona të tjerë.

Në një tjetër rast, 400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020 janë sekuestruar nga autoritetet gjermane. Sipas hetimeve, porositës dhe posedues të kësaj sasie dyshohen të jenë shtetasit R.K., oficer policie (i cili më parë ka mbajtur detyra në DVP Vlorë, Fier, Tiranë dhe Kukës), dhe A.M., në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transport të drogës.

Po ashtu janë dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë.

Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine, ndërsa transporti kryhej përmes rrugëve detare dhe tokësore drejt vendeve të Bashkimit Europian./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Aksioni i SPAK në Vlorë/ Zbulohet roli që kishte oficeri i policisë në funksion të aktivitetit kriminal

SPAK aksion në Vlorë/ Lëshohen 7 urdhër arreste, mes tyre
Foto ilustruse

VLORA- SPAK përmes një njoftimi zyrtar ka dhënë më shumë detaje mbi operacionin e kryer në qytetin e Vlorës, ku u lëshuan tetë urdhër-arreste. Konkretisht është zbuluar edhe roli i Rezart Kuçit me detyrë oficer policie. Ai ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal.

Këtë e ka bërë duke siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike, nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore, ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin dhe duke përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale si dhe për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Përfshirja e oficerit të policisë

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R.K., me detyrë oficer policie, dyshohet se ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal, duke:

siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike;
nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore;
ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin;
përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal;

përdorur komunikim të koduar në aplikacionin SKYECC.

Ky operacion është realizuar falë një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar mes SPAK, Europol, Eurojust, DEA dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian. Prokuroria e Posaçme falenderon hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për mbështetjen gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale si dhe për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Operacioni në Vlorë/ Zbulohen 8 personat e grupit kriminal që u lëshuan urdhër-arrestet

SPAK aksion në Vlorë/ Lëshohen 7 urdhër arreste, mes tyre
Foto ilustruse

TIRANË- SPAK përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se cilët janë tetë personat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste, në kuadër të operacionit i cili u zhvillua ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Hetimet janë bazuar në komunikimit e koduara SKYECC si dhe veprimet e tjera hetimore. Përmes tyre është zbuluar se ky grup kriminal është përfshirë në krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Personat për të cilët është vendosur masa “arrest me burg” janë: Inez Hajrulla, Ervis Matodashaj, Flodian Plaku, Hamëz Demushi, Argest Xheza, Arben Memishaj, Mendu Duka dhe Rezart Kuçi. Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj , janë të dyshuar për vrasjen e Gentjan Qarrit. Ndërsa personat e tjerë akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bazuar në njoftimin e SPAK,  Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, në bashkëpunim me pjestarë të tjerën të grupit të strukturuar kriminal kanë organizuar, ndërvepruar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët. Kjo me qëllim realizimin e vrasjes dhe kanë dhënë udhëzime operative që kishin të bënin me monitorimin e viktimës, sigurimin e automjeteve dhe kryerjes së vrasjes, fshehjen e autorëve dhe djegien e automjetit me të cilin janë larguar autorët.

Gjatë hetimeve të koduara në SkyECC, BKH ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme. 

Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine, ndërsa transporti kryhej përmes rrugëve detare dhe tokësore drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërsa Rezart Kuçi me detyrë oficer policie, dyshohet se ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal. Kjo duke siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike, nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore, ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin dhe duke  përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal.

Njoftimi:

Hetimet janë bazuar në komunikimit e koduara SKYECC si dhe veprimet e tjera hetimore.
Përmes tyre është zbuluar se ky grup kriminal është përfshirë në krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Në kuadër të procedimit penal 152 të vitit 2022, Prokuroria e Posaçme po heton veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Pas kërkesës së SPAK,  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr. 13, datë 5.3.2026, ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 8 shtetas shqiptarë.

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit për 3 shtetas, një prej të cilëve ndodhet aktualisht i arrestuar në Zvicër. Vijon puna për kapjen dhe ekzekutimin e masave të sigurimit për 5 persona të tjerë.

Personat për të cilët është vendosur masa “arrest me burg” janë:

Inez Hajrulla, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Qarrit
Ervis Matodashaj, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Qarrit
Flodian Plaku, i njohur me nofkën “Pole Qorri”, i akuzuar për trafik droge
Hamëz Demushi, ish-punonjës policie, i akuzuar për trafik droge
Argest Xheza, i akuzuar për trafik droge
Arben Memishaj, i akuzuar për trafik droge
Mendu Duka, i akuzuar për trafik droge
Rezart Kuçi, i akuzuar për trafik droge

Për interes të këtij hetimi, SPAK ka marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollet ndaj personave të dyshuar, disa banesave dhe automjeteve të cilat janë ende në vijim.

Gjatë hetimit të këtij procedimi janë dokumentuar faktet penale si më poshtë:

“Vrasja me paramendim”, parashikuar nga nenin 78, paragrafi 2 i Kodit Penal në dëm të shtetasit Gentjan Qarri më datën 6 shkurt 2021 në qytetin e Vlorës, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit kriminal,“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 28/4, 333/a dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

Të hetuarit I.H dhe E.M, në bashkëpunim me pjestarë të tjerën të grupit të strukturuar kriminal kanë organizuar, ndërvepruar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët, me qëllim realizimin e vrasjes dhe kanë dhënë udhëzime operative që kishin të bënin me  monitorimin e viktimës, sigurimin e automjeteve dhe kryerjes së vrasjes, fshehjen e autorëve dhe djegien e automjetit me të cilin janë larguar autorët.

Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të shtetasi B.B
Nga analiza e komunikimeve, rezulton se I. H. dhe E. M. si dhe shtetas të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kanë ndërmarrë një seri veprimesh të qëllimshme, për të realizuar vrasjen e shtetasit B. B. Ata kanë siguruar të gjitha kushtet dhe kanë përdorur mjete teknike, si kamera survejimi dhe kanë vëzhguar lokalin “The boss” në pronësi të shtetasit B. B., për të monitoruar në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet, oraret dhe personat, me të cilët shoqërohet. Gjithashtu rezulton se ata kanë hartuar një plan konkret për mënyrën dhe vendin e ekzekutimit. Shtetasi B. B. është ekzekutuar më datë 10 maj 2021, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, në Vlorë.

Gjatë hetimeve dhe analizës së komunikimeve të koduara në SkyECC, Byroja Kombëtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme:

Në portin e Roterdamit në Holandë është sekuestruar një sasi prej 750 kilogramë kokainë, e porositur në Ekuador nga shtetasit F.P (me disa identitete) në bashkëpunim me M.D dhe persona të tjerë të paidentifikuar, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Hetimet tregojnë se grupi kishte krijuar një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës.

Gjithashtu, rreth 14 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Policia Greke në Patra, brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda. Nga komunikimet rezulton se në këtë mjet transportohej edhe një ngarkesë tjetër droge me destinacion Italinë, transport i organizuar nga A.Xh. në bashkëpunim me persona të tjerë.

Në një tjetër rast, 400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020 janë sekuestruar nga autoritetet gjermane. Sipas hetimeve, porositës dhe posedues të kësaj sasie dyshohen të jenë shtetasit R.K., oficer policie (i cili më parë ka mbajtur detyra në DVP Vlorë, Fier, Tiranë dhe Kukës), dhe A.M., në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transport të drogës.

Po ashtu janë dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë.

Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine, ndërsa transporti kryhej përmes rrugëve detare dhe tokësore drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Përfshirja e oficerit të policisë

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R.K., me detyrë oficer policie, dyshohet se ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal, duke:

siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike;
nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore;
ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin;
përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal;

përdorur komunikim të koduar në aplikacionin SKYECC.
Ky operacion është realizuar falë një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar mes SPAK, Europol, Eurojust, DEA dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian. Prokuroria e Posaçme falenderon hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për mbështetjen gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale si dhe për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal/ Del FOTOJA e efektivit të arrestuar sot në Vlorë

SPAK aksion në Vlorë/ Lëshohen 7 urdhër arreste, mes tyre
Rezart Kuci

VLORË- Personi që shihni në foto është punonjësi i policisë Rezart Kuci, i cili u arrestua sot në operacionin në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Bëhet me dije se AMP ka vënë në pranga Kuçin, pasi akuzohet në lidhje me veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Mësohet se Kuçi kishte postin e shefit të seksionit të policisë shkencore në DVP Kukës. Më parë ai ka mbajtur postin e Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

EMRI/ Aksioni në Vlorë, arrestohet një efektiv i policisë, ja për çfarë akuzohet

SPAK aksion në Vlorë/ Lëshohen 7 urdhër arreste, mes tyre

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e ndërmarrë sot në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku u lëshuan shtatë urdhër-arreste. Bëhet me dije se gjatë aksionit është arrestuar edhe një punonjës i policisë.

Rezart Kuci është arrestuar në lidhje me veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Mësohet se Kuçi kishte postin e shefit të seksionit të policisë shkencore në DVP Kukës. Më parë ai ka mbajtur postin e Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Operacioni i SPAK/ “I forti” i Vlorës dhe krahu i tij i djathtë, ende të lirë! Çfarë u gjet gjatë kontrolleve, fishekë, telefona dhe...

SPAK aksion në Vlorë/ Lëshohen 7 urdhër arreste, mes tyre

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar nga SPAK në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku u lëshuan shtatë urdhër-arreste, mes tyre edhe Ines Hajrulla dhe krahu i tij të djathtë Ervis Matodosha.  Bëhet me dije se në banesat e kontrolluara janë gjetur fishekë dhe shumë telefona. Ndërsa Hajrulla dhe Matodosha, dy emra të njohur të botës së krimit i kanë shpëtuar operacionit. 

Sipas raportimeve, jo vetëm nga zbërthimi i Sky ECC por dhe nga dëshmi, të dy këto persona akuzohen se kanë organizuar dhe realizuar vrasjen e Gentian Qarrit në shkurt të vitit 2021. Ndërkohë, personi i tretë ndaj të cilit është ngritur një akuzë e re, është Flodian Plaku, i cili tashmë akuzohet edhe për trafik ndërkombëtar kokaine. Aktualishtai ndodhet në paraburgim të sigurisë së lartë dhe po gjykohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Gjithashtu janë lëshuar urdhër arreste për katër persona të tjerë. Njërit prej tyre i është komunikuar akuza pasi ndodhet në paraburgim, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të arrestuar në Itali dhe i fundit në Janinë. Inez Hajrulla është një emër i cilësuar si kontigjent kriminal për Policinë, i cili i ka shpëtuar tre atenteve, fillimisht në vitin 2017 dhe në 2019 dhe më pas në 2023./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Në kërkim nga SPAK/ Kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla! Në 2 atentate shpëtoi bashkë me Ervis Matodashajn

SPAK aksion në Vlorë/ Lëshohen 7 urdhër arreste, mes tyre
Inez Hajrulla 

TIRANË- Inez Hajrulla dhe miku i tij Ervis Matodashaj i shpëtuan operacionit që u zhvillua sot në Vlorë me urdhër të SPAK. Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si i forti i Vlorës, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që deri më tani u ka shpëtuar të paktën 3 atentateve, fillimisht në vitin 2017 dhe në 2019 dhe më pas në vitin 2023, ku Hajrulla shpëtoi bashkë me Matodashajn.

Atentati në 2017:

Ky atentat u krye me lëndë eksplozive në automjetin e tij. Atentati ndodhi një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës, ku edhe Hajrulla dyshohet se është pjesë e grupit të Harizajt. Inez Hajrulla është gjithashtu person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017.

Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin Ini, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullës, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”.  Përveç zhdukjes së 25-vjeçarit, Hajrulla dyshohet se është përshirë dhe në ngjarje të tjera kriminale. 

Atentati në 2019:

Hajrulla po qëndronte në në një kafene në kompleksin “Oslo” në zonën e Lungomares, në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur papritur nga dy makina janë lëshuar breshëri automatiku.

Qitësit me sa duket kanë qenë amatorë, pasi asnjë nga plumbat nuk ka kapur objektivin, por është plagosur krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj, i cili po pinte kafe me tre miq të tij.

Autorët u larguan duke i djegur dy makinat në zonës e Babicës, njëra prej të cilëve Land Rover, që nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura ku dhe janë sekuestruar dy automatikë të djegur.

Atentati në 2023:

Në gusht 2023, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodoshaj dyshohet se ishin shënjestër e një atentati që u parandalua nga Policia e Vlorës. Një 35-vjeçar, Amarildo Nikolli u arrestua në zonën e ujit të Ftohtë në Vlorë me pistoletë silenciator, me fishek në fole, gati për qitje, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç në çantën e shpinës. Hetimet zbuluan se shënjestër e këtij atentati kishin qenë Hajrulla dhe Matodoshaj.

Gjithashtu Hajrulla ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013. Po ashtu nga gjykata e Vlorës Hajrulla është dënuar në 5 shkurt 2018 me 2 vite burgim për akuzën e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Por ky dënim me burgim është pezulluar duke e kaluar Hajrullën në shërbim prove./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Detaje nga operacioni në Vlorë/ Inez Hajrulla e Ervis Matodashaj u shpëtojnë operacionit të SPAK

SPAK aksion në Vlorë/ Lëshohen 7 urdhër arreste, mes tyre
 Inez Hajrulla

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK në Vlorë, ku u lëshuan 7 urdhër arreste, pas zbardhjes të disa ngjarjeve kriminale dhe trafikut të drogës. Mes urdhër arresteve është edhe Inez Hajrulla, i njohur ndryshe edhe si i forti i Vlorës dhe Ervis Matodashaj.

Mësohet se Hajrulla nuk është gjetur në bazën e tij në Orikum ku edhe po ushtrohen kontrolle. Konkretisht,  Hajrulla dhe Matodashaj, i kanë shpëtuar operacionit të SPAK. 

Gjithashtu dy prej personave që është lëshuar urdhër arrest iu është komunikuar në qeli, ndërsa tre të tjerë rezultojnë se ndodhen jashtë shtetit. SPAK ka zbardhur 2 vrasje dhe episode të trafikut të drogës./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

U ekzekutua me breshëri kallashnikovi/ Zbardhet pas 5 vitesh vrasja e Gentian Qarrit, urdhërarreste për dy persona (EMRAT)

SPAK aksion në Vlorë/ Lëshohen 7 urdhër arreste, mes tyre

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar në zonën e Ujit të Ftoftë në Vlorë. Bëhet me dije se është zbardhur ekzekutimi i Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Ndërkohë janë lëshuar urdhër arreste për Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrullah.

Si ndodhi ekzekutimi i Gentian Qarri?

Ekzekutimi i Gentian Qarrit ka ndodhur mbrëmjen e 6 shkurtit 2021. Autorët kanë pritur për rreth 10 minuta në rrugë, derisa ai ka dalë nga ambjentet e një gomisterie aty pranë dhe të shkojë në lokal.

Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Vlorës, tregojnë se “Toyota Yaris”, ku qëndronin autorët ka lëvizuar pak para se të qëllonin me armë. Pranë ka kaluar një makinë policie, ndaj ata janë detyruar të largohen për tu rikthyer brenda pak çastesh, duke pritur që të dilte objektivi i tyre, Gentian Qarri ose siç thirej ndryshe në Vlorë me nofkën “Gëçe”.

Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup. Nga pamjet filmike të administruara nga policia duket se ndaj tij është qëlluar me automatik nga brenda automjetit tip Toyota jaris që ishte në lëvizje. Qarri, kishte 3 vite që ishte kthyer në Vlorë pasi ishte i dënuar në itali me 11 vite burgim për akuzën e trafikut të drogës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

SPAK zbardh një vrasje/ Lëshon 7 urdhër-arreste për krime të rënda, mes tyre edhe Flodian Plaku dhe Ervis Matodoshaj

SPAK aksion në Vlorë/ Lëshohen 7 urdhër arreste, mes tyre
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar shtatë urdhër-arreste në kuadër të një hetimi për krime të rënda. Bëhet me dije se operacioni ka ardhur si pasojë e zbardhjes së një vrasjeje.

Mes personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arrest janë edhe Flodian Plaku dhe Ervis Matodoshaj. Nga personat e përfshirë në këtë operacion, dy prej tyre rezultojnë të arrestuar më herët në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë të Greqisë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Çfarë po ndodh në Vlorë? RENEA “zbarkon” në zonën e Ujit të Ftohtë, dhjetëra efektivë në terren! Monitorim edhe nga ajri

SPAK aksion në Vlorë/ Lëshohen 7 urdhër arreste, mes tyre

VLORË- Forcat RENEA kanë 'zbarkuar' mëngjesin e sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë, në kuadër të një kontrolli të gjerë sigurie. Sipas informacioneve paraprake, në aksion janë angazhuar rreth 40 efektivë të forcave speciale dhe rreth 10 mjete, përfshirë edhe mjete të blinduara.

Gjithashtu gjatë aksionit po kontrollohen banesat, si edhe persona të dyshuar për precedentë kriminalë. Operacioni është monitoruar edhe nga ajri përmes përdorimit të një droni, i cili ka kontrolluar zonën për të ndihmuar në koordinimin e veprimeve në terren.

Operacioni po kryhet me kërkesë të SPAK për të ekzekutuar 7 urdhërarreste në kuadër të një hetimi për një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilëve janë dhe Flodian Plaku dhe Ervis Matodoshaj. Flodian Plaku i dyshuar si vrasës me pagesë për eliminimin e Gentjan Bejtjas u arrestua në gusht 2025. Dy prej tyre rezultojnë të arrestuar më herët në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë të Greqisë./Dosja.al

renea operacion ne vlore

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi