LIVE UPDATES
Aktualitet

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, pronat shtetërore i kalojnë Korporatës për “Korpusin e Inspektorateve”! Çfarë fshihet pas "reformës"

Sipas vendimit, autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare dhe institucioneve publike përfituese, që brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për përcaktimin e standardit, metodologjisë, termave dhe kushteve të bashkëpunimit për përmbushjen e interesit publik, përmbushjen e interesit të Korporatës, si dhe entiteteve në pronësi të të cilit/ave regjistrohet prona e re shtetërore.

2 Gusht 2025, 10:36 Nga Dosja.al
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, pronat shtetërore i
Foto ilustruese

TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme vendimin për transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Korpusi i inspektorateve” dhe projekteve të tjera të investimit.

"Këshilli i Ministrave vendosi autorizimin e shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, vetë apo nëpërmjet entitetit të krijuar prej saj, për të vepruar si zhvillues i pronave, të përcaktuara në shtojcat nr.1 dhe nr.2, sipas këtij vendimi, në funksion të realizimit të projektit të investimit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i cili ka si qëllim, ndër të tjera, përmbushjen e interesit publik", thuhet në njoftim.

Sipas vendimit, autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare dhe institucioneve publike përfituese, që brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për përcaktimin e standardit, metodologjisë, termave dhe kushteve të bashkëpunimit për përmbushjen e interesit publik, përmbushjen e interesit të Korporatës, si dhe entiteteve në pronësi të të cilit/ave regjistrohet prona e re shtetërore.

Gjithashtu Korporata autorizohet të nisë procedurat konkurruese për përzgjedhjen e partnerëve privatë që do të angazhohen në zhvillimin e pronave të transferuara, përmes formës së sipërmarrjes. Gjithashtu, ajo do të asistojë në hartimin e projektideve arkitekturore në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Bazuar në vendim, Korporata do të ketë gjithashtu të drejtën e negociatave me subjekte private dhe për të kryer të gjitha procedurat ligjore dhe teknike për konsolidimin dhe regjistrimin e pronave. Në rast se për realizimin e projekteve kërkohet lirimi i ambienteve të zëna aktualisht nga institucionet, këto të fundit do të zhvendosen vetëm pas sigurimit të hapësirave të përkohshme të përshtatshme për vazhdimin e punës së tyre.

Sipas njoftimit, tashmë janë disa institucione që do të preken Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSSHSH), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB), Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP), Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet (ZMR), Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat Minerare (AKSEM), Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKPMB), Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP).

Çfarë fshihet pas "reformës"?

Në fakt kalimi i pronave shtetërore tashmë te Korporata për “Korpusin e Inspektorateve” ngre jo pak pikëpyetje. Mos ndoshta "grumbullimi" i pronave shtetetërore në Korporatën për “Korpusin e Inspektorateve” hap një rrugë më të lehtë ngritjen e akoma më shumë kullave "të befasishme" në terren?!

Dyshimet qëndrojnë në faktin se bashkimi i inspektorateve në një qëndror lë pas disa godina boshe të cilat i kalojnë Korporatës. "Zbrazëtia" e tyre me gjasa nuk do mbetet e tillë pasi pritshmëritë dhe mbase planet do të jenë të tjera.

Vendimi:

V E N D I M PËR TRANSFERIMIN TE KORPORATA E INVESTIMEVE SHQIPTARE  TË PRONAVE SHTETËRORE PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT  TË INVESTIMIT “KORPUSI I INSPEKTORATEVE” DHE PROJEKTEVE TË TJERA TË INVESTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.71/2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe në vijim të shkronjës “b”, të pikës 1, të kreut II, të  vendimit nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1. Transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, me NIPT: M01917011D të pronave shtetërore, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për realizimin e projektit të investimit “Korpusi i inspektorateve” dhe projekteve të tjera të investimit.

2. Autorizimin e shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, vetë apo nëpërmjet entitetit të krijuar prej saj, për të vepruar si zhvillues i pronave, të përcaktuara në shtojcat nr.1 dhe nr.2, sipas këtij vendimi, në funksion të realizimit të projektit të investimit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i cili ka si qëllim, ndër të tjera, përmbushjen e interesit publik.

3. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare dhe institucioneve publike përfituese, të përcaktuara në shtojcën nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi, që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për përcaktimin e standardit, metodologjisë, termave dhe kushteve të bashkëpunimit për përmbushjen e interesit publik,  përmbushjen e interesit të Korporatës, si dhe entiteteve në pronësi të të cilit/ave regjistrohet prona e re shtetërore.

4. Në funksion të realizimit të projektit të investimit “Korpusi i inspektorateve” dhe projekteve të tjera të investimit dhe në zbatim të pikës 5, të kreut II, të vendimit nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, ngarkohet Korporata e Investimeve Shqiptare të kryejë procesin e konsolidimit të pronave, sipas shtojcave nr.1 dhe nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në rast se konstatohet mospërputhje midis gjendjes faktike dhe ligjore të pronës.

5. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për hapjen e procedurës konkurruese për përzgjedhjen e partnerit privat, sipas rregullave të përcaktuara në vendimin nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, për zhvillimin e pronave, të parashikuara në shtojcën nr.1, nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, me qëllim realizimin e projekteve të saj të investimit. Shpenzimet për shërbimet e parashikuara në këtë pikë mbulohen nga buxheti i Korporatës së Investimeve Shqiptare.

6. Autorizohet Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, që në të njëjtën procedurë, të asistojë Korporatën e Investimeve Shqiptare nëpërmjet hartimit të termave të referencës për projektidetë arkitekturore, hartimin e kritereve të kualifikimit për projektuesit dhe kritereve të vlerësimit paraprak e përfundimtar të projektideve arkitekturore.

7. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për negociimin me subjekte private, me qëllim lidhjen e kontratës përkatëse për zhvillimin e pronave të transferuara në pronësi apo për të cilat ka autorizim zhvillimi, në funksion të realizimit të projekteve të saj të investimit.

8. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare, vetë apo nëpërmjet subjekteve të krijuara prej saj, të kryejë veprimet me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucionet publike kompetente për planifikimin e zhvillimin e territorit apo me institucione të tjera, në kuadër të realizimit të projektit të investimit, si dhe të sigurojë regjistrimin, në emër të Republikës së Shqipërisë/Korporatës, sipas parashikimeve të marrëveshjes së bashkëpunimit me institucionet publike përfituese, të pronës së re shtetërore, që do të krijohet në kuadër të projekteve të investimit.

9. Institucionet publike, të cilat zhvillojnë aktivitet në godinat e ngritura në pronat e përcaktuara në këtë vendim, do të vazhdojnë të përdorin pronën në funksion të aktivitetit të tyre deri në momentin e marrjes në dorëzim të ambienteve të reja, të ndërtuara në përputhje me termat dhe kushtet e përcaktuara në marrëveshjet, sipas pikës 3, të këtij vendimi. Kur, për nevoja të realizimit të projekteve të investimit, institucioni publik duhet të largohet nga prona ku kryen aktivitet, institucioni publik, me njoftimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare liron ambientet ku kryen veprimtarinë e tij, vetëm pasi Korporata e Investimeve Shqiptare, në bashkëpunim me institucione të tjera, publike apo subjekte private, i ka siguruar ambiente të përkohshme për vazhdimin e aktiviteteve të punës deri në marrjen në dorëzim të ambienteve të reja të ndërtuara.

10. Në funksion të zhvillimit të pronave, të përcaktuara në këtë vendim, në përputhje me parashikimet ligjore përkatëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për të proceduar me prishjen e objekteve, pjesë e pronave të përcaktuara në shtojcat nr.1 dhe nr. 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

11. Në listat e pronave, që i bashkëlidhen vendimeve të Këshillit të Ministrave, nr.820, datë 13.10.2010, “Për miratimin e listës  së  inventarit  të  pronave  të paluajtshme  shtetërore,  të  institucioneve  të varësisë,  të  cilat  i  kalojnë  në përgjegjësi  administrimi  Ministrisë  së  Bujqësisë,  Ushqimit  dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”, të ndryshuar, dhe nr.60, datë 1.2.2006, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, të hiqen pronat shtetërore, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

12. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSSHSH), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB), Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP), Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet (ZMR), Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat Minerare (AKSEM), Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKPMB), Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP), Universiteti Politeknik i Tiranës, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Korporata e Investimeve Shqiptare për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”

korpusi i inspektorateve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj