LIVE UPDATES
Aktualitet

"E bën qepaze e karikon turmat për lincim!" Postmi i Ramës për gjykatësin Balliu, gazetari: S'ka kryeminister në botë që bën këtë, qeveria ka mekanizma

Tomorri shtron pyetjen se si mund të nxjerre kryeministri foton e një gjykatësi në status duke gjykuar madje se ka dhenë vendim të gabuar.

2 Gusht 2025, 07:42 Nga M.B
"E  bën qepaze e karikon turmat për lincim!" Postmi i
Klodian Tomorri

TIRANA- Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me atë që e konsideron si lincim publik nga ana e kryeministri Edi Rama të gjyqtarit Hazbi Balliu. Tomorri shtron pyetjen se si mund të nxjerre kryeministri foton e një gjykatësi në status duke gjykuar madje se ka dhenë vendim të gabuar.

Ai shkruan se ky gjykatësi mund të jetë i korruptuar, mund të ketë marrë para, mund ta ketë dhenë vendimin kundrejt rryshfetit, mund të jetë i paftë, apo çdo gjë tjeter, por qeveria ka mekanizma dhe e dërgon çështjen në shkallët e tjera të gjykimit dhe ja përcjell rastin e gjyqtarit ILD-së, KLGJ-së dhe institucioneve të reformës që ka bërë vet. 

POSTIMI:

Shiko ca bën ky
Bën status dhe nxjerr foton e gjykatësit në statusin e vet, që t'i lëshoje turmat për ta lincuar sepse nuk i pëlqen vendimi i marrë nga gjykatësi. Dhe e merr e bën qepaze në postim gjykatësin që t'i karikojë mirë turmat për lincim. Ca nuk i thoshte aty. Ky tipi, ky i pacipi, lloj lloj. Qepaze.

Ku e ka parë ky këtë punë? Ore si mund të nxjerre kryeministri foton e një gjykatësi në status duke gjykuar madje se ka dhenë vendim të gabuar? Dakord mo dakord. Ky gjykatësi mund të jetë i korruptuar, mund të ketë marrë para, mund ta ketë dhenë vendimin kundrejt rryshfetit, mund të jetë i paftë, apo çdo gjë tjeter.

Por qeveria ka mekanizma, e çon cështjen në shkallët e tjera të gjykimit dhe ja përcjell rastin e gjyqtarit ILD-së, KLGJ-së a ca janë ato institucionet e reformës që ka bërë vet. Por s'ka kryeminister në botë që nxjerr gjykatësin në pritë lincimi publik.

Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj gjykatësit Hazbi Balliu, se ka konsideruar si pronë legjitime një pallat të tërë pa leje dhe të konfiskuar nga shteti në mes të Tiranës. Rama në postimin në rrjetet sociale shprehet se rasti i gjykatësit është i njëjtë me atë të prokurorës së Shkodrës, Elsa Gjelit, e cila sipas tij nuk nisi hetime për ndërtimet pa leje në Theth. 

Ai thotë se Gjeli, Balliu dhe prokurorë e gjykatës të tjera po mbajnë në sistemin e drejtësisë "forcën e vjetër brutale të Antiligjit e të Antishtetit në dëm të interesave të shtetit dhe njerëzve". Më tej ai pyet se ku janë institucionet e pavarura të qeverisjes së gjyqësorit e të kontrollit të atyre që Rama i cilëson si shpërdorues. 

Përplasja Rama-Prokuroria e Shkodrës për ndërtimet në Theth

Ndërtimet në fshatin Theth ishin dhe arsyeja e përplasjes mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës. Këto ndërtime, Rama është shprehur se janë ndërtuar pa leje dhe IKMT do ti heqë nga territori.

Lidhur me këtë çështje, Rama ka sulmuar prokuroren Elsa Gjeli. Sipas tij, kjo e fundit ka refuzuar të hapë çështjen dhe ka injoruar denoncimin e Policisë së Shtetit lidhur me këtë ndërtim. Kreu i qeverisë shprehej se është lejuar një ndërtim në zemër të Thethit në shkelje totale të ligjit, por sipas tij, Prokurorja Gjeli ka dalë me vendim se nuk ka vepër penale. Rama tha se kjo prokurore është e padenjë për tu paguar si e tillë. 

Pas kësaj, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dërgoi në Institutin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Porkurorisë, prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, ku kërkoi nisjen e procedimit disiplinor për të.

klodian tomorri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet