Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
VLORË– Në Shqipëri javën e fundit ka ndryshuar rutina dhe jeta e të gjithë njerëzve si shkak i përhapjes së koronavirusit.
Teksa duket sikur jeta ka “ndaluar” për shqiptarët, për shumë familjarë është e vështirë të ndjekin traditat për funeralet në rastet e vdekjeve, dhe rrjedhimisht vdekjet janë gjëja më e vështirë këto javë pasi ndalohet që njerëzit të grumbullohen.
Së fundmi ka qenë rasti në Vlorë, ku pas vdekjes së Inxhinierit Resmi Canaj familjarët e tij e kanë pasur të pamundur t’i japin lamtumirën e fundit, ashtu sikurse ka ndodhur me çdo person tjetër që është ndarë nga jeta.
Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” një prej të afërmëve të Inxhinierit Canaj që është ndarë ditën e sotme nga jeta, na kujtoi të gjitha vdekjet që ndodhnin në Kinë, nga ku thuhej se funeralet ndiqen online, por ky rast që ka ndodhur në Shqipëri ka shtyrë familjarët që ceremoninë në nder të të ndjerit ta zhvillojnë në muajin maj.
“Të dashur miq dhe dashamirës të familjes tonë, me hidhërim të thellë ju njoftojmë se si pasoj e një lufte shembullore kundër një sëmundje të rënd e cila e kishte privuar nga ju për kaq shumë kohë, u nda nga jeta Xhaxhai jonë Ing. R. C. Ceremonia në nder të tij do të zhvillohet në muajin Maj pranë Teatrit “Petro Marko”, Vlorë për shkak të situatës aktuale jo te favorshme për raste të tilla“- ka shkruar në rjetet sociale A.C, nipi i inxhinierit.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Edhe pse Italia tashmë është e izoluar dhe situata është alarmuar, shqiptarët mesa duket kanë përfituar nga kjo situatë.Sipas mediave të vendase, është b...
TIRANË– Të gjitha organet e shërbimit postar që nuk garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe nuk hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonj...
TIRANË– Të gjithë ata që nuk tregojnë se kanë ardhur nga një vend i prekur nga Covid-19 do të gjobiten me 700 mijë lekë gjobë. Sipas aktit normativ, të mi...
TIRANË– Të gjithë ato televizione apo tusio që lejojnë që në një ambient të jenë më shumë se dy persona do të gjobiten me masën 1 000 000 (një milion) lekë...
TIRANË– Të gjithë bizneset privat që nuk i binden urdhërit të qeverisë dhe vijojnë me aktivitetin e tyre do të gjobiten me masën 1 000 000 (një milion) lek...
TIRANË– Të gjithë ata që do të lëvizin me automjetin e tyre gjatë periudhës së Covid-19 dhe nuk do të kenë autorizimin me vete, rrezikojnë heqjen e l...
TIRANË– Të gjitha institucionet arsimore që nuk mbyllën gjatë periudhës së Covid-19, rrezikojnë që të dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) le...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur Aktin Normativ (Lexo këtu) që ka miratuar qeveria në lidhje me sanksionet e ndërmarra për shkelësit e urdhërit të lëshuar nga ...
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar sot masat e reja se kur do lejohet qarkullimi i mjeteve brenda dhe jashtë qyteteve. Në një njoftim për mediat, Polic...
TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit ka publikuar telegramin e plotë me oraret e lëvizjeve të kufizuara për mjetet dhe personat që do të lejohen të qarku...