Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit ka publikuar telegramin e plotë me oraret e lëvizjeve të kufizuara për mjetet dhe personat që do të lejohen të qarkullojnë duke nisur nga e hëna (nesër 16 mars). Sipas të dhënave në Telegram, ashtu siç deklaroi edhe një ditë më parë kryeministri Edi Rama, duke filluar nga ora 00:00 deri në orën 08:00 të datës 16.03.2020, do të lejohet qarkullimi i mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin, për t’u kthyer në vendbanimet e tyre.
Gjithashtu, bëhet me dije se do të lejohet qarkullimi në oraret 06:00 deri në orën 08:00 në mëngjes dhe 16:00 deri në 17:00 pasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibusë, autobusë) që do të bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve të bizneseve prodhuese/industrial/bujqësore. duke marrë masa individuale mbrojtëse sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit. Ndërsa, jashtë këtyre orarve, mund të lëvizin mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato Ushtarake, punonjësit e medias me makina të loguara ose të panisura me dokument identifikimi, si dhe në oraret e ndërrimit të turneve, turni i parë 05:30 deri në 07:00, turni i dytë 13:30 deri në 15:00 dhe turni i tretë nga ora 21:30 deri në 22:30, të punonjësit të Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personelit shëndetësor. Sigurisht të gjitha këtu lëvizje mund të kryhen duke marrë masat e nevojshme dhe kushtet e duhura higjienike.
Telegrami i plotë i Ardi Veliut
Në zbatim të planit të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria, për vënien nën kontroll të pasojave që sjell përhapja e coronavirusit COVID-19, por dhe për të qartësuar veprimet e unifikuara të Policisë në shkallë vendi, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve dhe mjeteve rrugore, si dhe për vazhdimin e lëvizjes së kufizuar të veprimtarisë së përditshme të shtetasve dhe asaj prodhuese, në ditët në vijim do të veprohet si më poshtë: Duke filluar nga ora 00:00 deri në orën 08:00 të datës 16.03.2020, do të lejohet qarkullimi I mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin, për t’u kthyer në vendbanimet e tyre, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar shërbimet taksi 4+1 brenda këtij orari. Do të lejohet qarkullimi në oraret 06:00 deri në orën 08:00 në mëngjes dhe 16:00 deri në 17:00 pasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibusë, autobusë) që do të bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve të bizneseve prodhuese/industrial/bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit. Jashtë këtij kufizimi do të lejohet të qarkullojnë mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato Ushtarake, punonjësit e medias me makina të loguara ose të panisura me dokument identifikimi, si dhe në oraret e ndërrimit të turneve, turni i parë 05:30 deri në 07:00, turni i dytë 13:30 deri në 15:00 dhe turni i tretë nga ora 21:30 deri në 22:30, të punonjësit të Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personelit shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje-ardhje në punë, kundrejt dokumentit të institucionit ku punojnë.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka denoncuar historinë e një qytetari që nuk rri dot i karantinuar pasi i duhet të mbledhë ...
Tiranë- Detaje të reja ka dalë nga infektimi me koronavirus i dy mjekëve tek spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një i së...
Tiranë- Mjekut të urgjencës, Ilir Allkja i cili pak ditë më parë nxiti reagime pasi deklaroi se mjekët nuk janë të pajisur me mjete mbrojtëse dhe se janë në rre...
Greqi- Nga e hëna, në supermerkatat do të ketë kontrolle për hyrjet e njerëzve, pas fenomeneve të konfuzionit që u vërejtën ditët e fundit, siç bëri të d...
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije se sot prej orës 13:00 asnjë pikë kalimi me Greqinë nuk do jetë funksionale për kalimin e qytetarëve shqiptarë dr...
Shqipëri- Situata pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë është bërë mjaft problemtaike, ndërkohë që shumë aktivitete,lëvizje janë pezulluar duke u rekoma...
TIRANË- Inspektorati i Punës ditët e fundit po vijon kontrollet në subkete të ndryshme tregtare për sigurinë në Punë. Sipas një njoftimi të bërë sot, Inpek...
ELBASAN– Koronavirusi ka izoluar vendin por kjo nuk do të thotë që njerëzit nuk festojnë. Në Elbasan, një familje rome ka thyer “shtetrrethimin” pasi ësht...
ITALI– Gazetari shqiptar i “Le Iene”, Taulant Kopliku ka shkuar në Facebook për ditën e tij të tetë të vetë-karantinimit në shtëpi. Kopliku tregon se mbrë...
TIRANË– Teksa e gjithë vëmendja e mediave është fokusuar tek pandemia e koronavirusit, e cila ka marrë edhe jetë njerëzish në Shqipëri, 15 marsi shënon një...