LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja e Adriatik Llallës në SPAK. Nga pronat, shkollimi i fëmijëve dhe shpenzimet e gruas në SHBA. Ku e kishte “themb

29 Korrik 2020, 11:25 Nga DOSJA
Dosja e Adriatik Llallës në SPAK. Nga pronat, shkollimi i

Dhjetorin e 2012-s teksa merrte stafetën nga Ina Rama për të drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme, Adriatik Llalla do të deklaronte se gjatë mandatit do të kishte si prioritet motivimin e prokurorëve që përballen pa kompromis me krimin e korrupsionin. Ai ishte 43 vjeç kur bëri betimin si prokuror i Përgjithshëm dhe kur premtoi se do të ishte garant i të përkushtuarve dhe atyre që do përfaqësonin me dinjitet akuzën në emër të shtetit. Tetë vite nga kjo sipërmarrje, ish-prokurori i Përgjithshëm, vazhdon të jetë në dorë të prokurorëve, të cilët u refuzuan nga gjykata për ta mbyllur hetimin ndaj ish-zyrtarit të lartë e për ta dërguar si të pandehur për akuzën e refuzimit për deklarim të rremë e kryer tre herë, si e vetmja vepër e mbetur në një hetim që u mbajt sekret për një kohë të gjatë. Sipas urdhrit të Gjykatës së Posaçme, gjatë verës dhe vjeshtës, prokurorët e SPAK duhet të gërmojnë në llogaritë bankare dhe të ardhurat e shtetasve me të cilët Adriatik Llalla pati marrëdhënie biznesi. Detyrat e lëna nga Gjykata e Posaçme ndaj SPAK duket se janë më së tepërmi një tërheqje veshi për prokurorët e Posaçëm, që të hetojnë akoma më tepër ndaj ish-eprorit, emri i të cilit prej dy vitesh kaloi sa nga sirtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në tryezën e SPAK. I hetuar si fillim në Prokurorinë e Durrësit, çështja ndaj tij mori zhvillim tjetër kur u dorëzua pranë ish-Krimeve të Rënda, prej nga ku iu besua SPAK që krahas shtyrjeve të afateve hetimore në fund e dorëzoi si të akuzuar vetëm për një akuzë, ndërsa ajo më e rënda pastrimi i parave u vlerësua se nuk kishte prova

Blinte lirë, pasuria rivlerësohej shumëfish brenda pak muajve

Për thembrën e Akilit, pasuritë, prokuroria nënvizon në dosjen që gazeta Si disponon se “krijohet bindja që i pandehuri Adriatik Llalla ka fshehur vlerën e pasurive të paluajtshme të blera prej tij, duke lidhur kontrata shitblerjeje për blerjen e pasurive të paluajtshme me çmim tepër të ulët krahasuar me çmimin e tregut”. Diferencat e çmimeve në këtë rast janë sa rreth gjysma e çmimit të pasurive në tregun e lirë – pohon prokurori. Rezulton se në katër raste, pasuritë janë blerë nga Gazment Brahimi, i cili nga ana e tij pasuritë i ka blerë nga persona të tjerë dhe pas një periudhe rreth dy apo tre mujore ia ka shitur ato të pandehurit Adriatik Llalla. Konkretisht, Prokuroria thekson se një vit përpara se ti përfundonte mandati( 2016), kur ishte prokuror i Përgjithshëm Llalla bleu tokë me sipërfaqe 4500 metra katrorë me çmimin 1 mijë leke metri katror. Blerja me vlerë 4 milionë e 500 mije lekë u krye në pesë dhjetor 2016 nga shtetasi Gazment Brahimi, që kishte tre muaj që e kishte blerë të njëjtën tokë për të njëjtin çmim dhe ja shiti Llallës. Prokuroria thotë ne dosjen që gazeta Si disponon ekskluzivisht se pas blerjes, një vit më vonë kur Llalla vazhdonte ishte në detyrë kjo pasuri u rivlerësua tetë fish, pra nga 1 mijë lekë metri katror u rivlerësua 8071 m katror dhe me një vlerë në total 36.323.100 lekë.

“Në datën 15 mars 2017, kur kishte hyrë në vitin e fundit të mandatit si prokuror i përgjithshëm, Llalla bleu nga Gazment Brahimi 12.300 metra katrorë tokë me 600 lekë metri katror, për 7.380.000 lekë. Shitësi e mbajti vetëm tre muaj tokën si pronar, pasi e kishte blerë në fund të dhjetorit 2016 për 2 milionë e 460 lekë. Brenda dy muajve pasi bleu këtë tokë, eksperti e rivlerëson këtë tokë me katërfishin e vlerës, pra me 2500 lekë metri katror dhe me vlerë përfundimtare 30.750.000 lekë.

E njëjta skemë përdoret edhe në blerjen vazhduese, ku në të njëjtën ditë, 15 mars 2017 ai bleu 3 mijë metra katrorë tokë për 1 milion e 800 mijë lekë, me çmimin e favorshëm 600 lekë metri katrorë. Toka sërish i blihet Brahimit që sërish e kishte blerë për 600 mijë lekë tre muaj para shitjes kur ish-prokurori i Përgjithshëm e rivlerësoi këtë pasuri, ajo vlente gati pesë fish dhe i shkoi çmimi në 7 milionë e 500 mijë lekë.

Gjatë hetimeve paraprake thuhet më tej në dosjen që gazeta Si po zbardh u kryen një sërë hetimesh e veprimesh hetimore me qëllim verifikimin e të ardhurave të Llallës, shpenzimet e kryera, investimet, pasuritë në zotërim të tij dhe familjes ku dhe janë konstatuar disa raste të fshehjes së vlerës së pasurive të përfituara, investimeve dhe shpenzimeve të kryera.

Adriatik Llalla përmendet nga prokuroria edhe për deklarimin si shpenzim për pagesën e qirasë në Gjermani gjatë gjashtë muajve nga korriku në dhjetor 2017, në shumën 7050 euro. Ky shpenzim përfshihet prej tij në deklaratën vetting për efekt të procesit të rivlerësimit, ndonëse më pas vettingu u ndërpre pas dorëheqjes nga ky proces të dorëzuar në shkurt 2018 (tre muaj pasi i kishte përfunduar mandate dhe u zëvendësua nga prokurorja Arta Marku).

Prokuroria përmend edhe letërporositë e dërguara drejt Gjermanisë dhe SHBA, ky i fundit shteti që përmes ish sekretarit Rex Tillerson deklaron shpalljen non grata të ish-kryeprokurorit dhe familjes së tij dhe për rrjedhim ndalimin për të hyrë në USA.

Amerika përgjigjet dhe për hetimin, 17 mijë dollarë siguracione.

‘Bashkëshortja e Adriatik Llallës ka marrë shërbim mjekësor në Spitalin Haskensack, nga data 30 dhjetor 2016 deri në 2 janar 2017. Shpenzimet mjekësore kanë qenë në total në shumën e 22.981 dollarë nga të cilat shuma prej 17.469 janë mbuluar nga siguracioni, ndërsa shuma prej 5512 USD është paguar nga vetë pacientja.

Më tej në letërporosi thuhet: për fëmijën e lindur është dhënë ndihmë mjekësore nga data 31 dhjetor 2016 deri në datë 3 janar 2017. Shpenzimet mjekësore kanë qenë në total në shumën e 7050 USD, nga të cilat shuma prej 4850 USD është mbuluar nga siguracioni ndërsa shuma prej 2200 dollarë nga vetë pacientja.

Pra shpenzimet mjekësore kanë qenë në këtë rast 7712 USD.

Shpenzimet mjekësore të mësipërme – vëren prokurori – në këtë rast tejkalojnë kufirin monetar prej 300 mijë lekë që është vendosur nga ligji për t’u deklaruar dhe që nuk janë deklaruar.

Po Gjermania?

Letërporosia e palës gjermane hedh dritë mbi shpenzime të tjera ku përfshihet edhe shkollimi i fëmijëve.

Në vitin e fundit të drejtimit të detyrës si prokuror i Përgjithshëm bashkëshortja e Llallës sipas dosjes që disponon gazeta Si, lidh një kontratë qiraje me gjermanët Nortbert dhe Gabriele Ochmann. “Kontrata lidhet me afat njëvjeçar me qira mujore në shumën 1175 euro. Shuma vjetore e qerasë 14.100 euro si dhe shuma garanci prej 3525 euro”, shkruajnë gjermanët për prokurorët shqiptarë.

Sipas prokurorisë kjo shumë u pagua cash nga Adriana Llalla në çastin e lidhjes së kontratës.

Por cash ka paguar edhe Adriatik Llalla që teksa drejtonte organin qendror të akuzës shtyn kontratën e qirasë në 2 maj 2017 të lidhur mes palëve. “Shuma vjetorë e qirasë prej 14.100 euro është parapaguar në kesh nga Adriatik Llalla”, nënvizojnë gjermanët.

Prokurorët dyshojnë se edhe në këtë rast ish-prokurori i Përgjithshëm ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë, pasi pas largimit nga detyra ai ka deklaruar shpenzime për pagesën e qerasë në shumën 7050 euro gjatë korrik dhjetor 2017, por nuk ka deklaruar shpenzimet e tjera për pagesën e qirasë nga janari deri në qershor që u parapagua personalisht prej tij në datën 2 maj.

Shkolla e fëmijëve 45 mijë euro!

Fëmijët e Llallës kanë ndjekur studimet në shkollën ndërkombëtare të Bremenit në vitet 2016-2017 dhe 2017-2018 thotë në qëndrimin e tij prokurori i SPAK. “Pagesa për të dy vitet shkollore në shumën 45 mijë euro është depozituar në llogarinë e shkollës nga gjermania Sabine Jaekel Meyer, këtë shumë ia ka dhënë Adriatik Llalla me qëllim transferimin për llogarinë e shkollës nëpërmjet llogarisë bankare”, citohet në letërporosi.

Në dosje shtohet më tej si i dyshimtë edhe ndërtimi i katit të tretë të shtëpisë private të Llallës, që shikohet si deklarim i rremë dhe fshehje për vitin kur kjo shtesë u ndërtua.

Adriatik Llalla u etiketua si armik i reformës nga ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, sipas të cilit ish-zyrtari shqiptar është i korruptuar. Por pa kaluar shumë kohë nga kjo përplasje, edhe pse të huajt iu përgjigjën me letërporosi, duke përcjellë shpenzimet e Llallës, ai shkoi në gjykatë vetëm për një akuzë, larg atyre për të cilat nisi hetimi i bujshëm.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla hetimet per kryeprokurorin adriatik llalla adriatik llalla hetimet per kryeprokurorin adriatik llalla

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Korrik 2020, 11:21

TIRANË– Një grup kriminal është vënë në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se kanë gisht në disa vjedhje në qytete të ndryshme të vendit. Dy...

Aktualitet 29 Korrik 2020, 08:30

TIRANË–Kasëm Lala dhe Besim Bregu, dy nga komisionerët për të cilët SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka vendosur të bëjë arrestimin pas...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim