LIVE UPDATES
Ekonomi

Dori dhe Kozeta, puthje nëpër penj/ Historia e rrallë e 30-vjeçarit, mësoi të qëndisë për hir të dashurisë: Më ka ka

5 Maj 2020, 09:48 Nga DOSJA
Dori dhe Kozeta, puthje nëpër penj/ Historia e rrallë e

Në një etazher të drunjtë pikasen ngjeshur vëllime librash, të paraprira nga një makinë e vjetër shkrimi. Në faqen e bardhë të murit një kurorë me degëza ulliri të bën të mendosh se të zotët e kësaj shtëpie në rrugën “Ali Demi” tërhiqen nga simbolikat e lashtësisë.

Dori dhe Kozeta, përkatësisht 30 dhe 22 vjeç, nuk gëzojnë një punishte, por vetëm dëshirën për të rrokullisur gishtërinjtë dhe penjtë shumëngjyrësh. Kësisoj, ofrojnë tashmë prej një viti qëndisma të punuara me dorë në objekte të ndryshme. Nën logon “Puthje nëpër penj”, ata komunikojnë me klientët e tyre përmes rrjeteve sociale.

Iniciativa u ndërmor fillimisht nga Kozeta, e cila ka mbaruar studimet bachelor për Fizioterapi në Universitetin Mjekësor të Tiranës. Më tej u përvetësua si dëshirë edhe nga Dori, që mbart një eksperiencë thuajse 5-vjeçare si ushtarak dhe më pas si mobilier.

Ndryshe nga shumë të tjerë, të cilëve u ka marrë një tjetër ritëm jeta, Dori dhe Kozeta nuk e kanë ndier ndikimin drastik të pandemisë Covid-19. Përkundrazi! Karantina duket se u ka dhënë mundësi për të reflektuar dhe menduar mbi krijime të reja e sa më origjinale.

Dhe sipas asaj çka dihet, qëndisja është përdorur që në krye të herës si një metodë efektive ndaj ankthit dhe stresit. Madje, ata s’reshtin së rekomanduari këdo që po përjeton të tilla ndjesi, që t’i drejtohet qoftë edhe për një orë qëndisjes, sidomos në këtë periudhë kur kryefjala e ditës është koronavirusi.

Ky çift i ri rrëfen për gazeta “Fjala” hapat e parë, vështirësitë e hasura rrugës, si dhe projektet e planet për të ardhmen. Duke marrë parasysh klimën e një shoqërie që s’është mësuar të dëgjojë për djem që i kushtojnë rëndësi dhe kohë qëndisjes, ish-ushtaraku nuk ngurron të ndalet te vetja.

“Rreth tre muaj përpara se të jetonim bashkë, Kozeta më tregonte vazhdimisht se kishte një dëshirë të madhe për t’u përmbushur artistikisht dhe për të shprehur aftësitë në të krijuar. Kjo i vinte si pasojë e faktit se mjekësia nuk ka vend për art dhe Kozi, duke qenë natyrë e tillë që në adoleshencë, pra me pasionin për letërsinë, pikturën, histori arti, muzikën, nuk e gjente veten e saj të plotë tek fizioterapia dhe kështu donte me patjetër një rrugë të dytë ku të mbushte atë boshllëk. Fillimisht e mbështeta duke menduar se do të ishte thjesht një dëshirë kalimtare për t’u ndier mirë”, tregon fillimisht Dori.

“Me kalimin e kohës po kuptoja se ajo donte që kjo nismë kaq e vogël për t’u ndier e plotë, të bëhej më e madhe dhe të merrte vëmendjen e duhur. Dy muajt e parë e mbështesja vetëm me fjalë, pasi shihja se edhe tërheqja e njerëzve ndaj iniciativës nuk ishte edhe aq serioze dhe në numër. Mirëpo pasi kishim vendosur pak e nga pak se do të jetonim bashkë, vendosëm që ta merrnim seriozisht edhe këtë iniciativë. Fundja, interesi po rritej”, vijon ai.

30-vjeçari shpjegon se këtu shenjohet lindja e faqes së tyre në rrjet. “Është emër tërësisht origjinal, i menduar si një ndërthurje e dashurisë në çift dhe penjve mes nesh që erdhën në të njëjtën kohë me bashkëjetesën tonë, ndaj e kemi quajtur ‘Puthje nëpër penj‘”, thotë Dori.

I identifikuar dikur nga uniforma ushtarake, Dori nuk e ka konsideruar asnjëherë si problem apo tabu qëndisjen.

“Të përballesh dhe të provosh qëndisjen, që cilësohet deri diku e panjohur nga burrat/djemtë shqiptarë, ka të bëjë me personalitetin dhe formimin e njeriut. Unë personalisht e kam parë teorikisht dhe praktikisht si një formë arti shumë të bukur. Nuk e kisha menduar se do të qëndisja ndonjëherë, por që nga momenti që e kam provuar (pavarësisht problemeve fillestare për të mësuar hapat e parë) më ka pëlqyer jashtë mase. Më është dashur rreth një javë të mësoj gjërat bazë, pastaj si çdo punë tjetër, nëse fokusohesh dhe e pëlqen atë që bën, do të perfeksionohesh me kalimin e kohës”, thotë Dori teksa rendit edhe të mirat që ka përftuar nga qëndisja.

“Më ka kalitur durimin, më ka bërë të fitoj qetësi emocionale dhe të jem më i mprehtë ndaj detajeve të jetës. Miqtë, duke e njohur karakterin tim, më kanë thënë se nuk kanë pasur ndonjë habi të madhe ndaj këtij vendimi, sepse më njohin prej vitesh se si mendoj, flas apo e konceptoj jetën.”

Me qëllimin për të treguar histori nëpërmjet copave dhe penjve, dyshja është e fokusuar te marrëdheniet njerëzore dhe jo konsumatore, ndonëse iniciativa e tyre ka marrë tashmë formën e një biznesi të vogël.

“Ne jemi vërtet të fokusuar tek ndjenjat që dikush ka për personin të cilit dëshiron t’i dhurojë punimin apo qoftë edhe ndjenjat që ka nëse e do punimin për vete. Arsyeja pse ne bisedojmë me klientët është sepse punimi duhet patjetër të shprehë emocion. Çdo punim artistik nuk ka jetë pa ndjenja brenda tij. Dhe e vërteta është se arti, edhe kur e bën për ta shitur, duhet të bëhet me dashuri”, shprehet Kozeta duke shtuar se e ka të pamundur t’i ndajë punimet në më të bukura apo më pak të bukura.

Nuk përjashtojnë asesi kontributin dhe fuqinë e internetit. Megjithatë, çifti thekson se vazhdimësia për të shprehur dhe bërë atë që dashuron është te forca personale e çdo njeriu. “Ne ndoshta kemi fatin që kemi njëri-tjetrin dhe kjo na bën ta mbajmë fort atë çka kemi”, thonë ata.

Pyetjes nëse ia dalin të jetojnë mirë përmes këtij biznesi, Kozeta i jep një përgjigje pozitive. “Ne kemi vënë re se shqiptarët me njëri-tjetrin po bëhen gjithmonë e më shumë mbështetës, sidomos ndaj atyre që po punojnë fort dhe e meritojnë mbështetjen për shkak të produktit final. Po marrim gjithmonë e më shumë vlerësime ndjesore ashtu edhe monetare. Për të qenë të sinqertë, po jetojmë gjithashtu mirë dhe paqtë, sepse e duam atë që bëjmë”, shprehet Kozeta.

Për sa i takon interesit ekzistues për punimet e këtij lloji, Dori dhe Kozeta tregojnë se ata që orientohen më shumë drejt tyre janë çuditërisht të rinjtë. “Interesi çdo ditë e më shumë bëhet edhe më i madh. Arsyeja kryesore është se njerëzit kërkojnë t’i dhurojnë vetes apo njerëzve të dashur gjëra të veçanta, të krijuara posaçërisht për ta. Shtojmë faktin se në Shqipëri po vjen një erë e re drejt dashurisë për krijimet e punuara me dorë.

Nëse flasim për moshën e orientuar drejt qëndisjes, ne si shqiptarë do të na vijë menjëherë në mend mosha mbi 30 vjeç, por çuditërisht janë ata nën 30 vjeç që e presin dhe duan më shumë këtë rrymë artistike”, shprehet çifti duke argumentuar se hamendësojmë për klientë më në moshë për arsye se qëndisja në Shqipëri është pjesë e traditës dhe ç’është pjesë e saj mbetet nostalgjike dhe më e pranueshme tek ta.

Profesionalizimi mbi një fushë të caktuar rritet me përvojën e viteve te kushdo. Rrjedhimisht, koha do të tregojë për Dorin dhe Kozetën se sa shumë do të mësojnë dhe krijojnë prej qëndisjes.

Marrë nga Fjala.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale dori dhe kozeta historia e dashurisë dori dhe kozeta historia e dashurisë

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën