Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bllokimi i lëvizjeve si rrjedhojë e masave për të frenuar përhapjen e Covid-19 ka frenuar të paktën përkohësisht, tendencën e emigracionit të shqiptarëve, që ishte rigjallësuar sërish vitet e fundit.
Të dhënat e Zyrës Europiane për Mbështetjen e Azilantëve (EASO) bëjnë të ditur se në muajin mars, kishte gjithsej 581 aplikime për azil në vendet e BE+ nga Shqipëria, duke u përgjysmuar në krahasim me muajin shkurt. Ndërsa në raport me marsin e një viti më parë, ka një rënie prej 76% të kërkesave për azil.
Edhe për marsin, Shqipëria mban sërish rekord në rajon për nga numri i lartë i aplikimeve. Pas nesh renditet Serbia me 207 raste.
Refuzimi vijon të jetë shumë i lartë. 786 vendime ishin negative për shqiptarët në mars dhe vetëm 6 morën status refugjati. Që prej fundit të 2019-s ka rënë ndjeshëm dhe numri i rasteve stok, nga rreth 13 mijë në dhjetor, në më pak se 6000 në mars. Të dhëna të tjera të mëparshme të Eurostat treguan se nivei i refuzimeve është shumë i lartë. Sipas Eurostat, në vitin 2019 vetëm 1470 kërkesa për azil morën një vendim pozitiv, ose 7.2% e totalit. Gjithsej u shqyrtuan rreth 20 mijë aplikime.
Rënia e kërkesave për azil ishte shënuar dhe në dy muaj e parë të vitit, ku për janar-shkurt kishte rreth 2200 aplikime, me një tkurrje prej 45% nga e njëjta periudhë e 2019-s.
Të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO) bënë të ditur se në vitin 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi kur numri i azilantëve po vinte në rënie.
Aplikimet totale
Në mars, vetëm 34 737 kërkesa për azil u paraqitën në BE +, duke u përgjysmuar nga shkurti, si rrjedhojë e masave të marra pas shpërthimit të COVID-19. Si e tillë, tendencat për Mars nuk janë vërtet treguese të ecurisë së azilit në vendet e BE +. Pritet që tendencat e azilit të rifillojnë në mënyrë të arsyeshme pas heqjes së kufizimeve aktuale.
Para shpërthimit të COVID-19, aplikimet u rritën me 16% nga e njëjta periudhë në vitin 2019 (janar-shkurt) por aplikimet në Q1 (161 563) u zvogëluan në krahasim me 2019 për shkak të masave emergjente që hynë në fuqi në mes të marsit.
Siranët dhe Afganët vazhduan të paraqesin më së shumti kërkesa për azil, bashkë me shtetasit nga Venezuela dhe Kolumbia. Në fakt, këto katër shtetësi përbënin 38% të të gjitha aplikimeve totale të paraqitura në BE +. Në shkurt ka pasur një numër të lartë aplikimeshtë pazakonta nga Kuba dhe Mauritius.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministria e Arsimit i ka dhënë udhëzim Rektoratit të Universtietit të Tiranës që të vijojnë procedurat për mbajten e zgjedhjeve edhe pse vendi po k...
TIRANË- Besimtarët myslimanë i janë drejtuar sërish Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me një kërkesë për të hapur xhamitë. Në një peticion të nisur sot on...
SHQIPËRI– Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini para disa ditësh dha njoftim se shkollat do të hapen vetëm për maturantët ku do të zbatohes...
E vetmja gjë që e ngushëllon Zame Gjergjin, 75 vjeç, është pasja e dy çadrave. Në dimër menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit ata morën një &ccedi...
Pas tërmetit të 26 nëntorit, çmimet e qirave, veçanërisht të apartamenteve të banimit shënuan rritje, për shkak të ofertës të lartë. Me shfaqjen e...
Tiranë- Bordi drejtues i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe drejtues të bizneseve anëtare zhvilluan më 29 prill një video-takim me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ...
TIRANË- Rektori i Universitetit të Tiranë, Mynyr Koni. Ka folur për sot për zgjedhjet në institucionin që ai drejton. Në një lidhje direkte me News 24, Kon...
Shqipëri- Kur vjen puna për të thyer rekorde jemi të sigurt që asnjë shtet në botë nuk mund të na e kalojë për nga numri i bar-kafeve, të cilat i gjen në qendër...
Në emisionit “Stop” ka mbërritur një apel i një babai i cili kërkon të takohet me djalin e tij 2-vjeçar, që sipas pretendimit të tij, ish-bashkëshortja n...
TIRANË- Universiteti i Tiranës ka nisur sot procedurat për zgjedhjet e reja për Rektorin dhe anëtarët e Senatit Akademik. Në një vendim të marrë sot nga Ko...