LIVE UPDATES
Ekonomi

25 Maj 2021, 05:14 Nga DOSJA

TIRANË– Një sondazh me kompanitë gjermane që kanë investuar në Ballkanin Perëndimor i zhvilluar nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, në bashkëpunim me partnerë lokalë, tregoi se, përgjithësisht ata ishin të kënaqur me përvojën e përgjithshme të punës në këtë rajon, përveçse në Shqipëri, ku kompanitë gjermane janë shumë të pakënaqura (shih tabelën bashkëngjitur).

33% e të anketuarve në Shqipëri thanë se janë të pakënaqur me përvojën e përgjithshme të të punuarit në Shqipëri, përkundrejt vetëm 8% në Maqedoninë e Veriut, 11% në Serbi dhe 20% në Bosnjë – Hercegovinë.

Në të kundërt, Shqipëria dhe Bosnjë – Hercegovina janë dy vendet ku investitorët janë më pak të kënaqur. Maqedonia e Veriut rezulton shteti me vlerësimet më të larta nga investitorët gjermanë. 33% e të anketuarve thanë se ishin shumë të kënaqur me përvojën e përgjithshme të të punuarit në Maqedoninë e Veriut, 22% ishin shumë të kënaqur me Serbinë, ndërsa vetëm 16 dhe 17% ishin pozitivë, përkatësisht për Bosnjë – Hercegovinën dhe Shqipërinë.

Në total, vetëm 33% e të anketuarve ishin shumë të kënaqur, apo të kënaqur me Shqipërinë, përkundrejt 66% në Maqedoninë e Veriut, 78% në Serbi dhe 56% në Bosnjë.

Investitorët gjermanë mendojnë se anët e dobëta të Ballkanit Perëndimor janë paqëndrueshmëria, qeverisja dhe institucionet e dobëta. Një anketë e zgjeruar me bizneset në Gjermani ka treguar se Ballkani nuk është duke tërhequr investitorët nga ky vend, pikërisht për shkak të qeverisjes së dobët.

Anketa evidentoi Infrastrukturën e dobët si pengesa e dytë më e madhe në listë për investimet gjermane në Ballkan. Madhësia e vogël e tregut renditet si pengesa e tretë. Nga ana tjetër, bizneset gjermane konsiderojnë si tërheqëse për investimet në Ballkan pagat ulëta, disponueshmëria e forcës së punës.

Kur u pyetën për faktorët që i nxisin të investojnë jashtë Gjermanisë, ata renditën si themelore kualitetin e forcës së punës, stabilitetin dhe mirëqeverisjen. Bizneset nga Gjermania e kanë renditur Shqipërinë në pozicionin më të keq për investime nga të gjitha vendet e Rajonit, por kur vjen puna për marrëdhëniet me njerëzit, ato mendojnë ndryshe.

“Nëse jetoni atje për një kohë më të gjatë, atëherë ju ndiheni shumë i familjarizuar. Dhe në veçanti Shqipëria është një vend i bukur. Njerëzit janë shumë të ngrohtë, janë të këndshëm.”, u shpreh një nga bizneset gjermane që ushtron aktivitet në Shqipëri.

“Njerëzit janë fleksibël dhe mësojnë shpejt. Mendoj se ishte një vendim i mirë”– u shpreh një kompani tjetër gjermane për Shqipërinë.

Pozicioni gjeografik është një avantazh tjetër për Shqipërinë. “Klientët tanë janë të vendosur në Europë. Ne mund t’i arrijmë ata përmes Italisë, me traget dhe gjithashtu me transport tokësor. Pozicioni gjeografik i Shqipërisë ndaj Europës, bën që të arrijmë brenda 24 orësh në transport të veçantë etj. ” tha një nga bizneset gjermane në Shqipëri.

Për shkak të pandemisë Covid -19 , dhe problemet që ajo krijoi në zinxhirët e furnizimit një pjesë e kompanive gjermane, që operojnë jashtë vendit mendojnë të transferojnë aktivitetin. Një sondazh me 3,500 kompani gjermane që operojnë jashtë tregoi se, 16% e tyre po marrin në konsideratë ndryshime në zinxhirët e furnizimit, dhe 12% janë duke menduar për ndryshim të vendndodhjes.

Por edhe nëse këto ndryshime ndodhin vetëm një pjesë e vogël bizneseve, ato më të voglat ka të ngjarë të zgjedhin Ballkanin për transferimin e aktivitetit, kryesisht për shkak se afërsisë gjeografike dhe kostove të ulëta të prodhimit. Nga ana tjetër, ballkanasit kanë deklaruar në intervistat e tyre se po shohin rritje të interesit nga kompanitë e huaja.

Sidoqoftë, për të përfituar plotësisht nga zhvillimet post-pandemike, analiza e ekspertëve të Vjenës sugjeron që Ballkani Perëndimor duhet të ndryshojë qasjen rreth ekonomisë së tyre, nga një destinacion me kosto të ulët, drejt një destinacioni që ofron cilësi të lartë.

Në 15 vitet e fundit, strategjia e Ballkanit për tërheqjen e investitorëve të huaj u bazua kryesisht në kosto të ulët dhe disponueshmëria e një force të lirë pune, taksa të ulëta dhe incentiva për investitorët.

Nivelet e zhvillimit të BE-së ka të ngjarë të jenë të ngadalta dhe ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të mbeten destinacionet me kosto më të ulët në Europë për vite me rradhë. Për të rritur atraktivietin e Ballkanit Perëndimor si destinacion investimi, duhet një strategji që shikon përtej fuqisë së lirë punëtore dhe taksave të ulëta, sugjerojnë ekspertët e Vjenës. / B.Hoxha

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi investitoret gjermane ne shqiperi investitoret gjermane ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet