LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dokumenti sekret i ’74-ës/ Si i arrestuam grupet ‘Gargarelët’, ‘Sirena e fitores’ dhe ‘Fafajc’, me 50 anëtarë,

5 Janar 2021, 09:27 Nga DOSJA
Dokumenti sekret i ’74-ës/ Si i arrestuam grupet

Memorie.al publikon një dokument arkivor me siglën “Tepër sekret” që është nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, pjesë e një dosje voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit, e cila i përket vitit 1974, ku flitet se si u zbuluan dhe u goditën disa grupe armiqësore, si: “Gargarelët”, “Holls”, “Sirena e fitores” dhe “Fafajc”, nga Tirana, Lezha, Durrësi, Korça, Berati, Shkodra, Fieri, Elbasani, Tropoja dhe Tepelena, të cilët bënin agjitacion e propagandë dhe hidhnin trakte e fletushka kundër regjimit komunist, ku midis të tjerash thuhet: “Grupet ‘Holls’, ‘Fafajc’ dhe ‘Sirena e fitores. kishin dhe nuance të theksuara organizimi, ata kishin zëvëndësuar teserat e BRPSH-it (Bashkimit Rinisë së Punës së Shqipërisë), me librezat e grupit, paguanin kuotizacion, punonin për krijimin e një fondi financiar, kishin caktuar komisarin dhe kryetarin e grupit, mbanin nofka, parrulla dhe kundër-parrulla të ndryshme, secili për t’u ndërlidhur me njëri tjetrin…”!

Pas fjalës së Enver Hoxhës mbajtur në 15 marsin e vitit 1973 në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor ku tema kryesore ishte “Lufta ndaj shfaqjeve të huaja dhe liberale e ndikimit të tyre në art, kulturë, letërsi e gjithë jetën e vëndit”, fjalë e cila i kishte paraprirë ajo e mbajtur në Byronë Politike në janarin e atij vitit ku ai kritikoi dhe goditi për herë të parë Festivalin e 11 Kombëtar të Këngës në Radio-Televizion, përveç organizatave dhe komiteteve të partisë në Tiranë dhe në mbarë vëndin që filluan mbledhje të shumta “nën frymën e fjalës së shokut Enver”, edhe organet e Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe Sigurimi i Shtetit, ndërrmorën një fushatë me arrestime dhe “zbulime grupesh armiqësore”. Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor me siglën “Tepër sekret” që është nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe i përket vitit 1974, ku bëhet fjalë për “zbulimin, goditjen dhe arrestimin” e disa “grupeve armiqësore”, në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vëndit si: Durrës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Fier, Tepelenë e deri në Tropojë. Sipas dokumentit në fjalë që është një përmbledhje e një dosje voluminoze ku është “dokumentuar” e gjithë puna e Sigurimit të Shtetit në drejtim të këtyre “grupeve armiqësore”, në periudhën 1973-’74, në të vërtetë ato s’ishin gjë tjetër veçse disa të rinj apo dhe grupe të rinjësh që asokohe ndiqnin modën, mbanin flokë të gjata, shikonin emisionet në kanalet e huaja televizive të vëndeve fqinjë etj., të cilët Sigurimi i Shtetit i etiketonte dhe i akuzonte si “Grupe armiqësore”, të cilët “kishin hedhur trakte dhe fletushka me përmbajtje armiqësore”. Për më shumë na njeh dokumenti në fjalë që publikohet ekskluzivisht nga Memorie.al

Dokumenti i Sigurimit të Shtetit: “Zbulimi dhe goditja e disa grupeve armiqësore”

Brenda gjashtëmujorit të dytë të vitit 1973 u ndoqën, u zbuluan dhe u goditën 10 grupe armiqësore me mbi 50 pjestarë që vepronin në rrethet Tiranë, Korçë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Berat, Fier, Elbasan etj. Rezultonte se si “Holls” që ishte krijuar që në vitin 1971 në shkollën e mesme Mjeksore në Vlorë dhe që më vonë u shtri në disa rrethe, “Sirena e fitores” që u krijua në Durrës, “Fafajc” që u krijua në Lezhë, “Gargarelët” në Tiranë etj, fillimisht kishin prirje vagabondazhi, shthurje, të dhënë pas modës dhe mënyrës perendimore të jetesës, dëgjonin e shihnin emisione në radio-televizionet e huaja, e gradualisht kaluan në veprimtari armiqësore në agjitacion e propagandë dhe veprimtari të mprehtë armiqësore.

Fillimisht veprimtarinë e zhvillonin si individë, madje në dy tre veta dhe gradualisht i zgjeronin rradhët me të rinj të tjerë, të cilët manifestonin shfaqje të huaja në sjellljen e tyre.

Grupet “Holls”, “Fafajc” dhe “Sirena e fitores”, kishin dhe nuancë të theksuara organizimi, ata kishin zëvëndësuar teserat e BRPSH me librezat e grupit, paguanin kuotizacion, punonin për krijimin e një fondi financiar, kishin caktuar komisarin dhe kryetarin e grupit, mbanin nofka, parrulla dhe kundër-parrulla të ndryshme, secili për t’u ndërlidhur me njëri tjetrin.

Nga veprime të thjeshta që në fillim nuk dukeshin armiqësore, kaluan gradualisht në kryerjen e akteve armiqësore, duke përgatiturv dhe hedhur fletushka, letra dhe trakte anonime me përmbjatje të theksuar armiqësore kundra Partisë dhe pushtetit popullor. Kështu veproi grupi “Sirena e fitores” që hodhi trakte në shkollën e mesme të Mekanikës Bujqësore në Shkozet të Durrësit, nëpërmjet të cilave bënin thirrje për t’u ngritur me forcë kundër pushtetit popullor, “Gargarelët” që hodhën fletushka në Tiranë etj.

Në të gjitha këto grupe ka ekzistuar dëshira për t’u arratisur jashtë shtetit. Ata dolën dhe kundër fjalimeve të shokut Enver Hoxha dhe Pleniumit të IV-të të PPSH-së, duke marrë në mbrojtje armiqtë e popullit, Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja.

Si veçori dilte përhapja e shtrirja e tyre në të gjithë vëndin në një kohë të shkurtër. Kështu si “Holls”, “Sirena e fitores”, “Gargarelët” etj, nga 2-3 veta që kishin në fillim, brenda 2-3 muajve u shtuan në 7-10 vetë.

Ata nuk dukeshin në fillim me nuance kundërrevolucionare, pasi 90 për qind të tyre vinin nga familje me qëndrim të mirë politik, që disa prej tyre prindërit i kishin komunistë, gjë që e vështirësonte shumë punën e punonjësve të Sigurimit për t’i zbuluar dhe goditur që në embrion.

Veçori tjetër, ishte gërshteimi i kësaj veprimtarie armiqësore me atë të elementëve antiparti e të deklasuar dhe se veprimtaria armiqësore e këtyre elementëve të degjeneruar, ishte më e përhapur në qytete se në fshatra.

Vështirësia në punën e Organeve të Sigurimit të Shtetit për zbulimin e goditjen në kohë të kësaj veprimtarie, ishte se ndërsa veprimtaria në rradhët e tyre shtrihej shpejt, ajo nuk konstatohej dot që në hapat e parë me nuance e qëllime kundërrevolucionare, pse shumica e të rinjëve që implikoheshin, ishin me qëndrim të mirë politik e moral. Megjithkëtë, zbërthimi i tyre bëhej më lehtë se me të moshuarit, por nuk konstatohej e lehtë që në fillim.

Nga përpunimi që i’u bë u arritën këto veçori dhe u bë e mundur që brenda 3-4 muajve, të dokumentohet, të goditet dhe parandalohet kjo veprimtari armiqësore. Nga 50 pjestarët kryesorë të këtyre grupeve, u goditën vetëm 11 kryesorët, kurse të tjerët u këshilluan dhe u demaskuan në prezencë të familjeve të tyre, në organizatat e masave, qëndrave të punës dhe shkollave.

Megjithëse pjesa më e madhe e pjestarëve të grupeve ishin me prejardhje të mirë politike dhe morale, kjo nuk u bë pëngesë që të veprohej me vonesë, siç u bë me grupin “Holls”. Që megjithëse problemi u centralizua në qëndër, u veprua me vonesë si nga sektori në Ministri dhe nga Degët e Punëve të Brendëshme në Tepelenë, Tropojë dhe Sigurimin e Ushtrisë.

“Po të mos luftohen që në embrion ndikimet dhe shfaqjet e mënyrës së jetesës revizioniste, ato i hapin shtegun shthurrjes dhe degjenerimit të njerëzve që janë aq të rrezikshëm për çështjen e socializmit”, tha shoku Enver Hoxha në Pleniumit e IV-të të Komitetit Qëndror të Partisë.

Rezultonte se pas të rinjëve me përbërje të mirë morale dhe politike, qëndronin dhe fshihej dora e armikut të klasës, i cili i nxiste dhe i inkurajonte për veprimtari të theksuar armiqësore. Fakti që në përbërje të këtij grupi ishin disa element armiq, të cilët ishin kryesorët që nxitën dhe i çuan në veprime të mprehta armiqësore të tjerët, nxirrte domosdoshmërinë e ndjekjes deri në fund të lidhjeve dhe fijeve të kësaj veprimtarie me elementë armiq të drejtimeve të tjera.

Këtej konkludohet se degjenerimi moral të çon në degjenerimin politik. Kështu shumica e grupeve të zbuluar dhe goditur në vitin 1973-’74, kishin qenë për motive vagabondazhi, shthurje morale, të cilat i çuan në veprime të karakterit politik. Këtu ndikonte edhe puna armiqësore e komplotistëve që ishin në krye të Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe që në praktikë, në më të shumtën e rasteve, problemet ndaheshin: Kjo është e thjeshtë, i takon policisë, kjo është objekt pune për Sigurimin etj. Partia duke konstatuar këtë praktikë të shtrembër e kritikoi dhe caktoi detyra për forcimin e bashkëpunimit midis organeve, sektorin e ndjekjes së krimeve në qëndër e rrethe.

Më mirë duhej ndjekur dinamika e ngritjes së përpunimeve në element me mosha të reja dhe me prejardhje dhe qëndrim armiqësor aktual, sepse mosha deri në 25 vjeç zinte numrin më të madh të përpunimeve dhe elementët e deklasuar nuk vlersoheshin e ndiqeshin si duhet në këtë drejtim. Në vënd që të merreshin në përpunim këtë element, merreshin në fakt ata që nuk ishin amriq, por që ndikoheshin nga armiqtë.

Vëmëndja, theksonte Partia, duhej përqëndruar më shumë në rradhët e deklasuarve, për t’u futur më thellë, në mënyrë që të studjoheshin, zgjidheshin e tërhiqeshin në shërbim si bashkëpunëtorë të kualifikuar, duke kryer më tepër veprime operative.

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur koha e komunizimit koha e komunizimit

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 4 Janar 2021, 14:28

TIRANË– Partnerja e reperit Stresi, Keisi ka realizuar një pyetësor me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku ka folur për marrëdhënien e saj me b...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj