"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
27 Prill 2021, 11:34Nga DOSJA
KOSOVË– Ambasadori i Sllovakisë në Bosnje e Hercegovinë, Martin Kaço e ka komentuar reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, lidhur me një “non-paper” që është publikuar, e që flet për pikat e që duhet t’i përmbajë marrëveshja përfundimtare që do të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.
Kaço tha se “non-papers” po vazhdojnë t’i shkaktojnë dëme imazhit të Bashkimit Evropian.
“(Gënjeshtër & e vërtetë) Lufta e Non-Papers vazhdon… duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në imazhin kolektiv të BE-së, dhe kështu levave. Cui bono?”,- shkroi ai.
Disa përkufizime për procesin që do të çonte në marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, janë përmbledhur në një “non-paper” që është publikuar dje. Letra thuhej se ishte nismë gjermano-franceze, gjë të cilën e mohoi ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
“E ashtuquajtura “non paper” francezo-gjermane e publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është francezo-gjerman. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajcak, sic e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”,- shkroi Rohde në Twitter.
Kjo letër, që është dërguar në adresë të Gazetës Express, ndër tjerash përmend njohjen e Kosovës nga Serbia dhe se të dy shtetet duhet të pajtohen që të themelohet një “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse.
KOSOVË– Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën flitet për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Aty përmen...
KOSOVË-Ish-shefi i gjykatësve të misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons, i ka reaguar ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ...
EUROPA- Presidentja e komisionit Evropian Ursula von der Leyen është lën në këmbë nga dy udhëheqësit në samitin në Turqi. Ajo e ka përshkruar këtë incident si d...
KOSOVË– Ditën e djeshme është publikuar një dokument ‘non-paper’ i shkruar nga Gjermania dhe Franca në lidhje me njohjen reciproke Kosovë-Serbi.Dokumenti ë...
KOSOVË– Një “non-paper”, në të cilin paraqitej procesi që do të çonte në marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është publikuar dje. Letra thuhej se je...
KOSOVË– Ambasada e Francës në Kosovë ka mohuar se Franca është e përfshirë në të ashtuquajturin “non-paper” franko-gjerman të publikuar nga gazeta “Koha Di...
KOSOVË– Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në twitter ka njoftuar se mbrëmë bashkë me kryemi...
SHBA– Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar në hapësirë një satelit spiun. Sateliti u lëshua nga nga baza e forcave ajrore Vandenberg në Kaliforni dhe i përket...
TURQI– Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan dënoi njohjen e gjenocidit ndaj armëneve nga ana e presidentit amerikan, Joe Biden.Ai tha se vendimi do ...
BRUKSEL– Në një gjykatë belge është hapur procesi në emër të 27 vendeve anëtare, vuri në dukje zëdhënësi i Komisionit në Bruksel. Prodhuesi britaniko-sued...