LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Do të të vras!’/Nusja braktisi vajzën tek shinat e trenit, gjyshja 60-vjeçare e rrit e vetme: Mua më thotë ‘o ma’

11 Dhjetor 2019, 20:01 Nga DOSJA
‘Do të të vras!’/Nusja braktisi vajzën tek shinat e

“Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e pazakontë të një gruaje 60-vjeçare, e cila prej 7 vitesh rrit e vetme mbesën e saj. Ollga Belloshaj i është bërë nënë mbesës së saj, ndërkohë që e ema biologjike e ka braktisur në shinat e trenit.

Ajo ka treguar se djali i saj është martuar me mblesëri para 8-vitesh, por nusja nuk ka dashur të bëjë celebrim me burrin e saj. Nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë një vogëlushe. Mosmarrëveshjet e shumta mes çiftit bënë që martesa të mos funksiononte. Ajo u largua nga shtëpia e burrit dhe nuk u kthye më. Sipas Ollgës, e ëma e vogëlushes e braktisi fëmijën e saj, u martua me një tjetër person dhe u largua drejt Greqisë.  

Ollga u kujdes për mbesën, e cila sot e thërret atë mama, por problemi i vetëm është se nuk mund ta regjistrojë vajzën si pjesë të trungut të saj familjar sepse i mungon firma e nuses.

Mirela Milori: Sa vjeçe je?

Ollga: Sot jam 60-vjeçe.

Mirela Milori: Sa fëmijë ke?

Ollga: Kam 10 fëmijë.

Mirela Milori: Si është historia e mbesës tënde?

Ollga: Historia e mbesës sime ka ndodhur këtu e 7 vjet. Djalin e fejova, e martova me mblesëri. I bëra dhe dasmën dhe i themi nuses, pas 4-5 muaj do bëjmë celebrimin, jo tha nuk do bëj celebrim tani. Vjen koha që mbush çupa një vjeç dhe e dërgoj tek prindërit. I themi do vish? Jo tha nuk vij më, do martohem… Po çfarë ke? Nuk kam asgjë, as me ty, as me Yllin, por kaq, nuk dua më. Mirë dakord, dakord…

Mirela Milori: Pra iku nusja bashkë me vajzën 1-vjeç dhe s’vinin më në shtëpi?

Ollga: Po, i them do vij bashkë me vajzën atje, ku do martohesh ti. Mos ma bëj këtë tha, se do të vras. Kë do vrasësh ti, i thashë. Po mua s’më vret dot ti…

Mirela Milori: Vajza ishte një vjeçe?

Ollga: Po dhe na e sjellë nusja në shtëpi mbas dy javësh vajzën dhe na e lë tek shinat e trenit, është e gjithë lagjia dëshmitare.

Mirela Milori: Nusja nuk donte të vinte vetë, ju solli mbesën?

Ollga: Po, ajo s’donte të vinte vetë, e ka sjellë me gjithë të ëmën dhe tezen e saj, vetë jo… Del nusja ime me vrap dhe thotë që ka sjellë Lorena vajzën. Shpejt sille çupën tek unë, i thashë. E di çfarë doni ju, u thashë atyre, ju doni një të rrahur të mirë tani, t’ju zbërthej brinjët. E marr çupën dhe direkt shkoj në polici. Pastaj çoj çupën për vizitë, më thotë doktoresha e lagjes, çoje çupën për analiza, se nuk më pëlqen. Analizat e vajzës më dolën si me diabet. Ngrihem me vrap, me ato halle që kisha vij në Tiranë. Më thotë do t’i japësh ushqim se e ka për ushqim vajza. I them të ëmës së nuses, hajde se e kam çupën të sëmurë… Ajo më thotë vajzën e kam martuar, ka ikur në Greqi më thotë.

Mirela Milori: Ish-krushka jote të tha që çupa është martuar, ka ikur?

Ollga: Po… Pasi rregullohet vajza, e çoj në kopsht privat, deri 6-vjeçe. E çoj në shkollë dhe u lutem atyre të shkollës, ju bëfsha ma merrni se s’kam certifikatë, e kam çuar në gjendjen civile dhe kur të vijë urdhri andej ta bëjmë… Mirë thanë do ta marrim ne.

Mirela Milori: E regjistrove, por më shumë e ke regjistruar me miqësi, sesa me dokument?

Ollga: Po, me miqësi.

Mirela Milori: Unë dua të di pak për jetesën tuaj me nusen. Kishte konflikte me djalin tuaj?

Ollga: Jo me djalin asnjëherë. Kjo çfarë bënte nuk e dija, por sëmurej gjithmonë. Çfarë ke Lorenë? Jam e sëmurë vetëm thoshte…

Mirela Milori: Si e sëmurë?

Ollga: Bërtiste, ulëriste.. O ma, nuk jam për Yllin unë thoshte.

Mirela Milori: Vjen vajza në jetë, si ishte marrëdhënia e saj me vajzën që solli në jetë?

Ollga: Nuk e donte fare.

Mirela Milori: Tani do më thuash të vërtetën, se s’ka nënë që nxjerr shpirtin nga shpirti dhe mos ta dojë?

Ollga: Të vërtetën, nuk ka gënjeshtër këtu. Edhe mund të ballafaqohemi me atë. Nuk e donte vajzën. Më merrte fëmijët e djalit dhe të çupës dhe më falni ju vëllezër të mi, u nxirrte gjoksin atyre, u jepte gji dhe çupës nuk i jepte… Që janë me fakte këto.

Mirela Milori: Po nuk i thoje pse sillesh kështu?

Ollga: I thashë, pse sillesh kështu me çupën, e ke evlatin tënd? Ta gjejë Ylli me kë e ka, thoshte.

Mirela Milori: Si, si?

Ollga: Ta gjej Ylli me kë e ka. Po si moj ta gjej Ylli? E bëre ti se bëri Ylli…

Mirela Milori: Kjo marrëdhënia me vajzën, që ti thua nuk e donte, ishte vetëm kur vajza ishte e vogël apo vazhdoi gjatë gjithë vitit?

Ollga: Që gjatë shtatzënisë, e merrte e shtrydhte… I flisnim, e qortonim, e mbanim afër. E merrja, e nxirrja, e merrja përdore dhe dilja nga plazhi. Hajde të keqen nëna, t’u bëftë nëna.

Mirela Milori: Keni tentuar të kontaktoni me të ëmën?

Ollga: Po në telefon, e gjetëm atë në internet… I nxorrëm edhe çupën. Që të dëgjosh çupën të rrëqethet mishi. I thotë çupa: O Lorena, o mami po jam unë. Ik ti, se s’kam çupë unë, i thotë.

Mirela Milori: Si është të rrisësh mbesën pa nënë?

Ollga: Gjëja më e shtrenjtë. Gjëja më e lumtur për mua. Kjo mbesë është e veçantë se do ngrohtësi nëne, se s’ka si nëna në botë.

Mirela Milori: Është martuar djali më?

Ollga: Jo, ka raste plot, por i thotë çupa: O babi, po pse do martohesh, jam unë motër, nënë, babë për ty. Edhe në shkollë habiten mësueset me atë.

Zonja Ollga kërkon që mbesa e saj të regjistrohet dhe kërkon të ketë certifikatën për të, që të regjistrohet si duhet në shkollë, por mungesa e firmës së mamasë së vajzës e pengon.

Mirela Milori: Ti kërkon firmën e nënës, ia ke thënë?

Ollga: Ia kam thënë në telefon, ia kam shkruajtur në telefon, më duhet firma jote që të hedh çupën në trungun tim.

Mirela Milori: Çfarë tha?

Ollga: S’kam çupë më tha, le ta gjejë me kë e ka ai.

Mirela Milori: Çfarë thotë vajza?

Ollga: Po ti çfarë ke o ma? Mos u mërzit. Se ‘ma’ më thotë mua… S’donte të rrinte Lorena me mua, të kam ty më thotë./tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale ollga belloshaj ollga belloshaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës